Poezi nga Grigor JovaniSHTËPIA E BREDHARAKUTShtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARITSi të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, the,
ndërsa hëna të kishte hedhur mantel
dritën aureole të grave
të frëngut Renuar.
Doja të të pengoja, të të mbaja
pranë vetes. Ish bërë njësh me hijet
e blirëve në trotuar.
QYLYMI I PENELOPËSDuke të thurur vargje një jetë të tërë,
krijova portretin tënd mbi një qylym,
grua.
Ti i shkulje nga një fije përnatë,
Penelopë.
ENGJËLL I VERBËRSi një ëngjëll qorr,
ishte ulur tek sytë e saj Dashuria.
Nuk shikonte mëkatet e mia.
Koshere bletësh buzët e saj,
pikonte mjalti dhe menta.
I rridhnin tek gjinjtë -
dy kodra të shenjta,
ku kryheshin shpesh
rituale të fshehta flijimi.
Engjëllin qorr tek sytë e saj,
e zinte gjumi.
NIMFAT
E ALEKSANDRIT TË MADHNë mbrëmje deti heshtëte.
I hidhja disa vargje të mia,
si guralecë mbi qetësinë mortore.
Mbase e zgjoja dhe thurnim bashkë
një baladë, si Iliada.
Fjalët e mia bëheshin oshëtima,
zgjonin thellësive
gorgonat bishtëgjata.
Zgjatnin kokat mbi sipërfaqen
e detit të fjetur,
“Rron mbreti Aleksandër,
në trupat tona është tretur!”
ILUZIONESa shkoj dhe i ngjaj më shumë
një shkretëtire.
Takoj përditë oaze,
me ujë dhe freski.
Pastaj e njejta ofshamë:
“Përse tallesh, Imzot,
me fatin tim të zi!”