Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

May 2018
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 PËRSIATJE *** KA GJITMONË DRITË NË FUND TË TUNELIT***

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: PËRSIATJE *** KA GJITMONË DRITË NË FUND TË TUNELIT***   Sun Feb 05, 2012 8:54 am

PËRSIATJE *** KA GJITMONË DRITË NË FUND TË TUNELIT ***



NGA PËLLUMB GORICA

Mendime rreth botimit me tregime “Në fund të tunelit”, të shkrimtarit nga Kumanova, Burhanedin Xhemali.



Jeta e njeriut është një labirinth të fshehtash e të panjohurash, fantazish e meditimesh, ndjenjash dhe kompleksesh, në të cilat njeriu mundohet vazhdimisht të depërtojë në to, por të vërtetën e madhe e kupton vetëm në fund, kur i soset gjithçka dhe ai e mbyll me një skepticizëm të pashpjegueshëm “ ikën vitet sikur s’qenë”. Duke pranuar se njeriu në vetvete është një labirinth dhe se jeta që jetojmë është gjithmonë një “tunel”, që here - herë nuk ka dritë në fundin e tij, shkrimtari nga Kumanova, Burhanedin Xhemali në librin e e tij me tregime “Në fund të tunelit”, nuk e pranon psikologjinë e atyre që i vret koncepti se “kjo jetë është e kotë”.
Libri është një përplasje e fortë dhe e përhershme midis jetës dhe ireales, fantazisë dhe imagjinares, paragjykimeve dhe logjikës së shëndoshë njerzore. Aty ku imagjinarja kërkon të marrë pushtet e të sundojë fort logjikën e zhvillimit të gjërave, autori shpejt fut në punë inteligjencën, punën dhe përvojën njerëzore, hallet dhe brengat e përditshme që njerëzit i kapërcejnë me kulturën, punën, mendimet, përvojën dhe vullnetin e tyre.
Çdo tregim e mban në këmbë e papritura. Autori e nis thjeshtë tregimin, herë si përrallë për të vënë fëmijën në gjumë dhe herë si një bisedë që ka mbetur përgjysmë dikur, herë si ofshamë shpirti dhe herë si sprovë logjike, dhe vetëm kur shikon shpërthimin që kërkon të tresë qëllimin kryesor të fabulës së zgjedhur, me një brilantizëm që të ngacmon arsyen, e zbret zgjidhjen e krijimit të tij në hullitë natyrore të së kuptueshmes dhe njerëzores jetë.
Autori për çdo fenomen e zhvillim ka obsionin e tij, por ai kurrë nuk i robëron mendimet e ndjenjat e veta, nuk i ndrydh në kafazin e dëshirave të tjerëve apo t’ia nënshtrojë presionit të pushtetit të më të mëdhenjve. Ai shkruan në një nga tregimet e tij, thjeshtë pa bërë deklamime mburravecësh të besdisshëm “…nuk e kisha ndërmend ti robëroj parimet e mia, edhe pse koha e mbrapshtë kërkonte heshtjen totale”
Edhe kur një spekulant mundohet të përfitojë nga injoranca e njerëzve të thjeshtë e hallexhinj, duke i trembur me një “buf me katër sy” apo me “magjistaren e trentë”, ata më shumë vulosin dështimin dhe turpin e tyre, se sa përfitojnë ndonjë vlerë morale e material e nuk lënë emër të mirë pas.
Në tregimin “bufi me katër sy “ autori me mjeshtëri përcjell një mesazh të madh se njerëz të mirë e të pafajshëm , miqësia dhe bukuria njerëzore, bien viktimë e bestytnive dhe injorancës, të cilat po nuk u luftuan, bëhen rrezik për tërë zhvillimin. Siç bën përqasjen e veseve të mira njerëzore me impulse shpërthyese të jetës së përditshme, dhe këtë me një me racionalizëm edhe një paralelizëm të goditur e domethënës, midis mashtrimit e presionit të injorancës dhe bestytnive arkaike nga njera anë, me dhunën e reprezaljet të regjimit serb nga ana tjetër, i cili nuk është gjë tjetër veçse pjellë e kësaj psikologjie dhe këtij nazionalizmi mesjetar, i cili fatkeqësisht është ende aktual.
Në tregimet e bukura të Burhanedin Xhemalit, që herë- herë marrin karakterin e një eseje të mirëfilltë, e herë karakter minidramash hamletiane, mendja e mprehtë e lexuesit të vëmendshëm gjen gjithçka edhe Kalin e Trojës, edhe Santiagon e librit “Plaku dhe deti”, gjen edhe Bajroni romantik me lamtumirën e tij të pashuar, por edhe rilindasit e kombit që kontribuan për iluminimin e atdheut të tyre.
Në gojë të miqëve dhe shokëve ka vënë shprehje të tilla si :”Bota është ndërtuar rreth interesit dhe njerëzit jetojnë për interes” “e çmendi dhe varrosi vetmia”, “mjeshtëria nuk ka kufinj siç nuk ka kufinj e mira dhe e keqja” “njeriu pa memorie të zhvilluar është gjysëm i vdekur e gjysëm i gjallë”, autori jo vetëm emeton mesazhe, por edhe bëhet sigurisht një përçues i filozofisë dhe mençurisë popullore, e cila përcillet tek lexuesi me një gjuhë elokuelente, natyrshëm si mësim me vlerë për gjithë brezat që vijnë pas nesh.
Nëpër faqet e trgimeve bindesh se autori jeton e shkruan jo vetëm për veten e të afërmit e tij, por edhe për të tjerët, për ata që e duan zhvillimin, të mirën, të drejtën, të bukurën, vlerën e shpresën, për njerëz që i japin jetë jetës, dhe jo për ata që jeta i merr zvarrë. Duke gërmuar nëpër rreshtat e faqet e këtij libri me vlerë me tregime dhe sikur bindesh deri në fund se autori ka një qëllim, një mision, një lajtmotiv të shpallur, që bashkë me të ndershmit dhe të vullnetshmit e kësaj bote, bashkë me aspirantët e shpresave të mëdha “t’i heqim prangat e përditshmërisë për të ndërtuar ura të qëndrueshme ,që njerëzit të lëvizin sikur rrjedha e lumit të shpresave, “ sepse autori bindjen e patundur që ka për vete , kërkon tua ngulisë edhe të tjerëve “se bota nuk është ziliqare për njerëzit e devotshëm që rrezatojnë urtësi e devotshmëri”,por i pranon ato kundrejt një haraçi që në gjuhën e letrave dhe të historisë quhet vetmohim.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
PËRSIATJE *** KA GJITMONË DRITË NË FUND TË TUNELIT***
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Miranda Haxhia:Qosja- urithi që u verbua kur pa dritë
» Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island, dritëz Mëmëdheu për fëmijët e Diasporës
» Përsiatje shkrimesh nga Sylejman Aliu:-Ibrahim Rugova: Jeta dhe veprimtaria letrare e politike
» Besim Muhadri: Vepra e Shtjefën Gjeçovit në dritën e studimeve
» Fran Buzhala: Muri që po lëvizë pa dritën e syve!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: