Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

  Ave Poezia përtej eksodit të metoforave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  Empty
MesazhTitulli: Ave Poezia përtej eksodit të metoforave     Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  EmptyTue May 29, 2012 8:47 am

Artikulli i poetes dhe studiueses Alisa Velaj mbi poetiken e Gentjan Banaj, botuar ne gazeten "Shqiptarja.com".
Gazeta ne faqen e saj kulturore:" Rilindasi Suplemet" ka perfshire e studimin mbi metaforen meme te poetikes se librit "Ikona te thyera"

 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  Gazeta10





 Ave Poezia përtej eksodit të metoforave  Genti10
Gentian Banaj

E zhbërë në kohë dhe përtejkohë ikja nuk do të ishte asgjë më shumë se një ardhje krejt e pakuptimtë. Koha do të përmbante vetëm ikjen, ndërsa përtejkoha një dejavu të asaj që mund të kish qenë dikur ikje, ose edhe që s’mund të kish qenë. Eksode tw vogla të papritura, ndaj edhe kthimi zor se mund të kategorizohet diku, qoftë si dukuri, qoftë si nocion. Po si qëndron lidhja mes shenjës dhe të shenjuarit në këtë botë poetike? Në pamje të parë duket si një lidhje arbitrare, larg çdo lloj qëllimshmërie apo shkakësie. Por po të thellohemi ca më tepëer, kjo lidhje nuk është aspak arbitrare. Metaforat fshehin dukshëm një realitet vazhdimisht në ikje, me kthime veçse të supozuara prej recepientit të poezisë
Shtegëtari lufton mbi lamtumirat.
Përtejkoha është ajo që vendos fije të padukshme me ekzistencën, e cila herë përkapet me një lehtësi të pamasë dhe herë shket nëpër hapësira qiellore. Metafora e lamtumirës fiton këtu epërsi mbi çdo metaforë tjetër dhe shndërrohet në “metaforën mëmë” . Metafora mëmë është burimi ku ka zanafillën çdo eksod, e mbi të gjitha eksodi prej vetvetes. Më i dhimbshmi dhe më tragjiku prej gjithe eksodeve në poezinë e Banajt, pasi aty raporti mes shenjës dhe të shenjuarit bëhet aq komnpakt, sa çdo grimcë oksigjeni e ka të pamundur të depërtojë. Shtegwtari ikën pa e kthyer kokën pas, merr pjesë të unit të tij ndër duar dhe dashur padashur bëhet rob i këtyre copërave. Nëse guxon ta hedhë ndonjërën prej tyre në humnerë, ajo jep shpirt si qiriri, ose thënë ndryshe ribëhet prapë në forma të tjera, duke e ndjekur shtegëtarin pas deri në vdekje. Poeti e dëshiron praninë e munguar vetëm atëherë kur ajo ka lidhje me kujtime që sjellin ende dritë, sado e largët të jetë kjo e fundit. Lindjet, perëndimet, vjeshta, klithmat, vajtojcat, fëmijët që rendin nga një kohë në tjetrën mbartin herë një dritë që mezi shihet, e herë feksje të forta tragjike, të cilat e trullosin kalimtarin deri ne topitje.
Copëz zogu që vdiq
Stisur mbi një dru vjeshte
Në një mot të padëshiruar.
Në vargjet e Banajt ka kaq shumë nostalgji, kaq shumë dhimbje të bukura, sa uni njerëzor përjeton vazhdimisht një gjendje të pakthyeshme malli për çdo gjë që e ka bërë atë të jetë Njeri. Mall për të shkuarën dhe mall për të ardhmen. Kjo e fundit dimensionohet në gjërat që edhe pse ende nuk kanë ardhur, edhe ato një ditë do të ikin. Në gjendje të patrajta, të cilat kanë qenë aty që prej fillimeve të shpirtit njerëzor, por ende s’u ka ardhur koha të vijnë në jetë.
Në poezinë “Fëmijë të lagjes sime” shtëpiza është metafora e ikjeve dhe e kthimeve, nostalgjisë dhe mallit, deshirave dhe zhgënjimeve, ankthit dhe dezertimit…Në fund të fundit është përherë i njëjti prag ai ku mbështesim kokën. Ata që ndryshojmë jemi ne dhe jo pragjet. Ndonëse optika e vështrimit na sjell një objektiv të përmbysur të teoremës së mësipërme. Dhe e dini pse ndodh e gjithe kjo? Ngaqë njeriu e ka përherë të vështirë, për të mos thënë gati të pamundur ta pranojë humbjen.
Përtejkoha rikrijon humbjet plot tinguj, ritëm dhe ngjyra. Të gjitha këto në një tel të këputur kitare, në një mundim sizifian për të rikrijuar dritën. Si pikas me mjaft elegancë edhe poeti Sabit Idrizi “Në përmbledhjen me poezi Ikona të thyera hetohet një përpjekje sizifiane e autorit për të dalë nga nata dhe për t’u futur hullive të pafundme të dritës”.

Një shupë dhe
Dhe “ish asgjë” drita.
Vjen një moment dhe drita është me të vërtetë asgjë në kohë. Koha konsumohet në çaste, të cilat kanë nevojë të jetojnë me energji drite dhe kur mbarojnë këto çaste, mbaron edhe drita. Thënë ndryshe, kur energjia e dritës mbaron, shuhen edhe çastet. Kitara si tingull jete kthehet ne gjysmë varr, por ama jo në varr të plotë, pasi pikërisht në çastin kur bije nata poeti nis përpjekjet sizifiane. Nis eksodin e dhimbshëm të dritës. Dhe e gjitha kjo s’është gjë tjetër veçse kalimi nga Koha në Përtejkohë. Por nëse kjo e fundit do të përmbante vetëm pengje dhe nostalgji pa fund të shtegëtarit, udhëtimi nuk do të vlente aspak.. Ardhja edhe po të ndodhte do të ishte e zbrazët e pa kuptim.. “Aspak i lehtë udhëtimi nëpër këtë përditshmëri të përhirtë , e cila ia thith ngjyrën çdo gjëje të bukur. Është me fat ai që mbart “mallikimin e muzave dhe rrugëton me dashurinë”, na shkuan poeti tjetër Gani Balliu për vëllimin Ikona të thyera. Lidhja mes shenjës dhe shenjuesit fillon e bëhet joarbitrare pikërisht në këtë pikë, kur lexuesi ndjen se të shenjuarit janë po ata, mërgimtarë të së njëjteës ikje, pavarësisht emrave të tyre të ndryshëm. Dhe për të përmbyllur këto shkrim do të doja të citoja një poezi të shkurtër të Banajt, e cila për mendimin tim, jo vetëm që është poezia më ë mirë e këtij vëllimi, por është edhe simfonia që çdo qenie në arrati e eksodit do të këndonte kur të shkonte këmbëzbathur mbi dhimbjen e tij.
Maria e kaltër
Maria
Avitet në një mug
Rizgjon një shenjt të përgjumur
Ikën e kaltër qiell rrugë…
Ave ylber në mug…
Maria

Ave Maria si Përtejkohë. Ave Maria si metafora mëmë.

KITARA


Një tel këputet
Kitaristi shpohet në sy
Nota vdes, gjysmë kitarist
Gjysmë varr kitara.


PEIZAZH ME ERE

Mbi xham
Vjeshta shkelmon me gjethe të verdha.
Ngrohtësia
Ftohet në shiun çapkën.

Pemët e shkundura
Duken si prindër në eksodin e fëmijëve.

Gjethet
Era i kreh
Diku në tjetër dhe`.

Qielli hesht.

Prolog perëndimesh.

Pranvera vdiq përfundimisht
Në muzg.

Kopshtari shënon me kryq
Nje tjetër trung.

FËMIJË TË LAGJES SIME


Luanin të qeshur ata fëmijë
Vraponin
Në rrugicën e ngushtë të shtëpisë time të vjetër.

Ishte më e gjerë kjo rrugicë dhe
S`kishte kufij me mure të larta sa ditët e fëmijërisë time.

Këta fëmijë vrapojnë mbi një karrocë bebesh.

Atje është dhe buzëqeshja jote e dlirë dashuria ime
dhe s`kishte kufij dhe mure
të gjerë sa humbja dhe ndarja jonë.

Ç`kam një dëshirë ti shtyj të gjithë këta djem
Me një klithmë trumcaku mbi këtë lojë
Të mbetur si relike e fjalëve të tua
Kur unë me pantallona të shkurtra pasditesh
Dëgjoja qeshjen dhe thirrjen tënde..”shoku im, shoku im”,

Por kam frikë se do ta vras lojën
Me shpatullat prej burri
E duart e mbushura me lot nga malli për ty.

S`kishte gardhe dhe kufij midis shtëpive.

Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër
Me një gurëz pragu e kam gdhendur emrin tënd
Dhe aromën tënde në këtë kopsht të vogël ëndrrash
E kam ruajtur
Dhe përqafimin tënd
Kur ti rrije si një verore në qafën time.

Dhe s`kishte mure fëmijëria....
Të larta sa ky shtat i trishtë burri.

Ja dhe dera ku është shkruajtur dita e fundit.

Tani është harruar, bashkë me fjalët e gjyshes
“mos e hap atë derë bir…të ikën fëmijëria, birooo”.

Por ika unë prej asaj dere dhe sërish nuk guxoj ta prek
…se ikin këta fëmijë që vrapojnë
ikën dhe ti
dhe fjalët e tua
“shoku im....shoku im”
e bëhem sërish ky trishtim,
I gjerë sa mungesa jote,
I lartë sa ky mur që nuk më lë të të shoh .

Po kalbet kjo derë,
Ndoshta nga lotët
Dhe ca nga flokët e tu të verdhë
Kanë mbetur si ditët tona
Në të çarat e saj.

Dhe e shkruaj përsëri emrin tënd dhe emrin tim
Në një gur të djegur......
….e nuk rritem kurrë për ty,
Moj shtëpiza ime e vjetër !


COPËZ ZOGU MBI DRU

Një pendë zogu
Karfoset drurëve.

Si dezertore e luftës me qiejt
Valvitet,
flamur viktime në erë.

Shtegetari lufton mbi lamtumirat.

Nuk është koha për të vdekur!

Moti me diell pret në atdhe të ri,
Me gjithë cicërimat e vajit për të rënët.

Ndoshta kthehen-penda pret.
Ose, fatkeqe vdes.

Vdes penda në pritje.
Bija e krahut,
copëz zogu qe vdiq
Stisur mbi një dru vjeshte
Në një mot të padëshiruar.

Varrin tek era ka,
Tek era
Që mbreh kujen e mortit
Si nënë gjëmëmadhe
E lajmëron me pendë pa varr
Shtegëtim,
Shtegëtim.


PASTHIRRMA SI NJË SHTUPË DHE

Një shtupë dhe`
Dhe ‘ish asgjë’ drita.

Jeta gugat si pëllumb i verbër
në këngën funebre të varrezës

Psherëtimë në grykë.

Ehhh…
Porta kërkëllin
Në laringun e varrezës
Ku mermerët si pulbardha
Emra mbajnë në krahë.

Tremben.
Kushedi ç’pulbardhë vjen ?
Ç’brengë do të mbaj në pendë ?
Ç’emër do të shenjtërojë
në barkun e dheut ?

Me një pasthirrmë
Gjysma e jetës vdes në kraharor
E gjysma
Ndjek kujën në pendët e mermerta
Ku kullosin pulëbardha
Fluturim-thyera.


PRANVERË DHE KORB

Një pranverë e klithur!
Dhe mbytet syri i shkruar me natyrë.

Ngjyrat shuhen ngadalë.

Një zog
Pëllumb a korb të jetë?
Vërtitet
Herë në pranverë
Herë në klithje.

IKJE

Hapat,
Kryejnë ritual ikjeje.

Mendimi trokon me hapa të ikuri.

Shoh flokët ku lindi dielli
Dhe kuptoj që jam perëndim.


KUR UNË….

Të flisja për ëndrrën time
Në shtratin e mbushur
me gjethe trëndafilash

Një qiri dha shpirt.

I kisha ndezur dritëzat për romancë
Dhe lotët më bëheshin gjethe
Që të vishnin ty me ikje në vjeshtën e parë.

PA KUJE


Mbrëmje.
Akrepat thyejnë mesnatën.

Ding-dongu
Përvajshëm përkujtoi ditën
Në këtë çast moskohe.

Pa kuje, klithma
Pa vajtojca
E prap vdekja ishte nën çati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Ave Poezia përtej eksodit të metoforave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Loreta Schillock, Drita Ademi (Hrsg.): Përtej harrimit - Jenseits des Vergessens
» Poezia bashkëkohore amerikane
» POEZIA SI KOHË DHE BASHKËKOHËSI
» Poezia " Pa titull " nga Eva Hila
» Poezia "Flamurit" nga Xhelal Ademi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: