Poezi nga Fatime KulliFatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *Jam s’jamJam trokitja
E prekjes së vdekur,
Ajri i qiellit të zbathur.
Jam lule pa pleh
që çelin në erë të kuqe.
Kërcejtë i vadit hija,
venat e petaleve
i shkund stuhia,
Jam s’jam
Lule pikëçuditëse,
shkurre pikëpyetje....
Në gjurmë të ikjesDashuri e flakur,
lidhur ndër gishta
të epshit mizor,
lartësuar në qiell
(epsh gjoksor)
Ku të ndalet fryma
në gjuhë të errësirës...
Dashuri e plakur
kurrë s’t’i vola
të korrat e drithërimave
në gojë
të trëndafilit të djersitur.
Ankthi i hijes
së brendshme
ulërin rëndë
në gjurmë të ikjes...
Jam grua tekanjozeHumba në valët
e bebëzave të kaltra...
Tingujt e gishtërinjve
më llastojnë,
më tërbojnë....
Etje mbytet
në kështjellën e lëngëzuar...
puthje të krisura
hapin kufijtë aromë-epshorë...
...tretem në afshin e ndezur....
Jam grua tekanjoze
Më pëlqen gjunjëzimi mishtor
Varur...
....kokulur....
Gjurmët e natësGjurmët e natës
Ledhatojnë
dhimbjen time të ëmbël.
Duart e buzëve
lajnë kurrizin e natës mike
që rrëshqet si fëmijë i pambrojtur
në kraharorin që gëlon...
Falem para buzëve të egra
dritë-hije të natës
Dhimbje e ëmbël më përpin...
Ethëzim njerëzorEpshi valëtrazuar
Më gurgullon i dalldisur
në kopshtin e kroit lule-bletë...
Zhytet e mbytet
në pus të klithmës frutore...
Forma shpërbëhet...
shtëpiza mishtore
përmbytet në prurje të bardha...
Penisi çarmatos burrërinë
në shfryrjen e ethëzimit njerëzor.
Më pështyjMë puth,
më puth fort!
Kam etje ndezjeje
s’duroj dot...
Më puth...!
nëse s’mundesh
më pështyj!
MbytemiBuzë mbi buzë
në një gotë...
Mbytemi
me një gllënkë.
Kam frikëKam frikë
pushteti i perëndimit të diellit
Do t’më flakë
kthetrave të errësirës,
si krijesë e palindur.
Kam frikë
helmi i buzëve të ëmbla
do të ther
cepat e dritës së errësirës,
si ëndrrat e vdekjes
para se të lind
puthja vrastare.
Kam frikë,
sytë virgjërak të burrit
më besnik në botë,
do të vajtojnë tokën e shterpësuar,
me dhimbjen e hapësirës së zbrazur...
Kam frikë,
trupi i kotësisë më pret zërin,
si të jem dru i tharë
(në tokë frutore)
pa ma dëgjuar këngën,
që s’e kam kënduar kurrë.
Jam livadhi,
ankthi i nesërm
aromë lule-zjarri,
ku mbjell dhe vjel frutat e fshehta
të dashurisë së çmendur,
që çel në trishtimin tim.
Ngërthim mishërorErdha të shkarravis
Shtëpizën e rërës së qullur
Që dashnori i saj
S’e le kurrë të tharë.
Zëri i brendshëm
Irriton intimitetin:
Egërsohu si këto valë!
Që s’kanë ndarje, flenë dhe zgjohen
Hutohen deh tërbohen
Në gozhdët e dëshirës.
Ç’më ndjell zili
Tërbimi i këtij deti...!
Shpirti im i përflakur
S’ka turp
Para vullnetit të epshit.
Ti që më vështron si mumie
M’i kreh dëshirat i përgjumur,
A s’e ndjen shpërthimin afshndezës
Ku noton
Mes emocionit femëror
Dhe pret me endje
Ngërthimin mishëror?!
Prelud i zymtëDielli është fshehur
Drita kurvërohet dhunshëm
Me krahë të lëshuar.
Tymrat kanë barsuar Zotin.
Gjakrat janë ndezur,
Qiellit i kanë filluar
Shtërzimet.
Ajri i turbulluar
Kërkon frymë,
Fryma gjakoset
Me grushtet e saj.
Dielli është zbehur,
Gjakrat janë ndezur...
Çdo të na pjellë qielli
Nga shtërzimet...?!