Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 PËRROI I NUSES / Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të autores Natasha Xhelili

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  Empty
MesazhTitulli: PËRROI I NUSES / Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të autores Natasha Xhelili    PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  EmptyThu Sep 11, 2014 9:22 am


PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  Natash10


Natasha Xhelili




PËRROI I NUSES  /   Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të  autores Natasha Xhelili  10620710



PËRROI I NUSES


Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të autores Natasha Xhelili




Papritur moti ndryshoi. Një erë e nxituar vraponte duke shpërndarë retë me tërbimin e një demi në rrugicat e ngushta të Spanjës. Ai derdhet si një lumë drejt madhështisë,ndërsa era frynte në të gjitha drejtimet pa u lodhur, e ngarkuar me një shi që nuk vonoi të vinte vrullshëm në krahët e saj. Jo vetëm era, po gjithçka vraponte. Gjethet e zverdhura të vjeshtës, ashtu të lodhura, shkëputeshin shpejt nga degët, filli i mendimit nga lastarët e brengave e halleve, petalet e vona të luleve ngarkonin me aromë këtë lëvizshmëri që përplasej si dallgë në faqen e malit, vetëm burimet rridhnin të qetë në shtratin e përhershëm duke mërmëritur një refren që ndërrohej shpejt sipas lartësisë së rënies. Pas dritares njerëzit shijojnë paprekshmërinë nga lëvizja, po jo nga zërat e natyrës. Shiu erdhi i fortë e i rrëmbyeshëm, por nga lodhja u bë i butë e i këndshëm duke prekur tokën me përkëdhelje. Nën ritmin e tij vjen një gjumë i thellë dhe një heshtje me një atmosferë të rëndë që nuk guxon ta thyejë kush. Ai që bërtet nën ritmin e derdhjes së ujëvarës së krijuar është përroi…
Ai gjendej në anë të fshatit, i pyllëzuar me shkurre të dendura në dy anët e tij. Duke luftuar për mbijetesë ato zgjaten e zgjaten pastaj përkulen nga dobësia si gjymtyrët e rritura para kohe të një adoleshenti që nuk kontrollon dot këtë rritje. Shkurret anësore kanë pamje të ndryshme; ato janë më të fuqishme, dhe pjesa më e madhe e tyre kanë marrë një ngjyrë të kuqërremtë në portokalli që të zmbraps mërzinë. Ai është një vend i fshehtë që të gjithë e kanë zili. Fshehtësia aty gjendet midis gjethnajës pambarim që nuk të lejon të shohësh thellësinë.
Në shtratin e tij gjendet “varri” i një nuseje. Përroi kujdeset për varrin e trupin e saj prej shumë vitesh, që kur ajo dha frymën e fundit aty, duke i besuar atij sekretin më të madh. Askush nuk e pyet dot përroin për këtë gjë. Dhe ai qëndron krenar sa herë që kujtohet ajo ngjarje në bisedat e gjata pranë zjarrit natën vonë të të pagjumëve. Ajo histori kishte prekur disa familje drejtpërdrejtë dhe kishte rritur një djalë jetim, që shkon shpesh te përroi të thërras për ndihmë nënën që nuk e ka parë kurrë. Tregojnë se ai është futur në atë xhungël për të gjetur diçka më shumë se ajo histori e dhimbshme që u tret aty duke lënë shumë “pse” nga pas. Të tjerë tregojnë se ai kishte gjetur aty një gjurmë komunikimi me të ëmën dhe vinte te ajo për të kërkuar këshilla. Madje dikush betohej ta kishte parë mbështetur te druri i një shkurreje të moçme, atje në gji të përroit, duke përkëdhelur një shkurre të re dhe duke e quajtur “nënë”. Të ishin të vërteta historitë e metamorfizimit? Si e kishte kuptuar djali këtë? Çfarë shenje mund t`i kishte dhënë? Si mund të kujdesej ajo për të? Si mund të merreshin vesh me njëri-tjetrin? Kaq shumë pyetje për gjërat ndoshta më të thjeshta e më natyrale të jetës. Zanafilla e mbuluar me tis mosbesimi merr forma të ndryshme, për të treguar misionin më lashtë e instiktiv të jetës, vazhdimësinë. Duke mbështetur faqet mbi gjethet-duar ai mund t`i dorëzohet asaj si prehrit të nënës ngrohtësinë e të cilit nuk e ka ndjerë kurrë. Ajo vetëm mund t`i pranojë në heshtje rënkimet dhe ankesat e tij duke pohuar me kryeneçësi se po kryen një detyrë që njerëzit nuk e kanë realizuar dot; të fitojnë besimin e tij të pakushtëzuar. Fytyra e nënës ka vetëm pamje të ndryshme, po ngrohtësi të njëjtë.
Kur kjo rrëmujë e madhe që u shndërrua në shi mbaroi djali kaloi rastësisht anës përroit. Pamja iu duk e mjerë. Shkurret rreth e rreth ishin prerë dhe humnera kishte hapur gojën e madhe të gjethtë e mbetur e zhveshur. Në dy-tri vende gjendeshin grumbuj të mëdhenj mbeturinash që tani pas shiut vinin një erë e keqe. Ata po e përdhosnin përsëri figurën e saj. Tani në mënyrën më të përvajshme, duke hedhur baltë moderne mbi kujtimin e saj. U ndie i pafuqishëm. Trupi i nuses rënkonte nën peshën e mbeturinave. Bebelinat krekoseshin si kapele mbi kryet e harlisura të shkurreve. Aroma e pakëndshme e prishte imazhin e tij për këtë vend të shenjtë. Thirri me të madhe. Dëgjoi një jehonë: ishte përgjigjja mëmësore, ulërima e saj. Era i kishte hapur mbeturinat ngado dhe qeset valëviteshin si flamuj të bardhë: ajo po dorëzohej përsëri nën shkelmimin e tyre, njësoj si atëherë kur duke mos duruar dot fjalët e nisura nga gojët e liga kishte fluturuar mbi përrua për të ndjerë lirinë ta pushtonte e ta dorëzonte në gjirin e përroit. Nuk ia kishin gjetur dot trupin. Ata nuk e dinin se ajo kishte fluturuar drejt asaj thellësie. Ajo thjesht kishte humbur duke lënë djalin e porsalindur në djepin e vet. Gjiri i saj kishte plasur nga mosmundësia e mëkimit të foshnjës, dora nga mospërkëdheljet e saj, veshët nga moscicërimat, sytë nga mosgëzimi, trupi e kërkonte ende atë krijesë që sa ishte shkëputur prej tij. Ajo i ishte dorëzuar pabesisë dhe mentalitetit egoist që e rrethonte. Një ninullë u dëgjua për një kohë të gjatë nga kalimtarët që u bë shkak për fillimin e kërkimeve të trupit të saj në përrua. Aty gjetën copa prej fustanit të saj dhe e kuptuan çfarë kishte guxuar të bënte. Disave u erdhi keq dhe u penduan për fjalët e padrejta që kishin thënë për të, të tjerë i shtuan ato duke rrëmuar më tej plagën e hapur të familjes. Por askush nuk e kërkoi të drejtën e saj. Një grua që vetëvritej nuk meritonte të diskutohej për fajin e fatin e saj. Ato ishin të vendosura e të vulosura me gjuhën e nepërkave që nuk hoqën dorë nga ligësia e tyre dhe kur e kishin mposhtur mirësinë, kur e kishin groposur atë njëherë e përgjithmonë. Alibia e tyre do të qëndronte gjatë derisa më në fund një plakë që ishte duke vdekur tregoi një të vërtetë të dhimbshme që ishte ruajtur deri atëherë me fanatizëm dhe jo vetëm prej saj. Ajo shpjegoi se gjithçka kishte filluar kur një familje kishte kërkuar dorën e saj për djalin dhe babai i vajzës nuk kishte pranuar. Po ndërsa atyre u kishte ngelur fort qejfi për këtë, babai i saj e kishte harruar fare dhe kishte pranuar kur një familje tjetër po nga ai fshat e kishte kërkuar nuse për djalin. Mëria e lindur ishte aq e thellë sa ata kishin përhapur lloj - lloj fjalësh për të duke i bërë edhe të besueshme. Lindja e djalit kishte dhënë mundësinë për thashethemin e fundit më absurd se të parët: fëmija nuk ishte i të shoqit. Nusja nuk e duroi dot këtë gjë. Në ethet e lehonisë së parë kishte përfunduar në shtratin e vrazhdë të përroit. Një legjendë e gjallë, si të gjitha legjendat. Me pakëz ngjyrë realiteti dhe shumë fantazi. Në cdo tregim e ritregim të ngjarjes, shtohej një detaj që sa vinte e fuqizohej. Një vdekje e kurdisur në trurin disa njerëzve që përpiqen të jenë bujar në dukje, po përbrenda u zien gjaku i një shpirti djallëzor.
I pari që e quajti “përroi i nuses” nuk dihet se kush ishte po ky emërtim filloi të përdorej gjithnjë e më shpesh i shoqëruar edhe me një lloj ëmbëlsie në dukje. Po ai që ishte gjunjëzuar atje dhe dëgjonte jehonën e zërit të saj nuk kishte gjetur askund një fije ëmbëlsie përveçse në jehonën e zërit që i kthehej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
PËRROI I NUSES / Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të autores Natasha Xhelili
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Natasha Xhelili
» HAKMARRJA / Tregim nga Natasha Xhelili
» Poezi lirike nga Natasha Xhelili
» Poezi nga Natasha Limaj
» Poezi nga Astrit Balliu / Shkëputur nga Vëllimi Poetik “Princesha ime”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: