Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar .

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . Empty
MesazhTitulli: Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar .   Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . EmptySat Mar 03, 2012 7:44 am

Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar .

Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar . Images10
Si një buqetë me lule plot aromë dhe pafundësi ngjyrash vjen frymimi poetik i autorit Ahmet Murati, i cili ashtu i endur, mes lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar, kërkon që të krijojë dhe identifikojë portretin e vet krijues.
Ahmet N. Murati ka lindur në qytetin e Gjilanit, Kosovë më 29 Prill 1979. Studimet fillestare dhe bazë i mori në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta i kreu për Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Që në moshë të re ai u ndikua dhe inspirua thellë nga autorët kosovarë dhe autorët e mëdhenj të huaj, të cilët falë aftësive individuale i lexonte në orgjinal. Burim tjetër frymëzimi për këtë autor ka qënë dhe historia e veçantë e popullit të tij në luftë kundër okupimit serb, luftë e cila heronjtë i ktheu në dithirammë, dhe dithirambët në pishtarë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës .
Poezia e Ahmetit vjen natyrshëm, me idil të kuadratuar, me zjarrin dhe bukurinë e moshës, me finesë por dhe elokuencë vargjesh. Fjalët e përzgjedhura , figuracioni, simbolika e veçantë, por dhe stili postmodern e bëjnë poezinë e tij sa grishës për lexuesin por dhe kaq befasues.
“E theva
Mbrëmjen e stolisur me margaritarët e hedhur
nëpër qoshet e dashurisë
të përpiluar për të parandaluar 
çmenduritë të shfrenuara nëpër eklipset përrallore 
të papërshkrueshme me fjalë
të pa ngjyrosshme me ngjyra
të pa përshkrueshme në forma”

Që në vargjet e para autori shrehet për një dashuri idilike, të përshkruar në fjalë, ngjyra dhe forma abstraksioni, ku cmenduria shfrenim përflak dhe shkrepëtin mijëra sfonde yjesh. Ai thyen tabunë, dhe larg çdo skematizimi apo klasicizmi operon hermetikisht, me qëllim që lirizmi poetik të jeta sa më shprehës, intrigues dhe sa më lakonik. Mbrëmja e thyer, e grisur, me ëndrra të zhndërruara në tablo ngjyrash dhe drite, ka dëbuar dhe vrarë errëtinë gjumë, natë, vdekje dhe ka çelur të tjera refleksione dhe pasazhe jetësore. Sigurisht që përbrenda kësaj zjarrmie të ngritur mbi ëndrra të bardha, me afeksionet harbim, me çmendurinë e shpirtit ndjenjësi dhe me hyjnizimin e të shenjtës dashuri, proklamon artistikisht një lrizëm sa të ndjerë por dhe kaq të thellë.

“Nëse do të mund të fluturoja
Do të shkoja në parajsë 
Të të kërkoja aty
Por nëse ti nuk do të ishe
Do të më duhej të kthehesha në tokë
për të të rigjetur po ty”

Janë vargje që kanë bosht të mirëfilltë lirik, me simbolikë dhe analogji të një patetizmi të thellë, që mbetet dhe humbet trajtave fluide të një shpirti estetik. Autori e përkufizon dashurinë si diçka të shenjtë, të pastër dhe të dlirtë, e cila të çon në parajsë dhe të zbret sërish në tokë, pasi vetëm tek natyra jetë endet dhe mistizon pafund kjo ndjenjësi e vërtëtë.
Përsa i përket aspektit lirik dhe spiritualizmit të Ahmetit, në të tjera vargje ka dimesion dhe hapësira të reja, që përherë magjepsin dhe mrekullojnë, por ekzigjenca parësore jetësore mbështetet dhe tek përditësimi kohë, e cila natyrshëm lidhet me fatet dhe kohezionin e krijuar në kuadraturën e saj. Atdheu, Kosova, pas gati 700-vjetësh, mes përgjakjes, therorisë dhe dhimbjeve shekullore fiton lirinë e munguar, dhe kjo ngjarje madhore, kjo rilindje kombëtare, përjetohet me ovacion.
Vargje apostolikë i thuren atdheut, tokës së të parëve, martirëve dhe lirisë aq të munguar për një popull gati biblik. Simbolika e vargjeve vendos në antagonizëm të plotë modalitetet e dy popujve të kundërt. Në njërin krah ngrihet dhe lartësohet atdheu, në tjetrin krah denancohet dhe ironizohet padrejtësia shumëshekullore.


“Ti, lavire, me dorën tënde
Sikur ma ke ndrydhur zemrën time
Por kot, dora jote është këputur
Dora jote me prek me gjilpërë
Ajo fare trupin tim nuk e kalon,
Dhe tenton të më shpon?
Por ç’të shposh
Një shkëmb graniti
Që me një të prekur të vetme
Gjilpërës, çdo grimcë ia shkatërron
Dorë sate i ka mbetur vetëm hija
E ti kalbjes dot si shpëton”

Autori me të drejtë e quan “lavire”, sepse i tillë është “pushtuesi” : i padrejtë, poshtërues, gjakatar, i pabesë dhe vend i prapaskenave politike dhe historike. Rrebelimi ndaj prognozës së saj hipokrizi, postulojnë vargje të tilla, të cilat e ironizojnë pa reshtur, por tregojnë dhe të vërtetën historikë, e cila me plot të drejtë mbështetet dhe mbrohet nga kombet më të qytetëruara. Jo pa qëllim Ahmeti parabolizon mes gjilpërës “hije”, e cila dhe në grahmën e fundit kërkon të helmojë tinëzisht dhe atdheut “shkëmb”, i cili lartësohet dhe dërrmon ç do grimcë që trupin kërkon tja kafshojë pabesisht.
Vargu i fundit “Ti klabjes nuk i shpëton dot”, përmbyll bukur artistikisht, por dhe historikisht, sepse amorfizimi i ngirtur artificialisht ka rënur zhurmshëm, dhe nga gjithë kjo gërmadhë ka mbetur kujtimi i asaj të shkuare të keqe, që fatalisht lulëzonte mbi dhimbjet dhe gjakun e pafajshëm të etnitve të tjera.
Ky është një vëzhgim retrospektiv rreth portretit krijues të Ahmetit, i cili sot përbën një penelatë të re që gërvish në qiellin e madh krijues, por me veçanësinë e tij, mendimin poetik, shpirtin kreativ dhe botën e madhe plot pasion, patjetër që do të përbëjë një zë të së nesërmes tonë letrare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar .
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Midis poetikës antike dhe asaj postmoderne të Zamira Agalliut / Nga : Agron Shele
» Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen
» PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR
»  Trajtesa të temave të mëdha, plagëhapëse dhe “amortizim sjellës shpirtëror” dhe eliminacioni (Jota Fotiadhi, Ballafuti )
» POETI YNË HAXHI MUHAXHERI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: