Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Vështrim mbi letërsinë shqipe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Vështrim mbi letërsinë shqipe Empty
MesazhTitulli: Vështrim mbi letërsinë shqipe   Vështrim mbi letërsinë shqipe EmptyTue Jan 10, 2012 8:08 am

Vështrim mbi letërsinë shqipe
nga Prof. Nasho Jorgaqi

Vështrim mbi letërsinë shqipe Nasho-10

Shqiptarët, ndonëse janë një nga popujt më të vjetër të Evropës dhe gjuha e tyre i takon të jetë pasardhëse e ilirishtes së lashtë, letërsia shqiptare, për shkak të kushteve të vështira historike, ka lindur përgjithësisht me vonesë. Shkrimet e para në gjuhën shqipe, me sa dihet deri më sot, janë të shekullit të pesëmbëdhjetë, kurse libri i parë shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut u botua më 1555. Por ka mendime të studiuesve se gjuha shqipe është shkruar shumë më herët, megjithëse, për hir të së vërtetës, duhet thënë që mungesën e një letërsie të shkruar në jetën shpirtërore të popullit shqiptar e ka zëvendësuar letërsia orale. Folklori shumë i pasur dhe me vlera të shquara artistike tregon qartazi shpirtin krijues të shqiptarëve, botën dhe psikologjinë e tyre si një popull me shpirt krijues, vital e liridashës. Në fakt letërsia shqipe gjatë mesjetës së vonë do të përfaqësohej nga një anë me vepra të shkruara latinisht, në gjuhën e kulturës së kohës, siç janë veprat e humanistëve shqiptarë, të M. Barletit, M. Beçikemit, Marulit etj. dhe nga ana tjetër, me vepra në gjuhën shqipe të një plejade letrarësh patriotë. Kësaj plejade do t’i përkasin letrarët P. Budi, F. Bardhi, P. Bogdani etj., që zhvilluan veprimtarinë e tyre krijuese në prozë e poezi dhe i hapën rrugën letërsisë së vërtetë shqipe. Themi letërsisë së vërtetë shqipe se letërsia artistike do të nisë në fillimet e shekullit të XIX, me zhvillimin e lëvizjes kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit osmanë. Në këtë kohë, në diasporë dhe në Shqipëri do të lindë shtypi dhe do të botohen libra që do të hedhin themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e parë madhore e kësaj letërsie do të jetë poema “Milosao” e poetit arbëresh Jeronim de Rada, botuar në Napoli në vitin 1836. Gjithë veprat që do të botohen më pas deri në 1912, kur Shqipëria do të fitojë pavarësinë, do t’i takojnë një periudhe letrare që njihet nën emrin letërsia e Rilindjes. Kjo letërsi është një letërsi kryesisht patriotike, me nota luftarake dhe frymëmarrje romantike. Kryefjala e saj do të jetë liria e atdheut, emancipimi shpirtëror i popullit, lartësimi i kulturës, progresi estetik. Në ballë të letërsisë së Rilindjes do të prijë poeti Naim Frashëri, i cili me poezinë e vet lirike dhe epike u bë poeti kombëtar i popullit shqiptar. Në kuadrin e letërsisë së Rilindjes do të krijojnë shkrimtarë si A Zako – Çajupi, F. Konica, Asdreni, F. Shiroka, G. Dara, Z. Serembe etj., të cilët dhanë vepra me vlera të shquara ideoartistike. Letërsia e kësaj periudhe ishte kryesisht letërsi poetike. Proza sapo do të bënte hapat e parë si prozë publicistike, historike dhe më pak si prozë letrare. Po kështu dhe dramaturgjia do të japë veprat e para pioniere. Me çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj dhe krijimin e shtetit shqiptar, letërsia do të hynte në një periudhë të re zhvillimi (1912-1939). Traditat e shquara në lëmin e poezisë do të çoheshin më tej nëpërmjet krijimtarisë së pasur të poetit të shquar Gjergj Fishta dhe të poetëve të tjerë si N. Mjeda, F. Noli, L. Poradeci, A. Asllani, V. Prenushi etj. Në këtë periudhë letërsia do të shënonte një hop cilësor me lindjen e romanit shqiptar në dekadën e dytë të këtij shekulli me romanet e N. Nikajt, F. Postolit, Z. Arapit dhe më pas me ato të H. Stërmillit e S. Spasses. Nga ana tjetër, në lëmin e prozës do të ndjehet një ngritje e nivelit të tregimit. Ky lloj letrar do të kualifikohet artistikisht sidomos nëpërmjet tregimeve të M. Kutelit dhe E. Koliqit. Në qendër të letërsisë gjatë periudhës së Pavarësisë, nuk do të jetë më tema patriotike, por ajo sociale. Problemet e mprehta shoqërore do të gjejnë një trajtim realist në krijimtarinë, sidomos të një brezi të ri letrar, që vjen në letërsi. Ky është brezi i letrarëve realistë , që i çeli horizonte të reja ideoartistike letrave shqipe. Në ballë të kësaj plejade do të qëndronte poeti dhe prozatori i talentuar Migjeni, i cili, megjithë jetën tepër të shkurtër, la gjurmë të thella dhe ndikoi në rrjedhat e letërsisë moderne shqiptare. Në këtë rrugë, për një drejtim realist të letërsisë shqiptare, krijuan letrarët e rinj si P. Marko, N. Bulka, Dh. Shuteriqi, G. Pali, A. Çaçi etj. Janë interesante dhe eksperimentet letrare që u bënë në këtë kohë për të krijuar korelacione me rrjedhat dhe fenomenet që zhvilloheshin në letërsinë evropiane, sidomos me simbolizmin, neorealizmin etj. Letërsia shqipe gjatë periudhës së Pavarësisë bëri përpjekje të suksesshme për të dalë nga kuadri krahinor, për të thelluar dhe konsoliduar tiparet e veta që kish fituar nga koha e Rilindjes si një letërsi kombëtare. Me pushtimin fashist të Shqipërisë dhe në kushtet e rezistencës antifashiste, letërsia shqiptare nuk do të qëndronte indiferente, përkundrazi, ajo do të merrte pjesë aktive, duke u kthyer në një armë lufte. Marshet dhe këngët kushtruese, skicat luftarake, skeçet dhe humori stigmatizues do të jenë shfaqjet karakteristike të letërsisë së kësaj kohe. Mbi këtë bazë, më pas, në vitet e çlirimit kombëtar e shoqëror do të zhvillohet letërsia shqipe me tipare të reja, si një letërsi realiste. Sigurisht, rruga që ndoqi kjo letërsi, në kushtet e një shteti monist, qe e vështirë e me pasoja, sidomos në prirjet politizuese, tendenciozitetin e njëanshëm, skematizmin etj. Por, edhe pse në këto kushte, letërsia shqipe gjatë afro pesë dekadave (1944-1990) njohu pjekurinë e saj, u konsolidua dhe u afirmua me autorët e veprat e veta më të mira si një letërsi me vlera të nivelit evropian. Të gjitha gjinitë letrare, proza dhe poezia, dramaturgjia dhe letërsia dokumentare njohën zhvillime të gjithanshme. U zgjerua dhe u thellua tematika, u krijuan tipa dhe karaktere sociale, u përdorën teknika të reja letrare, shprehja artistike njohu variacione nga më të ndryshmet. Për herë të parë u krijua gjuha letrare kombëtare shqipe dhe mbi bazën e saj u shkrua një letërsi e gjerë. Poezia shqiptare, e cila kish një traditë të shkëlqyer, u pasurua më tej në gjysmën e dytë të këtij shekulli me vlera të reja artistike, me individualitete të fuqishme krijuese, me tipare origjinale. Kësaj letërsie i takon poezia e D. Agollit, I. Kadaresë, F. Arapit, Dh. Qiriazit për të vijuar më tej me atë të më të rinjve si B. Londo, Xh. Spahiu, A. Istrefi etj. Por treguesi më i mirë i pjekurisë së letërsisë shqiptare është ecuria e mbarë e prozës, zhvillimi i gjithanshëm i saj. kjo ka gjetur mishërim në tregimin, që fitoi cilësi të reja estetike në pendën e një vargu autorësh si Dh.S. Shuteriqi, Sh. Musaraj, N. Prifti, F. Ballanca, Z. Çela, E. Kadare etj. Por lartësitë më të mëdha që arriti letërsia shqiptare në këta vjet s’ka dyshim janë në fushën e romanit. Nuk është fjala këtu për rrethin e gjerë të shkrimtarëve që u morën me këtë gjini, me numrin e madh të romaneve të botuara, se sa me krijimin e disa veprave romaneske me nivel të lartë ideoartistik. Në mes romancierëve si D. Agolli, J. Xoxa, S. Spasse, A, Abdihoxha, F. Gjata etj. dallon talenti i madh i Ismail Kadaresë. Romanet e tij përbëjnë një kapitull me merita të veçanta në letërsinë shqiptare. Me këtë autor, të përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, letërsia shqiptare është përfaqësuar me dinjitet të plotë para opinionit të huaj. Romanet e Kadaresë janë një enciklopedi e jetës dhe e historisë së shqiptarëve, e botës së tyre shpirtërore, e njeriut shqiptar në kohë të shkuara dhe në kohën e sotme. Kjo është arsyeja që kritika e huaj e ka çmuar lartë dhe vepra e tij ka gjetur jehonë të gjerë në masën e lexuesve nëpër botë. Tabloja e letërsisë së sotme shqipe është e gjerë, komplekse dhe ç’është më e rëndësishme, ajo është gjithnjë në zhvillim e ndërrim e sipër. Brenda saj gjejmë procese ideoartistike, që flasin për lidhjet e saj me jetën, me ndryshimet historike që kanë ndodhur e po ndodhin. Kjo shpjegon dhe faktin që, brenda një shoqërie pluraliste, letërsia po fiton një frymëmarrje më të gjerë, si dhe diversitet konceptesh ideo-estetike dhe variacione trajtash e shprehjesh nga më bashkëkohoret. Libri që po merr në dorë lexuesi italian e sidomos ai arbëresh, përbëhet nga disa prej faqeve të bukura të letërsisë shqiptare, ku përfaqësohen periudha e drejtime të ndryshme letrare, autorë të kohëve të shkuara dhe bashkëkohorë. Jemi të bindur se kjo përmbledhje, që nuk ka qenë e lehtë të përgatitet dhe s’i ka shpëtuar subjektivizmit, do të mirëpritet nga lexuesi i nderuar.
Së fundi duhet thënë se antologjia është përgatitur nga mesi i viteve 90 dhe përfaqëson kryesisht letërsinë shqipe nga shek. XVIII deri në fund të viteve 80 të shek. XX. Periudha postkomuniste është shoqëruar nga procese të reja ideoartistike në letërsinë shqiptare, të cilat do të jenë objekt i një tjetër antologjie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Vështrim mbi letërsinë shqipe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: