Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Seti Vladi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Seti Vladi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Seti Vladi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Seti Vladi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Seti Vladi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Seti Vladi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Seti Vladi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Seti Vladi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Seti Vladi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Seti Vladi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Seti Vladi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Seti Vladi   Poezi nga Seti Vladi EmptyFri Jan 15, 2016 9:25 am

Poezi nga Seti Vladi 12540410

Poezi nga Seti Vladi




DËSHIRË



Dua t'i kemë vargjet me skela të larta,
me sirena zhvillimi, oxhaqesh e arash,
thellësi galerish' me pasuri të arta,
bisturi refrenesh, gënjeshtrash e përrallash.

Dua vargjet t'jenë shina n'hekurudha,
argjinatura lumenjsh, betone në stuhi,
për mjekësin' në male që i humbi vula,
për vjedhësit milionerë në çdo qeveri.

Dua të jenë vargje me zemër trimërie,
" ...Merreni këtë shtatore, dërgojeni në qytet! ..."
Me bukë e kripë të jenë, me zemër shqiptarie,
të ulen në një sofër e të bëjnë shtet.




TREQIND DUVAKËT E KUQ


Marshonte ushtria në male e gryka,
me shpata, topa e devé ngarkuar,
çdo mal që afrohej i shtohej frika,
vinte nga Anadolli për të pushtuar.

Të pushtonte një vend barrikadë stuhie,
lindur me shkëmbin në shi e në er' ,
me shqiponjën të gdhendur në porta shtëpie,
mbushur me Vranakontë, Arianitës e Skënder.

- Allah , - thirri Pashai kur shkeli tokën,
- dhe pamjen këto male e paskan rrebesh!...
Mos lejo, Zot , këtu ta lemë kokën,
të gjallë andej nga erdhëm, prap të na kthesh!

Mbi kampin e ngritur qielli po nxinte,
Pashai nën çadër planet hartoi,
donte ushtarëve moralin tu ngrinte,
një ferman krahinës luriane dërgoi :

- Në doni miqësi me ne të mbillni,
dhe zemrën e Sulltanit në çdo shtëpi,
treqind sorkadhe ujëvarash të sillni,
në luginën e këngëve të Drinit të Zi !

Gjëmoi qielli mbi maja malesh,
të shtatë liqenet nisën vajtimin,
mblidhet pleqësia për zgjidhje hallesh,
trqind "nuset" të nisin udhëtimin.

Treqind "nuse" me duvakë nusërie,
mbi treqind kuaj të bardhë si bora,
poshtë duvakëve, trima malësie,
me shpata të mprehta çeliku te dora.

Treqind lisa "nuset" shoqëronin,
me treqind këngë malesh dibrane,
si shtëllunga reshë qeleshet zbardhonin,
brezat mbërthyer me jatagane.

Erdhi dhe dita nga fermani caktuar,
nisi dasma me rite osmanishte,
valët e Drinit vërshonin tërbuar,
u tha dhe blerimi e cicërima s'kishte.

Po digjej ahengu nga vallet e lodrat,
do hapte Sulltani hareme, buzuqe,
duvakët skuqën majat e kodrat,
nga Lura po vinin trqind lulëkuqe.

Kur mjegulla mbuloi pllaja e lugina,
mes kampit trimat hodhën duvakët,
gjashtëqind shqiponja sulen vetëtima,
kampit të Pashait i kallën flakët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Seti Vladi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Herezi-poezi
» Poezi nga Dëshira Haxhi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: