Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 PËRKTHIMI I SHPIRTIT NË NOCIONE VIZUALE-TOMAS TRANSTRÖMER / Nga: Qerim Raqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: PËRKTHIMI I SHPIRTIT NË NOCIONE VIZUALE-TOMAS TRANSTRÖMER / Nga: Qerim Raqi   Tue Jan 10, 2012 4:26 am

PËRKTHIMI I SHPIRTIT NË NOCIONE VIZUALE-TOMAS TRANSTRÖMER




Nga: Qerim Raqi

Letërsia suedeza ka arritur majat e saj me nobelistët Selma Lagerlöf (1909), Verner von Heidenstam (1916), Erik Axel Karlfeld (1931), Pär Lagerkvist (1951), Eyvind Johnson &Harry Martison (1974),. Kësaj liste të nobelistëve suedezë do të mund t´I shtoheshin edhe disa emra të tjerë, pena e të cilëve ka arritur majat më të larta të letërsisë botërore si: August Strindberg, shkrimtarja e famshme për fëmijë Astrid Lingren , e cila megjithatë u largua nga kjo jetë pa e fituar nobelin…Majat e letërsisë botërore, të poezisë, ka arritur edhe poeti bashkëkohor suedez Tomas Tranströmer, i cili disa vite gjendet në listen e ngushtë të kanditatëve për cmimin Nobel për letërsi. Poet, përkthyes, psikolog Tomas Tranströmer ka lindur më 15 prill 1931 në Stockholm. Është përkthyer në 50 gjuhë të botës,( edhe në shqip nga Natasha Lako, ”Perandoria e barit” zgjedhje peozishë, Tiranë. Aleph, 2002.)



TOMAS TRANSTRÖMER

Libri i tij me poezi ”Për të gjallët dhe të vdekurit” nga shumë ekspertë të letërsisë, nga instutucionet kulturore, etj është vlerësuar në mesin e 50 librave poetik më të mirë në poezinë botërore , të të gjitha kohërave. Veprat tjera të këtij poeti janë: ”17 poezi” (1954). ”Fshehtësitë e rrugës” (1958), ”Qielli gjysmëiplotë” (1962), ”Gjurmë dhe tinguj” (1966), ”Kvarteti ”(zgjedhje poezish, 1967), ”Shikim i errësuar”, Brigjet” (1979), Liqenet e lindjes”(1974), ”Barriera e së vërtetës” (1978), ”Sheshi i egër”(1983) ”Kujtimet më shohin” (autobiografi,1993), ”Gondolat e dhembjes”, (1996), ”Enigma e madhe”(2004) Në fiilim të viteve 90-ta poeti pati një sulm në tru, që për pasoj pati paralizimin e një pjese të trupit duke prekur edhe qendrën trurore të gjuhës. Kjo situatë do reflektohet dukshëm në poezinë e tij, në frymëzimet, percepcionin, tematikën, gjuhën dhe metaforikën e saj.
Cfar e karakterizon stilin dhe poezinë e këtij krijuesi gjenial?
Stili i tij poetik përshkruhet shpesh si i zakonshëm por me praninë e përhershme të mistikës të ndërlidhur me një vecori të komplikuar të lirikës së peizazhit. Aspekti mistik i realitetit shfaqet para së gjihtash në ”metaforat e vetëshfaqura” të cilat hapin shtigje për një ”realitet tjetër” . Cfar nënkupton ky ”realitet tjetër” në poezinë e tij nuk mund të dihet qartë, por shumë studjues mendojnë se kemi të bëjmë me një dimension religjioz, që në poezinë e këtij krijuesi shfaqet përmes përaferimit të ëndërres njerëzore dhe natyrës suedeze Poetin sikur e shohin kujtimet:
Një mëngjes qershori kur është herët
Të zgjohesh por vonë të flish prap

Dal në gjelbërimin mbushur plot
me kujtime dhe ato më vijnë pas duke më shikuar

nuk shihen, ato shkrihen tërësisht
me sfondin, kameleonë të përkryer

janë teper afër ua dëgjoj frymëmarrjen

Duke asimiluar përvojat e poetëve botërorë si Boudleaire, Rilke, Paul Elyard etj, ai shkon më tutje në krijimin dhe kërkimin poetik. Para së gjithash ai përdorë metodën e përkthimit të shpirtit- konform tezës së famshme të T s Eliotit mbi korrelatin objektiv si mënyrë për të shprehur ndjenjën në art. Ndjenja nuk përshkruhet , por krijuesi e zë atë në imazh, duke e kompletuar me mendimin. Është një visore e shpirtit si paraqitje figurative e një realiteti psikik,
Këtu kemi të bëjmë me një exponim të dyfishtë: distinkcioni ndërmjet projekcionit të ndjenjës në hapësirën e jashtmme dhe depërtimi i elementeve ndjejore në botën e brendëshme, në “shpirtin” apo “mendjen”: gjeografia reale dhe gjendja shpirtërore e shkrirë në figurën, Tranströmer është mjeshtër i mendimit në imazh, i ndërlidhjes së ndjenjës me një imazh konkret, mjeshtër për t ´i shprehur idetë abstrakte në nocione konkrete, visuale. “Gjeografia e shpirtit” e Rilkes dhe imagjizmi I Ezra Pound thellohen edhe më shumë tek Tranströmer.

Poezia ”Vetmi në tinguj” transponon një situatë konkrete në rrugë, një cast , një aksident komunikacioni. Casti para aksidentit, e padukshmja poetizohet dhe na bëhet tejet e dukshme:
Makinat në anën e kundërt kishin drita të mëdha
Hidhnin dritat kah unë që po drejtoja makinën gjithnjë
Drejt një frike të tejdukshme që rrëshqiste si të bardhët e vezës
Sekondat rriteshin-u krijua një hapësirë brenda tyre-
U zmadhuan si ngrehina spitalore
Gati mund të ndaloje
Të merrrje frymë një cast
Para goditjes..
Paraqitja e një realiteti të padukshëm, përjetimi i kohës së zgjatur në castin kritik para goditjes së makinës pikaset në një imazh –sekondat që rriten si ngrehina spitalore , që lidhë realen me besimin në një katastrofë., pra një mënyrë e pazakont e poetit për të lidhur një realitet psikik me një karakter pamor-një mënyrë që korrepondon me vizionin surrealist poetik të Paul Elyardit por që poeti suedez Tranströmer e absorbon dhe e zhvillon tutje në një paraqitje ekspesive.


Në poezinë C-DUR, poeti transponon poetikisht castet e para pas një takimi dashurie, cfar ndodhë pas takimit në shpirtin e djaloshit që ka realizuar dashurinë, por shfaqet edhe një dimensioni tjetër mistik, kemi elementet ë një arti trancendental:

Kur ai lëshoi rrugën pas takimit me të dashurën
Dëbora sillej në ajër
Dimri kishte ardhur
Derisa ata kishin bërë dashuri
Nata ndriconte bardh
Ai ecte shpejt nga gëzimi
I tërë qyteti heshtte
Qeshjet që kalonin-
Të gjithë buzëqeshnin pas jakave të mbërthyera
Ishte i lumtur
Dhe të gjitha pikëpyetjet filluan të këndonin
Për praninë e Zotit
Kështu mendonte ai

Një muzikë u dëgjua
Dhe depërtoi në dëborën fërfëlluese
Me hapa të mëdhenjë.
Cdogjë shkonte drejt tingullit C
Një kompas i dridhur drejtuar kah C-ja
Një orë mbi vuajtjet
Ishte e lehtë
Të gjithë buzëqeshnin prapa jakëve të mbërthyera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
PËRKTHIMI I SHPIRTIT NË NOCIONE VIZUALE-TOMAS TRANSTRÖMER / Nga: Qerim Raqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kristaq Shabani:Njoftim për libër të ri-Syriha Ademovi-Drita, syri i shpirtit
» Duro Mustafaj: Poezi,burimi i shpirtit të tij

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: