Ukshin MorinaPoezi nga Ukshin Morina***Dhe vjen një ditë, që s’mund ta besosh
se ishe e kaltra qetësi e zemrës o jetë!
Dhe vjen kjo ditë,
kur sytë e tu nuk kanë më lot të qajnë
dhe as më të voglen fuqi për një dashuri të re
Dhe vjen ky çast mizor,
kur zhytesh në terr dhe më kot mban vesh
se mos ndoshta dikush troket në portë
Por jo, askush nga të dashurit e tu të zemrës.
Po kush mund të vijë ty vallë moj vetmia ime
që dergjesh nën hijen e moshës tënde?
Kush mund të ketë për ty mall,
kur pranvera të mbulojë mbi dheun tënd?
***Ti erdhe si një stuhi prej rrebeshi të detit
në errësirën e k’saj natë vere
K’tu tek jam si një yll i mërguar i qiellit
duke këmbyer
harresën e një të shkuare të vjetër me dashuri
Të ndjejë ndërsa hirëplotësia jote më fshihet në mua
si luleja e Aloes,
të ndjej ndërsa të ëmblat buzë ti puth
Ehh, po kjo është aroma e pejsazhit,
që sa herë e ndoqa mes pyjesh të humbur
nën hijen e natës që perëndon ngadalë
Aty ku shpirtin mbjella në frymëmarrjen tënde,
mbi trup ku duart shtrija si një pemë
E tash kur shpirti të rënkon si një maje e kreshpëruar,
unë nëpër të gjatën rrugë të qiellit
do të doja të isha aty si një shtrojë e butë sane
për dhembjet e tua ...
Shënim:
- Aloes, është një lule e cila lulëzon dy ose tri herë brenda një shekulli e cila gjendet ne ishullin e “Izola Bela”
- Sanë, bar i sapokositur.
GJUHA E KOBRËSTi vazhdo sa mundesh të hedhësh gurë mbi mua,
t’më shashë, t’më urresh a t’më mallkosh
më gjuhën e helmuar të kobrës
Ç’të mundësh më thuaj, djall, vagabont, sherlatanë,
donzhuan a skllav i humbur veç zemra jote të gjejë paqe
Unë s’do mund të kujtoj dot fjalët
dhe harruar kam se në ç’orë të ditës a natës më erdhën?
E di se fort të mungoj
në dhembjet e tua si një dashuri në një kohë të mbjellë në arë,
por ç’të bëj ty dashuria ime, kur fara e mbjellur qe tharë
Unë i lexoj dhembjet e tua edhe në terr
kur nata rrjedh në trazimin tim si një shi vjeshte
dhe duart e mia prekin mallkimet e tua si ishuj të vegjel
E pra, kjo është fuqia jote e urrejtjes
e cila më dënoj të hidhem në prush e të piqem
si një kalli misri për një stomak të uritur
Dua ti them të gjitha sot, se mbase dhe pushon se llapuri gjuha jote
Afrohu dhe hesht vetëm për një çast,
sa të vështrosh efektin e helmit në kapilarët e gjakut tim
Qetësohu tash dhe shih në sytë e tu, kanë më urrejtje?
Është çasti kur mallkimet e tua
zunë vend në shenjtërin e shpirtit tim,
ndërkohë që ty s’të mbetet tjetër, veç të pendohesh për gabimet e tua.
***Drithija e fytyrës tënde,
në përflakjen e diellit përkundet
e cila mban aromën e tërfilit të eger
I BINDUR JAMUnë e di dhe i bindur jam në përjetsin e shpirtit tënd
Në petale lulesh e gjethe bimësh mbetet aroma
Ëndrra dhe kujtesa jote levron shpirtin tim në çdo stinë
Sa mirë,
I ëmbli shpirt prej flladit të mbushur me aromë toke
Në një natë derdhur me dritë.
Unë jam i bindur në pavdeksin tënde
Ashtu si kthimi i dallëndysheve në të kaltrën e qiellit
Si bleta në çdo lule mbush shpirtin me frymën tënde
Ti do të mbetesh përgjuar ndër netën e heshtur e të qetë,
kur zemra të përkundët nga mungesa ime.
Dhe ermimi ledhatues i mbrëmjes të të mbush me zhurmimin
e saj, shpirtin e sfilitur.
Unë e di se buzët tuaja do të puthin
pikëllimin e dyfishtë.
Nën ritmin e një piano në sallonin e zbrazur
Në pritje poshtë shkëmbit, në piktakimet e kahershme,
kur dielli perendonte në sytë e mi.
Jam i bindur në pritjen tënde
Dhe pse i ftohti britmat ti kthen në shtërngatë
dhe ashtu përmallshëm, puth natën nga mungesa ime.
PËRFLAKJA E MBRËMJES SIMEE vetme ti mbetesh në perden e natës
Në egzistencën e spërkatur me të argjentën,
dritë që hëna ka
Atje, në agmin e hershëm të vëmendjes
kur i brengosur përqafoja kohën që mbetej
varur në trungun e një lisi të moçëm
Ashtu në ndërdijen time,
ti jeton me heshtjen e të kthjelltës mendje
në të ëmblin fllad ku dita zë e perendon
Sigurisht që unë njoh përflakjen që bie në sytë e mi
Mendo dhe bindu se vetëm aty,
sigurohet qetësia dhe butësia e zërit tënd
Këtu në frymën time
në shtjellën e zemrës e të mendjes,
në murët e pazëshme të saj
Mendo dhe bindu dritëhëna ime,
se në këtë pejsazh të heshtur,
flen qetësisht pavdeksia në të bardhën e borës
Ndaj dije, se, që nga koha kur njoha buzëqeshjen tënd,
ajo pushon në detin e syve të mi
Mes ermimit të njomë të pyllit dhe fërfëllimës së erës,
nën përshkëndinë e diellit mbi të gjelbrat degë
Ndaj ti kaltërsia e mbrëmjes,
që ndez ndërdijen time,
mos e tretë vështrimin në magjinë e shkretirës
ku yjet ndezin njëri-tjetrin,
por nga i bardhi mëngjes i hershëm,
ku dielli lind bashkë me pafajsinë time.