Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 “NJË RAST ADMIRUES DHE PËRFAQËSUES I NJË LETËRSIE TË NDRITSHME ”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: “NJË RAST ADMIRUES DHE PËRFAQËSUES I NJË LETËRSIE TË NDRITSHME ”   Tue Jan 10, 2012 6:55 am

Ismail Kadare (FOKUSIM I VEÇANTE I SIMPOZIUMIT )

Ismail Kadare (A special focusing of symposium)

Kumtim: “NJË RAST ADMIRUES DHE PËRFAQËSUES I NJË LETËRSIE TË NDRITSHME ”



Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në qytetin e gurtë dhe të çuditshëm të Gjirokastrës, tashmë më i ndritëzuar se kurrë në shekuj, pasi është shpalosur në të gjithë krahët magjia. Fëminija e tij dhe shkollimi në këtë qytet i la mbresa të pashlyeshme në gjithë botën e tij shkrimore të mëvonshme, duke sjell”nëpërmend” çuditësitë, mrekullitë, magjitë, veçansitë e ndërtimit të këtij qyteti me pasazhe të figuruara bukur në stina viti, një qytet i arkitekturuar me mjeshtëri nga ndërtuesit e tij krijimtarë dhe i pasuruar me art në mirëmbajtje nga përcjellësit brezivë...Një qytet i ngritur në një pozicion të pushtetshëm për t’u fanitur madhërisht. Fëminia i la mbresa të pashlyeshme dhe jeta shkollore e kaluar mrekullueshëm në këtë qytet në gjimnazin ‘Asim Zeneli” një shkollë emërmadhe në gjithë vendin e shqiponjave, duke i rritur imagjinatën, fantazinë, imazhimin dhe duke e përgatitur për një “hulumtim tërësor letrar. Njohja me njerëzit e mençur të këtij qyteti të mençur, kontakti me ta, me mjediset, ambientet e çuditshme, kalanë tjetër format dhe me qëndrim e përdorim shumëfunksional e shumëpërdorimësh zgjoi interesin e pasqyrimit. Vetë qyteti me këtë prezencë ndikoi tek krijuesi i ardhshëm, i cili gërshetoi binomin qytet dhe pasuri krijuese .

Natyrisht kjo “arkitekturë “ la gjurmë të pashlyeshme që do të startonte nesër në një “penelatë “ madhore për portretizimin dhe skalitjen e personazheve.

Pas Gjirokastrës, vendlindjes ai u shkollua, duke vijuar studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe më vonë startoi në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Por s’ishte e thënë që këto studime të vijonin, ato patën fatin e keq të ndërprerjes për shkak të krizës së atëherëshme politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik.

Detyrimisht, pas kësaj ndërprerje studimesh, ai u rikthye në Shqipëri dhe fillimisht ka punuar në në gazetën "Drita", organ letrar i Lidhjes së atëhershme të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Duhet theksuar se Ismaili , falë talentit të tij të jashtëzakonshëm ishte nga të rrallët që iu dha e drejta për të punuar si krijues në profesion të lirë.

Si rrjedhojë e spikatërisë së tij në fushën shkrimore ai u bë një nga protagonistët e jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Ai me veprate tij, të shkruara ndryshe nga të tjerët, ka tërhequr gjithonë vëmendjen dhe ka dhënë kontribut në ndriçimin e mendimit intelektual.

Pas rreth 30 viteve punë intesive edhe në krijimtari dhe duke qenë një shkrimtar elitar, i njohur edhe në vendet e tjera, në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit monist, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje të vijueshme me Shqipërinë.
Në planin krijues Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
”Frymëzime dialoshare” (1954), “Ëndërrimet” (1957), “Endërr industriale” (1960), “Shekulli im” (1961), “Poemë e blinduar” (1962), “Përse mendohen këto male” (1964), “Shqiponjat fluturojnë lart” (1966), “Motive me diell” (1968), “Koha” (1976), “Shqipëria dhe tri Romat”, përbëjnë titujt kryesorë të panteonit të tij poetik poetik .
Për sa i përket gjinisë së romanit është e vështirë të përzgjedhësh kryefjalën e krijimtarisë së tij në këtë gjini të lëvruar .
"Përbindëshi", "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", "Koncert në Fund të Dimrit" janë vetëm maja krijimtare të krijimtarisë së Kadaresë në prozë.

Disa fakte kokëfortë që evidentojnë dhe nxjerrin në pah vlerat e krijimtarisë së tij:

Spikatëria poetike, dinamizmi figurativ, trajtesa individuale, forca mendimore në gjithë gamën e tij poetike (“Përse mendohen këto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos proza e tij (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 1963; “Kështjella” 1970; “Kronikë në gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.) , sfidoi kufizimin kohor, shëndetësoi dhe përtëriti letërsinë shqiptare me formatim dhe motive, të cilat e integruan letërsinë shqiptare në rrjedhat moderne të letërsisë botërore dhe në hyrjen në konkurrimin e vlerave universale.

Në tërësi korpusi i krijimtarisë Kadareniane paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afreskë të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, të përjetuara me një qëndrim filozofik të shprehur herë hapur e herë përmes gjuhës së Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, të kaluara në filtrin e mendimit artistik të shkrimtarit, janë paraqitur në veprën e tij si shprehje e identitetit kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresës e i mbijetesës së tij historike.
Kadareja krijon një prozë moderne duke shfrytëzuar gjerësisht analogjitë historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinë kombëtare. Vepra e tij ka një poetikë të hapur, që vjen nga përzierja e kohëve, e rrafsheve të ligjërimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.

Vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçanësinë e tij etno - kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresë kapërcen distancën kohore dhe sjell në rezonancë mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike të kohës sonë. Nga përpunimi i thellë krijues i fondit të traditave të lashta popullore, mesazhi i prozës dhe i poezisë së Kadaresë fiton njëherësh një thellësi historike dhe një notë humane universale.
Krijues me një vetëdije të fortë kritike, Kadareja, jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare.
Me frymën e disidencës, në kushtet e diktaturës, kur u krijua vepra e Kadaresë, ka ndihmuar në kuptesën dhe në gërryhen e themeleve të regjimit totalitar në Shqipëri. Ekzili i tij politik në Francë në vitin 1990, kur në Shqipëri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysë këtyre proceseve dhe shërbeu si një sinjal për ndryshesë demokratike.
Krijimtaria e Kadaresë gëzon një popullaritet të gjerë dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.), duke dhënë një tablo të gjerë e të madhe të realitetit shqiptar dhe ndërlidhësisë së tij me realitetet e tjera e duke pasqyruar një shëmbëlltyrë krijimtare novatore e moderne.

Natyrisht Kadareja është vlerësuar nga mendimi kritik i huaj, si një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të letërsisë botërore dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare, të cilat kanë qenë shumë vlerësuese. Ai me profesionalizmin e tij krijimtar dhe me spikatërinë e individualitetit është sot përfaqësuesi më evident e eminent në botë i kulturës, artit dhe letërsisë shqiptare.

Të flasësh dhe të shprehesh për veprën kadareniane duhet ta njohësh atë, të futesh në brendësi të saj dhe pastaj të konkludosh. Kjo është e nevojshme për një njohje racionale të asaj çka ka mundur të bëjë një shkrimtar i tillë dhe vetëm kështu do të vlerësosh kontributin e tij të madh në pasurinëkulturore dhe letrare të Shqipërisë.

Është i njohur për këdo fakti që Ismail Kadare ka qenë disa herë dhe mbetet në listën e shkurtër të kandidatëve për Çmimin Nobël në letërsi. Ai vlerësohet si një kolos i letërsisë moderne në shumë vende të Evropës. Franca e ka nderuar atë me Urdhërin më të lartë, atë te Legjionit te Nderit. Franca e ka zgjedhur Kadarenë anëtar të Akademisë së saj, në të njëtin grup personalitetesh të shquara si edhe Vaslav Havel, Papa Bonifaci XVI, Mbreti Huan Karlos, etj. Vetëm pak kohë më parë Kadare u bë i pari shkrimtar bashkëkohor që mori Çmimin Ndërkombetar "Man Booker". Këtë çmim presitigjioz, i cili u dha me 2005 për herë të parë, nuk patën fatin ta merrnin as Gabriel Garcia Marquez, as Milan Kundera, as Margaret Atwood, as Philip Roth dhe as John Updike që ishin finalistët rivalë me të. Ai Çmim iu akordua shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare.

Hapje dhe ndriçim syri, pasuri mendjeje, prezencë ekzistencialiste, dritë në ërrësimin mendor, prezantim i vendit në botën e jashtme, krenari e dinjitet kombëtar, fuqishmëri intelektuale duke e bërë Shqipërinë me veprën e tij madhore pjesë të vlerave dhe ndërgjegjes politike e letrare të Evropës, një mundësi potenciale për të qenurit qëkur, banor eksistencial dhe substancial në Evropë...

Ai me krijimtarinë e tij ka dhënë kontribut në emancipimin tërësor kulturo të shoqërisë shqiptare dhe në paraqitjen e saj, duke luajtur një rol, që s’mund ta kryenin një grupim i madh ambasadorësh përfaqësues të shtetit në shtete të tjera... Ky krahasim do të ishte shumë i varfër dhe i tepërt. Kjo natyrisht është shumë entuziaste për të gjithë ne krijuesit edhe të Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve “Pegasi” Albania, të mbledhur sot në qytetin e Gjirokastrës, të njohur në historinë e letërsisë moderne botërore si vendlindja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Padyshim, kjo na entuziazmon dhe na impulson për ecje të mëtejshme...., progresive. Qyteti i gurtë dhe krijimtaria monumentale është një binom i lakmuar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
“NJË RAST ADMIRUES DHE PËRFAQËSUES I NJË LETËRSIE TË NDRITSHME ”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rastësia e Bashës, u martua në 8 maj në sallën e Bashkisë
» Minella Gjoni:"KAPETANATA E BREGDETIT" Mësues i Merituar Minella Gjoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: