Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit Empty
MesazhTitulli: 29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit   29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit EmptyMon Sep 24, 2012 8:09 am

29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit
Manifestimi poetik i Ndryshimit


Kristaq F Shabani
LNPSHA "PEGASI " ALBANIA

Në tryezë diskutimi para eventit



Mundësia e konceptimit të ndryshimit dhe nisja për realizim
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit Krista10

nga Kristaq F. Shabani

President LNPSHA "Pegasi" Albania



Hyrësi në “panoramë “....

29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit Foto_p10

Poetët, shkrimtarët, artistët janë pjesëmarrës dhe interpretë në këtë ngjarje madhore Manifestim për një “Botë Ndryshe”, në të cilën më datën 29 shtator 2012, në të gjithë botën, në të njëjtën kohë, në 115 shtete, në rreth 700 qendra, do të ndihet fuqishëm me mendimin e përparuar, nxitës, udhërrëfyes : zëri i 100000 poetë, të cilët paqësisht do të leksionojnë poetikisht, do të shprehin mendimin e tyre dinamik, duke paraqitur anët e këndvështruara në një sy tjetër, që kurrsesi nuk mund ta këndvështrojë një sy i verbëruar..., një shpirt i pashpirt, ose gjysmëshpirt..., një mendësi me mentalitet tabu.


Interpretët e këtij akti përmastivë....

Poetët, Krijuesit, si idolë horoskopikë, gjithmonë kanë patur aftësinë e veçantë, privilegjin të parashikojnë dhe të përpunojnë plane të menduara mirë, duke futur në thelb dhe në periferi maja’ entuziazmi. Një sjellësi kjo profetike. “Avujt”, që prodhon kjo maja’ janë dehës dhe nxitës. Këta avuj dallgëzohen dhe shpërthejnë në një kor harbues, i cili pronësohet nga të dobtit. Në këtë rast e dobta merr një forcë në pamje të fortë dhe niset në një gjetje entuziazte dhe shpërthyese për të fituar analizë deduksionale të gjendjes në të cilën ndodhet sot kjo botë ...

Pse kjo gjetje: Shtatori? E lidhur me lëngun limfatk gjallësor

Shtatori, pa dyshesë, po merr një ngjyrim të një kahje të ndryshesës dhe nënshkruan një ditë historike poetike, artistike për të shpalosur një përnisje dhe përndritje dritërore, inkadeshente për të Nesërmen e Botës, për të ndryshuar kursin e saj, për eliminimin e negativitetit të vet, që, hera - herës kthehet në një kryefjalë negative, të mërzitshme, e cila shkakton dhimbje, lotime, mungesë shpresimi, pasqyrim të thyer, tablo mjerane, përmastivitet te plagimeve rëndësore, ku jeta njerëzore meitizohet, kotësohet, drithërohet, asfiksohet...
Kjo botë ka harbim të paligjshëm sakrifikimi. Kështu ka ndodhur para epokës së re, në epokën e re dhe dukuri të tilla të qarta ka dhe në epokën e moderuar, në të cilën mendojmë se jetojmë, duke u veshur me rekuizitë imazhi.

Gjithmonë gjatë gjithë kohëve poetët kanë qenë në Pika Vrojtimi dhe në Pararojë mendimore dhe, në këtë nismë përmastive, këtë duam të bëjmë për herë të dytë më 29 shtator 2012.



Thelbi i Parë

Naiviteti të vërtit..., përqëndrimi dhe nisiativa të zjarrmon...


Të sakrifikuarit, nismëtorët, urrejtësit, “histerikët”, çmendurakët”, belbëzakët, populistët, të “pompuarit”, shërbyesit, të dobtit, përdorën, si masha nga të fortët dhe, kur sakrifikohet kjo masë, përdoret “dobësia”, sa dhe vetë e forta zotëruese, me pamje “senatoriale “ befasohet! Kur arrihet në pikësynimin e duhur, ku çdo gjë zhvishet dhe e dobta lakuriqëzohet, edhe “turpin” lakuriq, pavarësisht se tenton ta mbulojë .... Lufta e Parë, Lufta e Dytë , Lufta e Ftohtë, krizat ekonomike, ekologjike, pasojat e rënda të sistemit. Tradhtia ndaj Hënës “ është fshehur dhe vijon të fshehet me çertifikatë nderi!.... Duhet ngritur mbi këtë “Ndërteseë gjigante ”, ecila të jep pamjen e sheqerosur në pamje , por brendësia e saj ka tjetër tablo...
“Sa më naiv të jetë një popull, aq më lehtë mund ta vërtitësh si të duash” ka cituar parabolikisht dhe shprehimisht më një mendjemprehëtësi fine, dikur Romen Rolan. Në këtë kontekst poetët , artistët apelojnë te popujt e tyre dhe popujt e tjerë të Botës që të lënë përgjumjen, të hapin sytë dhe t’i largohen vrapimthi naivitetit me pasoja dhe të ndikojnë te liderët, të kërkojnë ide të reja për ndryshim të gjendjes...



Thelbi i Dytë
Negativiteti frenues , stopues i progresives


Historianët e dikurshëm po e kuptojnë se kanë qenë “mariontea”, po historianët e sotëm, po sociologët, etnologët, psikologët, sociolinguistikët, gjuhëtarët , studiuesit çfarë janë?
Transformim gjendjeje, sipas oreksit dinamik në kahje të negativitetit dhe ngjyrimit, duke lenë në hije realistikën. Moslëshimi i pushtetit, në disa vende është një shënjë apo ogur i “mirë” që tregon thelbin e veprimit regresiv, shkelmim me keqdashje të demokratizimit të brishtë, transmetim të qëndrimeve përfitues në pushtete, përcjellje të mezazheve gjoja të ëmbla të titullimeve dhe “arritjeve” . Mbiemri apo përafërsia e tij zbulon thelbin e verdhë .. Skeptër pushteti, apo mbreti që përcillet. Privilegji hap krahët shekullorë ..., t cilët thonjëzojnë...
Vilat politike modelohen me elementë të vjetër apo të prejardhur nga shtresa e edukuar për të mbajtur gjithmoën peshën e vet “udhëheqëse”, duke ngadalësuar hapin progresiv ... Në maja pushteti dalin jo plotësi kulturore dhe aftësi drejtuese dhe këto sjellin pasojëzimin shoqëror dhe anormalitetin, stopojnë ecurinë ...



Thelbi i tretë
Vëllazërimi universal “objekt” ... A mund të kapet Maja ?!


O Botë me gërsheta të shpleksura, nuk të përfytyroj dot pa servilë dhe inforamtorë, pa prostituim, kremastim të mishit të bardhë, pa cënim të drejtave njerëzore, pa sensacionalitet drogimi, pa eliminime me koeficente të larta mosekzistencë..., pa luftra të drejtpërdrejta dhe kamuflime qëllimesh për akaparime vendesh, shtetesh , hapësira dhe ndarje zonash influente.
Vëllazërimi universal... Liria diçka e natyrshme për një shpirt të fuqishëm. ‘Stilimet”: e para për vëllazërimin universal, harmoninë midis njerëzve, kombeve dhe krijimin e hapësirave të lira për shkëmbim dhe kontribut vlerash janë prekur dhe trajtuar që nga njerëzit e mëdhenj të Lashtësisë.
Një nga startimet ai i Zhyl Romen, i cili ngriti monumetalisht poemën hapësirëgjerë “Evropa”... Pa tij Zhorzh Dyamel, Sharl Vitraku, Dyrten, Rëne Arloi, Zhan Rishar Bloku, të grupuar te “Abei”, ishin nismëtarët e të qenurit evropin. Lirizmi i Verfelit në Gjermani i jep tonalizim lirik vëllazërimit universal apo Rëne Shikleja, alsasiani, që fati e kishte vendosur midis dy kombeve dhe punonte për mirëkuptim të ndërsjelltë. Ishte krijuar një rrymë e fuqishme e udhëhequr nga Romeo Rolan, i konsideruar me të drejtë, “kampion i vëllazërimit universal “, i cili kërkonte që në errësirën evropiane të sillte agimin. Romani i tij më i fuqishëm se himnet, panfletet, protestat..., u motivua “Ndërgjegja e Evropës”. Gjithmonë mendimtarët janë të zbehtë në pamje fizike, thatanikë, por kanë një ndriçim të nëndheshëm si diell. Simbolizimet e vëllazërisë janë të spikatur. ‘Truvëllazërorët dhe hap rrugën...”







Telbi i katërt
Dritëpërhapja ... buron nga mençuria ekstreme



Truri i poetëve dhe artistëve është gjithmoën në lëvizje që përpiqet, mbart, kërkon, përcjell realitete, fikson .. humbet qeliza. Gjithmonë e pësojnë të mençurit dhe dritëpërhapësit e dritës!
Nga vetë natyra krijuesit janë një shpirt i fuqishëm, që s’tundohet para presioneve më të fuqishme , kjo e predikuar ng a ai predikim “realizant” :“Liria që njeh kufizim...”.
Ideja e fermentimit të “eliminimit “ fizik buron nga ajo pjesë e mugulluar e nënvetëdijes njerëzore atë, që Frojdi, me inteligjencën e tij, e kategorizoi “përçmim të kulturës”, një gijotinë e menduar e eliminimit të qenies njerëzore...
Anakronizmi kriminal sfidon, në mes të shekullit apo të mijëvjeçarit të ashquajtur të zhvillimit dhe në mes të sistemit të mirëqenieve të përgjithshme! Habitësi në forcë të trembëdhjetë, s’ do të motivohej kjo, nëse i referoheshim numrit dhe shtimit të rretheve danteske?! ... Prania e mjeteve vrasese jep hapësira logjike përdorimi ... Një dëshirë komike kjo e eliminimit njerëzor! Kujtoni Lisaerin. Truri i këtij poeti shkroi poezinë “Kënga e urrejtjes ndaj Anglisë”, ku fshihej githë histeria e çmendurisë ndaj një vendi , por pati fat të keq: poema u shpërbë dhe autori u flak ...



Thelbi i pestë
Ta ruajmë dijen e përfituar ... dhe ta tansmetojmë ... A mundtë kryqëzohet dija ?


Një citim logjik i Romeo Rolanit përsëri: “Jo nuk do t’i braktis kurrë miqte e mi lexues !” Në veprën e tij “Sipër kacafytjes” tregoi, parasëgjithash, se kombet duhet të kënë dashuri shpirtërore... Ae kanë apo e dëshmojnë në kohën në të cilën jetojmë? Kërkojnë pushtime dhe të “ëmbla” të tokave, të deteve, të qiejve, duke treguar pangopësi ekstreme dhe vënie kushte ndaj njëri - tjetrit .. Eksportime të mendimit .

Torturimi i rëndë i kulturës dhe i krijuesve të saj nga një pjesë e shoqërisë së sotme botërore. Vetëm një shembull ilustrues: Në Luftën e Dytë Botërore, në përgatitjet e ethshme u asgjësuan veprat e Hajrih Hajnes, Tomas Manit, Ajnshtajnit, Fojdit, Verfelit , Cvajgut e tjerë. Faniten sot fjalët lapidarë tëStefan Cvajgut të madh, të cilat lapidarizohen sot: “Kënaqësia ime modeste është se kam mundur të inatos njeriun e përkohshëm, më të pushtetshëm të kohërave moderne, Adolf Hitlerin...” Aso kohe Cvajgu kishte botuar veprën e tij “E fshehta përvëluese”, e cila, dhe në titull, përvëlonte me idetë e predominimit fshehtas të ironisë së madhe të parësisë ariane, që ishte thelbi i teorisë “Lufta ime” të Adolf Hitlerit. Eh, ç’fat patën ato libra! U mbërthyen në të ashquajturat “Shtylla të turpit” me gozhdë. Në shekullin e XX hidhte valle në pistë Mesjeta e shumëpërfolur e këtij asgjësimi kulturor; përsëritje e fazimeve të epokave ku Mesjeta sfidonte me modën e saj të “kryqëzimit”!... Sa arkiva të djegur! Sa dokumente të asgjësuara, sa kronika, sa shtrembërime inatçore, sa eliminime me dashje njerëzish të mëdhenj, sa kundërvënie të mëdha të sajuara, sa çuarje në atentatime - vetëvrasje!... Historia dëshmon veprimet e kundërvënies dhe të “akteve tragjikë” nga kryqëzuesit e dijes . Është një stil i formuar i “teoricionit të eliminimit fiziko-kulturor...” Dhe gjithçka u hidhej Qiejve!... Qiejt kanë fajet e tyre, pse në hapësirën tokësore hedhin vetëtimat dhe këto vetëtima vrasëse vrasin lemerisht “objektiva” të dijes, duke proklamuar e duke simbolizuar atë që kështu “donte” Zoti i plotfuqishëm!... Ky ishte një gënjim i madh i përpunuar në tru të nxehtë që, për të vegjetuar vetëm, “sakrilegjojnë” dhe flijojnë jetë njerëzish duke i kurbanizuar për të mirën e pjesës tjetër, e cila duhet të jetojë... Edhe sistemi komunist i mitëzuar “si një sistem që ruan pasurinë dhe kulturën njerëzore”, paçka se në “partiturë notash” apo në fasadë “ruajti” vlerat në thelb sulmoi, copëtoi, separatizoi vlerat, duke bërë ndarje vlerash, sipas pëlqesës dhe viganë të mendimit i parceloi. Fishta, Konica e shumë të tjerë patën këtë fat të rëndë. Gjatë gjithë ekzistencës edhe ne si Komb, njerëzit kryefjalë kanë qenë në represion , në tentim eliminimi dhe eliminim , nga ashpërsia e luftës së teorisë dhe prakticitetit te menduar, për të na “prerë e sakatuar gjuhën” , për të mos e shkruar atë ... Të sakrifikuarit për këtë çështje të madhe? Shumë , të cilët janë sot në Altarin e Krenimit tonë...“Edhe sot me pashje ose pa dashje krijohen aludime, ndërrmen pa mend procese të “harrimit” të gjuhës së mëëms”, lënie të fëmijëve pa u shkolluar në gjuhën e mëmës e tjera fenomene këto të rrezikshme ... “Kryqëzimi i dijes”a nuk është një akt i eliminimit të asaj që ka krijuar dhe prodhuar mençuria njerëzore?... Mbi dijen vijnë herë rryma të nxehta e herë të ftohta akull! Le të përcjellim mesazhin e madh: “Ta ruajnë Dijen!” duke e konsideruar një “relik” të mrekullueshëm e të nevojshëm, sepse ajo është refleks i artë i vetëdijes sonë kombëtare dhe na ndërgjegjëson për të vijuar në ndryshimin e vetvetes dhe në kontekstin përgjithshëm për të ndryshuar vetë Botën, duke e filluar nga thelbi....



Përfundimi logjik
A mund të kthesohet?

Logjika e përdorur përgjigjet në sensin e pozitivitetit, kur kombiohen të gjithë faktorët aktrues…, kur Mendja Njerëzore veprimohet në tendencën e caktuar …
Tiranë, 20 shtator 2012
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
29 shtatori 2012 , Dita e Ndryshimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Autorët Internacional , pjesëmarrës me poezitë e tyre në manifestimet letrare 28-29 shtator 2012

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: