Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
POEZI NGA EVA KACANJA EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
POEZI NGA EVA KACANJA EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
POEZI NGA EVA KACANJA EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
POEZI NGA EVA KACANJA EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
POEZI NGA EVA KACANJA EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
POEZI NGA EVA KACANJA EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
POEZI NGA EVA KACANJA EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
POEZI NGA EVA KACANJA EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
POEZI NGA EVA KACANJA EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 POEZI NGA EVA KACANJA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

POEZI NGA EVA KACANJA Empty
MesazhTitulli: POEZI NGA EVA KACANJA   POEZI NGA EVA KACANJA EmptySun Mar 09, 2014 8:51 am

POEZI NGA EVA KACANJA




“Të kundërtat e bëjnë njeriun të fortë, dallgët dhe përplasjet brenda shpirtit të tij i japin emocion. Njeriu o bindet o rebelon. Bindja është e urtë por të lë në hije. Rebelimi është i egër,i pamëshirshëm, i fortë, emocionues,gati ekzekutues por më i bukuri që mund të ekzistojë. Dhe gjëja më e bukur, kur gjithë kjo luftë ndodh brenda vetë individit.”    
                           
                                                                                                                                                           


POEZI NGA EVA KACANJA Eva11


EVA KACANJA





Ku e kam vargun?


Jeta ime ngatërruar në të njëjtat rrugë,
poezia ime po klith brenda meje,
poezia ime po çirret brenda meje,
myshqe dhimbje dhe dashurie
në muret e lagështa të shpirtit.
Ku jam e ku shkoj,
ku humbem unë ditëve të mia,
ditëve të mia ku vargu dhemb,
ku metafora gjuan,
e unë turbull në një mijë hutime,
humbur në bukën e përditshme!
të përgjërohem Zot,
vargun tim falma sot!




Arratisje


Thashë të iki pyllit sonte,
dhe pse terrin e kam frikë,
ëndrrën time bëra shoqe,
edhe rrugës ik e ik.
Pemët murgj që mërmërijnë,
hije tyre vel i grisur,
para meje një hutin,
si një djall i çakërdisur.
Nuk e pashë një trung të kalbur,
gjë pa jetë mbi tokën zi,
zemra sa s’pushoi nga frika,
dheut këputem pa fuqi.
Teksa gjaku natën ngroh,
dëgjoj ëndrrën tek më flet:
“Çohu mike, s’është asgjë,
një gërvishtje krejt e lehtë!”
Qesh aq fort sa tremb dhe pyllin,
nata qenka thjesht një rreng,
syri  territ e gjen yllin,
ëndrra agut bëhet jetë!




Për njeriun


Shkëmbinj të të njejtit mal ne njerëzit,
o Zot sa të fortë!
Dhimbjen e rrëzimit durojmë,
thelbit të zemrës
kur rrënjët shkulen,
Ne njerëzit,
gur e metal,
Ne njerëzit,
materie ku shpirti gjen strehë
e streha kurrë qetesi s’ka…
O zot,
jemi mal ne njerëzit,
se na linde jetës ,
shpresës,
na lartove Ti  pengesës.
Por të vegjël jemi Zot,
Me gjithe kocka sa një grusht,
Ç’ jemi ne para vdekjes,
Shqopë që malit bëhet prush!
Na lër Zot,
Mos na provo,
jemi shtylla njëri-tjetrit,
rruazorët vijnë me radhë,
s’shkon i riu para të vjetrit!




Kohë donacionesh!!!!!!!!!!


U shtrua gostia,
nuk jane varfanjakët,jo!
Te vegjëlit zhyten në miell,
unaza nuk gjindet,
mjeshtrat qeshin,
hahahahahahaha,
mjeshtrat me ta qeshin!
Nuk kanë emër të vegjëlit,
përunjësisht ndjekin klloçkën,
betohen për besnikëri të vegjëlit,
mjeshtrat tundin kokën.
S’ka të sosur gostia,
jo kisha,
xhamia,
as qeveria,
nuk dimë kush zemrën e bën sofër,
e sofrën pazar ku mbush torbën!
Në brazdë janë vënë të vegjëlit,
Penelopat thurin rrjetat,
Odiseja thith nargjilën,
zaret hedhin mjeshtrat!




Të digjem


Vetveten ha e dhembja skërmit dhëmbët,
Kur nata bie lodhja
plumb në shpirt,
Yjet këputen
trupin s’e mbajnë këmbët,
Ngrihet loti
qiellit i kthen yjtë.
Bota flen
Por gjumë s’kam në sy,
Kam humbur rrugën
por të kthehem s’dua,
Vetveten ha si hëna plot idhni,
Ta zbardh dhe natën,
të digjem si dragua!




Inversion


Në botën time rriten përbindëshat,
perenditë dashurohen me flakën e tyre,
në botën time u shuan diejtë,
shkëlqejnë djajtë me zjarre brirëve.
Në botën time tranden malet,
lisat ngjajnë si liliputët,
bretkët ikin nga moçalet,
kurorëzohen sot hajdutët.
Në botën time ndihesh vetëm,
llojin tim askush s’e do,
një vullnet vlen 100 euro,
për njëzet një bordero.
Bota ime,botë e shitur,
ku moral e vlerë s’ka mbetur,
Ç’i bëre vetes vaj medet!,
Judën ti e bëre mbret!




Like


Ti i bën “like” buzëqeshjes sime,
Zemra s’ka më shtrat,
një lumë dhimbje derdhet ditë e natë,
Se unë kaloj në këtë botë maskarenjsh,
Ku më trimi ka frikë të pranojë veten,
Të thotë “unë jam” pa iu dridhur qerpiku,
Lëpihet pas karrikes
Sa i thahet pështyma,
Leku ka pushtet,
i pavlerë dhe miku.
Ti i bën “like” buzëqeshjes sime,
Se ti s’e di ç’bluhet në zemër,
Në atë zgavër të drunjtë që tingull nuk nxjerr,
Me mijëra balada luhen brenda saj,
Por heronj nuk ka
Është botë  maskarenjsh,
Ku më i vogli të mbyt me hije të rëndë,
Me çehre bosi
Që nga boshi fryhet.
Ti i bën “like” buzëqeshjes sime,
Sa “like” të tjera pas lajkave të tua,
Unë mbetem borë
faqes malit shtruar,
E nën buzëqeshje
stuhinë time ruaj…!




Femër


Dhe pse çdo agim njoh drithërima,
Qe si stalaktite pezull rrinë mbi zemër,
Sikur dhe ylberin të mund të kapërceja,
Sërish do të doja të lindesha femër!





Në kupë të verës…


Në kupë të verës sime
Bukën tënde ngjyen,
Ta ndiej etjen
Ngrohur kurmit tim,
Prush i vjedhur zjarrit
Ky vështrimi yt.
Përlotem,
S’di pse më vjen ndërmend
Ajo darkë e fundit
E të kryqëzuarit tënd!
Bëj të flas,
Por ti vetëm hesht,
Dhe pse në heshtjen tënde
I tërë pylli flet.
Mbytet loti im,
Bukës ,verës ngjyer,
Thyhet krah i pishës,
Erës detit gërryer…
Je betuar thua,
Vetes je betuar,
Por mbi buzën tënde
Puthjen e lashë peng,
Brenda kupës sime
Buka jote dhemb…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
POEZI NGA EVA KACANJA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: