Përkthime dhe shqipërime nga Sinan Vaka (Antologjia e Poezisë Italiane)Xhakomo Leopardi
(1798-1837 )ImitimLarg gëmushës tënde
ku shkon moj gjethe e brishtë ?
Nga dega e një ferre
më ndau era e trishtë...
Ajo me shtjellë tek kthehej
prej pyllit për nga fusha,
me dhelë më rrëmbeu
nga faqet dhe nga gusha.
Shkoj ku shkojnë të tjerat
pas bukurisë dhe stimes,
si lulja e trëndafilit
dhe gjethja e dafinës.
Xhovani Paskoli(1855-1912)
Ditar VjeshtorÇfarë bëjnë atje mbi prag te shtëpisë
lulet tona zambakët që s'qeshin...?
Kokëulur,pa shpresë,me trishtimin e trishtë,
duke qarë vyshkin gjethet dhe heshtin.
Këtë vit ti nuk je prandaj lotët
parandjejnë edhe motin që zbehet ;
nuk ka kthim - dang e ding ! - kambanorja,
veç kurrillat : - po,po, do te kthehet.
Xhuzepe Hungareti
(1888 - 1970 )Këngë beduineNjë grua çohet dhe këndon
era e ndjek, e mrekullon ,
e shtrin përtokë gje më s'ndjen
ëndrra e bukur e rrëmben.
Kjo tokë është lakuriqe,
kjo grua është bullafiqe,
kjo erë than me suferinë
ëndrra dhe vdekja pranë rrinë.
Eugjenio Montale
( 1896 -1981 )
Cmimi NOBEL 1975* * *
Shpresa për të të parë
më braktiste ;
dhe pyeta se kjo që mbyll
çdo sens për ty, ekranin e fikur,
ka shenjat e vdekjes apo të së kaluarës ?
Brenda saj, e shprishur dhe kalimtare
çdo drita jote qe nxirë.
( Në Modena, midis portikëve,
një shërbëtor tërhiqte me ngut,
dy çakej të lidhur në zinxhirë. )