Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

  Trajtesa të temave të mëdha, plagëhapëse dhe “amortizim sjellës shpirtëror” dhe eliminacioni (Jota Fotiadhi, Ballafuti )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Trajtesa të temave të mëdha, plagëhapëse dhe “amortizim sjellës shpirtëror” dhe eliminacioni (Jota Fotiadhi, Ballafuti )   Tue Jan 10, 2012 7:10 am

Trajtesa të temave të mëdha, plagëhapëse dhe “amortizim sjellës shpirtëror” dhe eliminacioni (Jota Fotiadhi, Ballafuti )

Nga Kristaq F Shabani IWA; WPS



1. Me një plotëformim konturor binjak “nëne-poete”, poetja dhe shkrimtarja Jota Fotiadhu – Ballafuti, trajton e fokuson një temë tepër interesante, plagëgjakshumë, gërryese, drithëruese e plot larmitet- dhimbës duke e figuruar me përfaqësues fluturues, bardhësorë qiellorë, zogjtë që fluturojnë lartësisht krahëartë e sinqerisht në kaltërsi qiellore, e duke vendosur në skenat e poemës – dramë, dy protagoniste aktive: nënë - bijë në një dialogim interesant sa dhimbës aq dhe kërkues, sa prekës aq dhe vajtues, sa krenar e aq tundues. Një tejkërkim dinamik i shpirtit për shpirtin, i zemrës për zemrën. Retrospektiva paraqitëse kambanëzon nëpërmjet “mologimeve” poetikë heshtazi në hapësirën mendimore, por edhe me një retorizëm ngacmues, që i transformon në një dialogim funksional dhe synues, duke inskenuar poetikisht dhe me vërtetësi dialogim shpirtëror rikujtues me akte të vijueshme jetësore drithëruese, përcaktuese... Në këtë “teatër” dhimbës, me skena të numëruara, por me protagonistë shpirtërorët e gjithësisë krijohet një plotësi, ku harmonikja dhe radha e gjerave materialë ndërlikset me ndodhi, trajtesa dhe shpleksje të shpirtërores me një sens të pazakontë që i disponon pasojat dhe dramat, sakrificat, sakrilegjet, ligjërimin, krenarinë, nënësinë, të qenit bijë... Pavarësisht nga shkurtesa e paraqitjes, dinamika e saj është e plotuar dhe poema me titullimin interesant me zogj të bardhë zbardh shpirtin dhe Qiellin... Me fluturim të bukur zogjsh qiellorë shpaloset bota shpirtërore e asaj që sjell krijesën në tokë në kontakt, që e shfanit dhe e përmendorizon në kraharorin e nënës. Peizazhi natyror dhe “peizazhi” shpirtëror janë emblema të poemës, të kombinuar frytshëm. Poetja ka ditur që lirshëm të sjellë te lexuesit madhështinë “rrëfyese” të një teme “ shumë kërkuese dhe gjithëplanetare. Tema të tilla ndikojnë katërcipërisht në zgjerim dijenish dhe në krijimin e fortesave dhe barierave individuale, shoqërore dhe morale, për të penguar e shkatërruar “predikimin antimoralizues” dhe denigrues të përparimit shoqëror.

2. Tingëllim i përhershëm që kërkon disponim të përhershëm dhe të pandalshëm… Zilnim dhe përkujdesje individuale, alarmitet shoqëror dhe masa drastike për realizim tentativash dhe prerje në mes të “rinisë shkëlqimtare” falë prarimit bukuror që impulsion pema gjigandore e rinisë me shpërthim gonxhesh, lastarësh, bisqesh dhe lulesa aromatizuese që vallëzojnë në livadhe shpirtërore të destinuar për shkëlqim… Tregtarët e misterit në një etje kurthojnë për të shfrytëzuar këtë bukuriadë në orekse maksimale përfitimi, duke përsosur “logjistikën e tyre teknike dhe morale të përsëpraptë”… Misteri i pajisur me kular dhe “dorashka bardhësore” i ndihmuar nga dehja përrallëzuese e arritjes së “majës Everest” të fitimprurjeve në rrugë me qeliza mashtruese tenton deri në masakrim injorant e të përdalur… Një rrjetë merimange e shpeshpunueshme, në dukje e najlonizuar, me efekt tepër mbytës bredh në papunësinë që imponon klasa, ecila ka pushtetin dhe nuk ka zotësinë e punësimit masiv, duke u nisur nga predispozita e shumësit. Thyhen si qelqe “rinitë e lulesat shpërthyese njerëzore” duke humbur moralitetin dhe duke u detyruar me etje dhe forcërisht të përfundojnë në gijotina improvizuese torturimesh deri në eliminacione fizike, duke humbur logjikën njerëzore dhe duke u shndërruar në “plagjiatura” shërbyese, duke u vetësakrifikuar në rrugë antimoralizuese. Kemi të bëjmë me “burgim jashtënatyral në një sistem që propogandon liritetin” krijuar ky “bungerang” nga kënaqësia e produktit pastardart dhe jo vleror i “mizantropisë “ , por që efekti i këtyre veprimeve “frikëjeadë” shpërndan hirin në mendësinë e dobët.

Jota Fotiadhi- Balafuti ka nismuar bukur të paraqesë me art dhe ndriçim këtë “dramë- kremastimi, prostituimi” në disa akte mirëfillore që atakojnë, kontraktojnë, kontrastojnë, anetemojnë, pyestësohen, barriten, mjegullsojnë, netësohen, shtrëngatësohen deri në asfiksim të prurjeve jetësore dhe të krijimit dilemor të ekzistencës e raportit femër reale dhe “ireale”, mëmësi e imponuar dhe krijesë e ardhur si raport “spermë- vezore” në mënyrë të përdhunueshme. Pyetjet retorike të ardhjeve deri këtu rëndojnë prostituimin dhe koloritetin ngjyror, trasformancën dhimbëse, fytyrore, përshtatëse ndaj klientelës mashkullore që zbraz në një kuturi makute nevojat fiziologjike në një “pikë” të vetme, ku vrapojnë burrecët përdalorë dhe injorantët seksivë, që duhet të “prangosen deri në ektremitet, si të papranueshëm për një shoqëri me fizionomi të bukur”.

Një protagoniste e tulatur, që në kohë zgjimi lexon udhëtimin e saj plot stacione dhe kontakte, plot hidhnesë dhe keqtrajtime, në një dramë zëmërate të profesionit më të zheluar të Globit me një endërr krejtësisht të përçdunuar. Protagonistja e kësaj “poeme që shkrep syrin dhe lë nojmën” kthehet shpesh në retrospektivë, kujton krijesën e saj të mishtë e mendore që nuk mund të jetojë me të, për të përkryer detyrimet e ëmbëlsisë, të përkëdhelisë ndaj krijesës së saj ardhur jo natyrshëm, në një antilidhsi të paligjshme… Fëmija në kësisoj rastesh flaket nga mëmësia, ose i merret asaj dhe bashkë me rritjen udhëton në rrugëtimin e harresës, duke u shpeshtuar në pyetjen enigmatike: “I kujt jam unë?” Dhe dyshimi gjithmonë është i ngrohtë , pritës dhe syhapur…

Protagonistja stopohet në rrëfenjë… Hedh në “fushën” e përfytyrimit imazhin dhe krijimin e tablos… Përfytyron shtatin, sytë, dinamizmin e krijesës së vet… Më kot mundësi, lodhësi të pashembëllta…. Ikje në momente tepër të njoma, kënaqet mëndësinë e vogëlushëve të tjerë ( ndalesa te llojësia dhe ngyresa e syve, tek lojërat e vogëlushëve që ngjasojnë me pëllumbin, simbolizim binom i ullirit paqe trimfuese, paqësi lajmëtare e simbolizuar me doçkat në gjoks, me tundje të kënaqura dhe me fillesa buzëqeshjes engjëllore)… Në një qiell të tymëzuar a mund të kenë flatra ëndrrat… Ëndrra është imazhim dhe krijon konturet edhe mbi dhimbje që shkaktojnë drama dhe ashtu në çaste shkrepëtimash vetëtime lëshojnë ca si fishekzarre shpresëndjellëse për të kuruar shpirtin e plasaritur…. Ëndrrat duken sikur flatrojnë, por krahët mezi hapen dhe mbyllen, pa dinamizmin e tyre të gjësë gjallore dhe të qenë në një gjendje mirëfillore mendore… Fama kërkon të barazohet me antifamën, ose famën – nam, i cili shpon shpirtra njerëzorë dhe fillon dëbimi… Mbi portokallen e mbjellur si shenjë lindëse çel një biskim që lëshon tinguj në eter: “Jam mish nga mishi yt, jam shpirt nga shpirti yt, jam gjithçka yti, por kurrë nuk mund atë t’i shikoj sytë e tu, të ndjej ëmbëlsinë e nënës që më solli në jetë, dhunisht, shfrytëzimisht…». Hëna ishte ngjizur plotësisht. Shpirti ishte ngrënë totalisht dhe mbi shpirt verdhshëm, meitshëm, dallohej silueta e një lule të fishkur plotësisht nga mandatat që priste vdekjen e saj e futur rreth 95 % në arkivolin e hënës së plotë … Shpirt që rënkon me melodinë e rënkimit në katër të katërta!… Kush do ta përcjellë këtë “prostitutë, femër e gënjyer gjithë jetën në një “panoramë pëshpëritjesh shtrigash e djajsh” në një natyrë verdhë -baltësore, ku vetë balta kërkon të çojë vetveten në mosekzistencë… Kukumjaçka vjen siç vinë në vajtim kukumjaçkat dhe nis një vajtim ritual për të përcjellë një trup thuajse pajetësor… Një shkëputje nga yjet e qiellit… Dëshira e saj e vetme në pragvdekësirë: të shohë dhe njëherë sytë e saj për të rishëmbëllyer me sytë e tij, asaj ardhjeje, që nuk e kapi dot në tallazitjet qiellore dhe thyerjen e qelqit copëzash… Dhe në çastin fatlum ka një kërkesë të parealizuar dhe të pashpresuar: T’i ribëhet edhe njëherë imazhi i rritjes.

Mbyll sytë e rënduar duke u ngushëlluar me nëntë muajt, siç shprehet Fotiadhu, nëntë muajt e mbartjes që ishin çastet më të dashura të jetës së saj.

Një balsam mjekues në plagëzimin shoqëror, një rikujtesë gjithë shoqërore dhe gjithë gjinore, një përshpejtim dinamik për të çplagëzuar plagën madhore. Në “peshoren “ gjykuese” po gjykohen gjithë mashtruesit dhe përdhunuesit e Bukuriadës…

Vetë origjinaliteti përshkrues dhe figurimi e mitizojnë këtë vepër që troket jo nga volumi saj sipërfaqësor, por nga pjekuria dinamike e mesazhit dhe analizës logjike që mbart.

Vepra të tilla të ndiera dhe plot tharm kanë nevojë për prezantim kontakti për tejhapje të horizontit jo vetëm femëror, por edhe të gjinisë tjetër si dhe për ata që janë të ngarkuar të presin kuskutizimin verdhuk e dramësjellës, marrës jetësh, të prapësisë së mendimit famëkeq.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Trajtesa të temave të mëdha, plagëhapëse dhe “amortizim sjellës shpirtëror” dhe eliminacioni (Jota Fotiadhi, Ballafuti )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INTERVISTË ME SHKRIMTARIN E SHQUAR IBRAHIM KADRIUN
» Mirëdon Fusha sjell:Nga kujtimet pë Aziz Zhilivoden
» Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV)
» Kastriot Myftaraj sjell një raport sekret për Dronin!
» Rexha: Projekti im, Prizreni kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: