Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 EKSPLORATORJA BRITANIKE NË SULOVË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË Empty
MesazhTitulli: EKSPLORATORJA BRITANIKE NË SULOVË   EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË EmptySun Jan 22, 2012 6:37 am

EKSPLORATORJA BRITANIKE NË SULOVË
EKSPLORATORJA BRITANIKE  NË  SULOVË Pellum10
NGA PËLLUMB GORICA


Edith Durhamin e kanë përshkruar si mbretëreshë e pakurorëzuar të çështjes shqiptare. “Mikesha e përjetshme e shqiptarëve.” e cilësonte Faik Konica. Mbreti Zogu i Parë e dekoroi me titull nderi me motivacionin: “Ajo na fali neve zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmëndjen e malësorëve tanë.”
Po kush ishte Edith Durham? Eksporatore, humaniste antropologjike rreth jetës në trojet ballkanike. Lindi më 1863 në Angli. Ajo rrithte nga një familje e madhe dhe e pasur. Edith ishte më e madhja nga 8 fëmijët e kirurgut Artur Eduart Durham. Pothuajse të gjithë nga shtatë vëllezërit dhe motrat e saj u bënë të njohur në profesione të tilla si mjekë, inxhinier, avokat, mësues. Në moshë të re, shëndetlige, me vullnetin e përkulur Edith Durham udhëtoi në Ballkan. Ajo bëhet dëshmitare e shumë ngjarjeve historike në Ballkan, rreth të cilave shkroi 7 libra, duke u fokusuar më shumë në çështjet shqiptare. I tregoi qartë botës për Shqipërinë dhe shqiptarët në një kohë kur kombi ynë rrezikohej të shuhej e kur propaganda e huaj villte vrer, e sidomos kur i kanoseshin rreziqe të shumta si në Jug nga agresorët grekë ashtu dhe në Veri nga serbët e malazezët, që kishin shkelur trojet tona e që kryenin masakra ç’njerëzore kundër popullsisë. Dihet nga historia se pas vitit 1912 dyndja e ushtrive ballkanike dhe ndërluftuesit e Luftës së Parë Botrore e vunë fatin e Shqipërisë në tehun e mbijetesës. Turqia e dobësuar shumë ndodhej në buzë të greminës dhe në Shqipëri i kishte ditët e numëruara. Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia sipas një marrëveshjeje midis tyre, shfaqën lakmitë grabitqare për përvetësimin e tokave shqiptare.
Edith Durham udhëtoi nëpër shumë krahina, fshatra, qytete, male, fusha e lugina lumenjësh në Shqipëri. Asaj i pëlqente të futej në krahina të thella, rrallë të shkelura nga udhëtar të huaj. Udhëtime të rrezikshme e me plot të papritura dhe sidomos për një femër në vështirësitë e gjëndjen që ndodhej Shqipëria në atë kohë. E frymëzuar nga gjeografia, historia, mikpritja shkroi me simpati për popullin shqiptar, për virtytet e larta morale, të besës, zakoneve dhe trimërive të tyre, por edhe gjëndjen ekonomike, sociale, fetare, hasmërinë. Nuk do të zgjatemi se ndoshta nuk është rasti, por po sjellim në këtë shkrim përshkrimet e Edith Durhamit për krahinën e Sulovë kur udhëtoi nga Berati në Elbasani brigjeve të lumit Devoll në fillim të shekullit XX, e shoqëruar nga një suvari (xhandar kalorës), për të njohur më mirë atmosferën e asaj kohe me detaje interesante, karakterin origjinal të banorëve, zakonet, gjëndjen sociale, (tregon një histori gjakmarrje), për vështirësitë e udhëtimit. Shënime të shkëputura nga vepra e saj “Brengë e Ballkanasve’’ faqe 293-294,
...“U larguam nga Berati për në Elbasan në orën 6 të mëngjesit, unë me kalin tim më të dobët që kam parë, sepse ai as vraponte, as mundte të ecte, por lëvizte gjithnjë duke u hedhur. Nuk mërzitem nga hedhjet e një mëzi për një farë kohe, por kur kjo zgjat për 12 orë rresht është e lodhshme. U gëzova që rruga ishte shumë e keqe që kali të ecte ngadalë, përndryshe udhëtimi qe i këndshëm. Shpejt arritëm në lumin Devoll dhe vazhduam gjatë bregut të tij.
Suvaria (xhandar kalorës), një djalë i qeshur i zhdërvjellët i cili e quante udhëtimin tim çështje sporti, për qejf, gjë për të cilën ai e aprovonte plotësisht. Tha se përveç një pengese të vogël të tij private, rruga ishte plotësisht e sigurt. Prindi i tij plak e i mjerë, i cili në atë kohë nuk mund të zgjidhte vetë atë çështje nderi i qe dashur të largohej nga ai rreth. Gjendjen e tij djali nuk e quante aq të keqe përderisa ishte futur në xhandarmëri. Kjo ishte një mbështetje mbrojtëse për të sepse ishte i armatosur mirë. Për hatrin tim ai tha që shpresonte që të mos hasnin atë ditë me ndonjë nga armiqtë e tij dhe derisa fliste kështu ai shikonte nga të gjitha anët me sytë e tij boje hiri prej shqiponje. Për fat të mirë ai nuk banonte për gjatë rrugës që do të kalonim në, por po ta shihte njeri mund ti zinte pritë kur të kthehej. Sigurish ai s’ishte i marrë që të kthehej prapë nga kjo rrugë. Numrin e varreve të humbur që gjendeshin rrugës ishin dëshmitë e atyre fjalëve që na thoshte ky djalë.
Të gjithë burrat që lëronin tokën mbanin gjeverdarë (pushkë). Barinjtë e kodrave kishin martina dhe gjerdanët plot me fishekë. Disa prej tyre ishin shumë të rinj, çunakë të errët, fort të pashëm, të hedhur dhe sqimatarë me paraqitje krenarie sikur donin të thoshin “veri gishtin kokës, jam unë këtu” Jeta në këtë krahinë është shumë e rëndë, prandaj ata më të fortët mund të mbijetojnë. Gati një çereku i tokës ishte i punuar, por brenda disa pyjeve shihej se po hapnin toka të reja të cilat ishin të shëndosha. Dolëm në një shesh të gjerë në mes të cilit gjendeshin dy drunj arrash të mëdhenj. Këtu suvaria ndali për t’u kënaqur me kujtimin e shenjave të plumbave në qitje me pushkë që kishin pasur bërë në këtë vend njerëz të ndryshëm. Një vit më parë dy katundarë, atë e bir qenë qëlluar nga të zotët e asaj shtëpie në kodër derisa u vranë të dy. Tani s’kish mbetur gjë veç qivuri i tyre, një grumbull i madh me gurë. Pse i vranë ? Suvaria nuk e dinte ndoshta kishin armiqësi gjaku. Po të kenë qenë ashtu ata duhet të kenë qenë të marrë që s’kanë qenë të armatosur. Që të dalësh jashtë pa qenë i armatosur në këto rrethana është aq budallëk sa si të dalësh jashtë pa pasur ombrellë në Angli dhe pastaj të ankohesh pse u lage. Gjykatësit i kishin çuar në ferr. Ky një vend paganë, që quhet Myslim, por as kishte as xhami, prift a hoxhë. Nuk gjendet në katundet e shumta të shpërndara nga të gjitha anët.
Në çdo kryqëzim degësh të pemëve gjatë rrugës ka të vendosur nga një gur si shenjë për të përforcuar besimin e njerëzve. Ata vendosën mbi degët që të mos shkelin për çlodhje njerëzit e tyre të vdekur kur kalojnë fluturimthi. Ndër të gjitha rrugët ka shumë nga këta gurë, më duket se edhe qiraxhiu im vendosi një mbi degët e një lisi.
Kur thirren ushtar njerëzit e kësaj krahine shpesh e deklarojnë veten të krishterë për t’u përjashtuar dhe pastaj kur vijnë tagrambledhësit për të kërkuar taksa ata i përzënë me duar thatë e me kërcënimin e armëve, duke thënë se nuk i paguajmë taksa se jemi myslimanë.
Më në fund zbritëm në luginë dhe hasëm në ca hunj dhe një qemer të cilat tregonin se këtu kishte qenë urë. Ju drejtuam bregut të lumit dhe suvaria, duke bërtitur e llomotitur me disa katundarë në anën e përtejme pyeti se ku ishte lumi i kalueshëm dhe pastaj preu dhe hyri i pari në lum. Kurajua që më dha ky më detyroi të ndjek nga pas pa asnjë dyshim. Uji na arriti deri aty sa nuk na u desh të notojmë, porse të tjerët u zhytën duke nguruar. Prej këtej vazhduam drejt një rruge të mirë dhe pamë Elbasanin që shtrihej në një fushë të gjerë me minare të bardha, një xixëllim në mes qiparisave që na dukej se nuk do të mundeshim ti aviteshim kurrë“........
Natyrisht përshkrimet që ka mbajtur Edith Durham janë të pakta edhe shkarazi flasin për këtë krahinë, por me fakte, dhe informacione për traditat, dukuritë, gjendjen sociale e ekonomike, hasmërinë, gjeografinë, ndërtimet etj, për të cilat janë të domosdoshme për të ditur më shumë për të kaluarën.
Në fakt krahina e Sulovës që shtrihet rrëzë malit të perëndive, Tomorrit hijerëndë(në pjesën veriore dhe perendimore të tij) në shekuj nuk i ka shpëtuar syrit të huajve. Udhëtarë, studiues, historianë, ushtarakë të lartë, shkrimtarë, inxhinierë, të kombësive të ndryshme: anglezë, austriakë, italianë, gjermanë, francez, rusë etj. Dhe nuk janë të paktë ata që kanë shkruar: Ami Bue, Pukvili, Johan Georg Fon Hann, Edith Durhami, Gjergj Veith, Dayrrell Oaklej Hill, D Thurn etj. Janë interesante shënimet e tyre. Një pjesë duke e përmendur, kur ua donte qëllimi apo misioni i caktuar, të tjerë, duke shkruar enkas për të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
EKSPLORATORJA BRITANIKE NË SULOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: