Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 NDIKMET ALOGJENE NË TË FOLMEN E LUGINËS SË PRESHEVËS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: NDIKMET ALOGJENE NË TË FOLMEN E LUGINËS SË PRESHEVËS   Tue Jan 10, 2012 4:32 am


NDIKMET ALOGJENE NË TË FOLMEN E LUGINËS SË PRESHEVËS

nga Rami Kamberi



PAK HISTORI

Sikur që ekzistojnë shumë kundërthënie mes historiografisë serbe dhe asaj shqiptare rreth shumë çështjeve edhe në Luginën e Preshevës . kjo gjë është evidente rreth të kaluarës së shqiptare të këtyre viseve etnike . tek historianët shqiptar dominon teza e qëndrueshme se shqiptarët ishin pasardhës të ilirëve dhe kjo faktografohet edhe me gjetje te shumta arkeologjike . Presheva përmendet që nga viti 1381 me emrin Presheva, këto vise pushtohen nga turqit në vitin 1455. Bujanoci shtrihet në udhëkryqin e rrugëve të Kosovës në të dal të grykës së Konçulit . Bujanoci në vitin 1895 ishte vetëm një qytezë e vogël e pa zhvilluar , ndërsa dukshëm ndryshon pas vitit 1912. Nga viti 1905-1912 Nahija e Bujanocit ishte pjesë e kazasë së Preshevës dhe kjo nahi kishte 28 fshatra . Bujanoci njihet për shkak Banjës e cila posedon ujin dhe baltën me për shërimin e shumë sëmundjeve. Medvegja është një ë qytezë e cila gjendet 75 km larg Prishtinës,gjatë sundimit osman është quajtur Medoka, ndërsa Medvegjë përmendet në shek XV. Një prej vendbanimeve me të njohura nga këto anë është Banja e Sijarinës e që kishte shumicë shqiptare në vitet 50 ishte komunën vete.

ONOMASTIKA SI LËNDË STUDIMI

Kjo zone ka një lëndë onomastike të pasur dhe mjaft të larmishme ndonëse ekziston elementi alogjen turk, sllav, arumun, grek, latin , prapë se prapë mbizotron elementi shqiptar si dëshmi e pranisë shqiptare më këtë anë nga antikiteti e deri më sot , bazuar jo vetëm në fakte historike, gjeografike e etnografike por kjo dëshmohet edhe përmes shumë vendeve dhe patronimeve shqipe që do t’i sjellim ndërkohë. Edhe pse sot shumë emërtime dalin si të huaja , janë formuar nga shqiptarët , të cilat nën ndikimin e popujve të ndryshëm e të gjuhëve të tyre kanë krijuar emërtime jo shqipe. Dukuria sllave dhe arumune ka qenë mjaft e përhapur. ndërsa procesi i kundërt i shqiptarizmit si element sllav nuk ka pas mundësi të ndodh në mungesë të bashkësisë politike e shtetërore , administrative dhe fetare në të kaluarën. Përhapja e patronimeve dhe toponimeve në radhë të parë sllave e turke ndër shqiptar kishte ndodhur me ndërhyrjen shtetërore dhe kishtare e kjo kishte ndodhur sidomos gjatë regjistrimeve të popullsisë , pasurisë së patundshme, tokave e që shkaqet dihen botërisht nga faktori shqiptar. Onomastika e këtij krahu , ashtu edhe disa fshatrave për rreth fatkeqësisht nuk është marrë sa duhet në shqyrtim, nga studiuesit tanë, bëjnë përjashtime disa studime dialektologjike si nga dr Idriz Ajeti, dr Skënder Rizaj, dr Sabit Ukaj, dr Bahtijar Kryeziu.
Shikuar nga studiuesit e onomastikës së Malësisë së Bujanocit shihet se popullata shqiptare është ngulitur kaherë këtu , këtë rast kemi ojkonimin
Gjergjec emër i ruajtur nga aktropnimi mesjetar Gjergji themelues i këtij fshati i cili edhe sot ekziston rreth 20 km në periferi të Bujanocit . Pastaj fshati “Çarr” mundë të themi një albanizëm apo një ballkanizëm që ky emërtim gjithsesi n ajkë moshë shumë më të hershëm para sllave . Madje “Beshka” sikur shihet një trajtë e zhdiftonguar “ Bjeshkë” tipi ra shpeshtë në Luginën e Preshevës.

MARRËDHËNIET GJUHËSORE SLLAVO- SHQIPTARE

Si dhe në trevat tjera shqiptare edhe në këto anë trysnia sllave mbi etnosin shqiptar ka vazhduar gjithherë mbi etnosin shqiptar ashtu që nga dhjetë fshatrat e Bujanocit dy prej tyre mbajnë emra shqip Gjergjeci dhe Qarri , ky i fundit një latinizëm i gjuhës shqipe, ndërsa tetë fshatra tjerë sot mbajnë emra tipik sllav ( Novosellë, , Priboci, Ramabuqa, Suharna, Muhoci, Zaribca, Breznica,Malitërnoc) Raporti ndryshon ndjeshëm ndër emërtimet e mikrotoponomisë së Malësisë së Bujanocit, kryesisht e në masën më të madhe janë shqipe. Meqë jemi te marrëdhëniet sllavo-shqiptare do t’i japim vetës leje dhe t’i marrim në shqyrtim disa nga rastet nga pikëpamja etimologjike si bie fjala malinjak – fushë shkurre thjesht është një fjalë e gjithë sllave malina dhe sufiksi jak nuk ka të bëjë me fjalën shqipe.

DISA VEÇORI DIALEKTORE TË FOLMES S Ë BUJANOCIT

Siç vërehet gjatët folmes në toponiminë e kësaj ane

-Nuk ekziston fonema y ,por ajo zëvendësohet me zanoren i psh te fjala :

Udhëkriçi në vend udhëkryqi

- Kategoria e emrave të tipit (krua, prrua) në rasat gjinore, dhanore nuk marrin shtesën n siç bëjnë në të folme e tjera të gegërishtes (kroni , prroni), por përdoret kroi, prroi, ndërsa në rasën kallëzore në vend të kroin dhe përroin përdoret ( kronë, prronë)

Tipi i emrave me mbaresën rasore “u” si psh: lak, gjak, lug, burg,( laku, gjaku, lugu, burgu) marrin mbrapsën “i”psh (laki, gjaki, lugi, burgi)

- Dallohet edhe zhdiftonigmi në vend i vjetër përdoret i veter

Kjo dukuri fonetike , e veçantë vetëm për të folmet e këtyre trevave të përmendura më sipër , mbijeton edhe në viset e mjedisit të krahinave verilindore shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat pas shtegtimit u përndanë në trojet e reja të vendeve të sotme. Me fjalë tjera, shqiptarët qysh në mesjetë kanë zënë ës shtriheshin nga trevat amtare të tyre jo të pëlleshme , të pamjaftueshme për ushqyer , këtë shtrirje shqiptarët nuk e bëjnë nga motivi pushtimi të tokave të huaja , por të shtrënguar nga varfëria sikur a edhe shumë banorë të viseve malore, në kërkim të kushteve më të mira për të siguruar kafshatën e gojës. Mund të pohojmë se pasardhësit e tyre, me dashuri ruajnë traditat e të parëve ,ma dje edhe shumë tipare të gjuhës së tyre stërgjyshore , duke gjeneruar risi shfaqjesh vështrimesh dhe ndërtimesh ën ndryshme gjuhësore.
Ka ndër të folmet shqiptare të Bujanocit forma të atilla të drejta të sistemit emërore të shqipes që në pak të folme e dialekte të gegërishtes mund të hasen në gegërishten e Kosovës me siguri se jo pohon akd. Idriz Ajeti.
NDIKIMET NGA GJUHA GJERMANE DHE SLLAVE NË TË FOLMEN E PRESHEVËS ME RRETHINË

Presheva me rrethinë ka një të folur të bukur por me sa shihet kohën e fundit me ardhjen mërgimtarëve nga vendet gjermanofolse dhe atij sllave në të folmen e këtij rrethi . Fatkeqësisht kjo gjë nuk i bënë mirë përveç që e rëndon edhe ia humb vlerën , ndaj do të ndalem të marr në syzim disa fjalë që dëgjojmë në rreth si psh
Auswis – letërnjoftim
Banohf – stacion i trenit
Pllac- truall
Gepek –bagazh
Ndërsa nga sllavizmat që dëgjohen në përditshmëri janë

Menjaç- marshi
Ruçna- freni i dorës
Kaput –palltë
Svillë – Mëndafsh etj

Ajo që është gjë shumë pozitive në Kardakun e Preshevës me rrethinën e saj është karakteristikë pozitive përdorimi i afrikateve , respektivisht llakimi i drejtë ç/xh dhe q/gj , pra secila nga këto afrikate gjate shqiptimit bëhet në mënyrën e drejtë që fatkeqësisht në Kosovë këto afrikate shtrembërohen. Po ashtu vend për vërejtje dhe jo drejtë i të folmes së anës së Preshevës është mos dallimi i togut bashkëtingëllor dj
Në vend djalë përdoret gjalë, në vend djathë përdoret gjathë në vend të djep – gjep.
Të nderuar të pranishëm me këtë kumtesë jam munduar të sjell sa do pak të dhëna qoftë nga fusha onomastikës dhe topnomistikës dhe ndikimeve të cilat edhe po e dëmtojnë në një masë ë madhe gjuhën tonë të bukur qoftë nga huazimet e panevojshme dhe përdorimi i jo i drejte i ndonjë afrikate apo diftongu të gabuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
NDIKMET ALOGJENE NË TË FOLMEN E LUGINËS SË PRESHEVËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çdo gjë që ka të bëj me Luginën e Preshevë
» Bilall Maliqi: Intervistë me drejtorin e bibliotekës ''''Mehmet Jusifi'''' Preshevë, z. Hamdi Fejzullahu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: