Le të ndalim pak frymën, të mbajmë një minutë heshtje për dy të rinjtë Michal Svatos dhe Anna Kosinova dhe të lutemi që shpirti i tyre të ngrihet sa më lart në qiell, që të bashkohet me engjëjt e kësaj toke!Poezi nga Lumo KolleshiVEÇ PAK MUZIKË FUNEBËRPashë foton e çiftit çek të vrarë,
Të asaj dashurie të bukur dhe aventurë,
Që deri dje miq në besë i kisha në mëhallë,
Që deri dje dhe nuk do t'i kem më kurrë.
Sot shpirtin e kam veç të pelintë,
Nuk dua asnjë këngë, veç pak muzikë funebër.
Veten pyes:pse u dashkan vrarë miqtë?
Mos bashkë po mbjellim një farë të egër?
Dhe shoh parlamentin ku qentë nxjerrin dhëmbët
Dhe syve u them: pajtoni verbërinë.
Vendi im kokën e ka vënë nga këmbët
Dhe këmbët thonë : sa mirë po rrimë.
Dhe janë po ata që mendjet tona armatosën
Dhe janë po ata që na vrasin krenarinë,
Dhe janë po ata që shpresat na varrosën
Dhe janë po ata që të huaj ma bëjnë shqiptarinë.