Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) Empty
MesazhTitulli: Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko)   Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) EmptyFri Nov 01, 2013 10:57 am

Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) Liber_10

 Rilind mbi petale trëndafili


Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) Tea10

Autore : Tea Vreko

Tea është një grua e kohëve të sotme, një femër që lind e rritet, martohet,  pastaj lind e rrit fëmijë e bashkë me to rritet edhe vetë.
Mendoj se në vargjet e Tea-s, çdo grua do të gjejë vetveten.
Do të gjejë lot dhe gëzim, momente kur thotë jam e lumtur dhe menjëherë më pas, do të ndjejë lot ti rrëshqasin pafajësisht në faqe.
Diku do dëgjojë një ofshamë shpirti që i thotë :- Përse, përse unë, e më pas një tjetër,- Ç’mëkat kam bërë!?
Pastaj, do të ndjejë si me magji dashurinë, e diku do të këndojë e lumtur…
Do t’i duket bashkëbisedimi i saj, si një bashkëbisedim me veten përballë pasqyrës dhe do të pyesë:
- “Pasqyrë moj pasqyrë, mos vallë i kam shkruar unë këto vargje”!?
Mbase, nuk e di, në vargje ka jetë, jetë e një njeriu që quhet Tea Vreko.
Ajo, “flet” me Zotin, me të vëllain piktor, me fëmijët, flet me natyrën reale dhe me “natyrën” e saj!
Ajo flet, bashkëbisedon, pyet, pyet aq shpesh në krijimet e saj, sa ngjan me një nënë që, sikur përballë një pasqyre pyet dhe po vetë përgjigjet!
Ajo dhe “pasqyra” janë në këtë libër !
Mos prisni të lexoni mrekullinë, ajo nuk ekziston, është utopi!
Mrekullia është çdo çast që jetojmë dhe shumatorja e tyre përbën jetën.
Këtë ka shkruar thjeshtë, ashtu siç e ka ndjerë Tea.
Lexim të këndshëm  Juve, dhe suksese Tea-s.
 
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko) 10032310
 

         Ardi OMERI    
Poet,  Redaktor i librit




HESHTJE E LUMTUR!


Ndonjëherë edhe heshtja,
tregon më shumë se fjalët!
Shihni në ç’mënyrë,
dhe sa shumë flasin malet!
Yjet dhe lulet në shkretëtirë,
Qielli i skuqur Diellit,
dhe ai ngrysur në akull të ngrirë!
Deti, me alfabetin antik,
në valën me këngë e poezi…
Burrat, humanet burra,
Njeriu i ndjeshëm,
Që adhuron me dashuri.
Heshtje që dëgjon dhe qan,
për pak, për shumë pak lumturi!
Lumturi që shpesh flet pa fjalë,
dhe është më e bukur se çdo bukuri.




E LODHUR…


Stepur në afshin e nxehtë të dhomës
atmosfera ime tragjike,
pa diell, pa ngjyra!
Zemërimi më ngatërron idenë,
më ngacmon, më godet zemrën,
çfarë dua nga ajo, as vetë se di!?
E lodhur,
I ftohtë bën gjakun të ngrijë
dhe në kocka depërton!
E lodhur,
Mjegulla përplas horizontet,
Burgos Diellin dhe rrezet e Tij!.
E lodhur, nga frymëmarrja e qiellit
që rrotullohet egërsisht,
dhe të bën të ndjesh drithërimat e dimrit.
E lodhur nga kjo erë e çmendur,
që fishkëllen pa ndalesë, ulërin,
kërcënon dhe unë, më shumë e urrej!
E lodhur nga kjo tokë gri,
ku në çdo hap që hedh,
ka vetëm monotoni!
E lodhur me natën,
që krenare zbret, shkul yjet,
copëton hënën,  pushton qiellin!
E lodhur nga fushat sterile,
Nga degët e varura në pemë si skeletë…
Nga velloja e bardhë e ngricës mbytëse.
E lodhur me këtë natyrë të zbehtë
tek qyteti i përmbytur me çdo gjë karakteristike!
E lodhur në këtë ambient,
ku sundon paralizimi, heshtja, trishtimi!
E lodhur…
Ndoshta sepse i përkas një bote,
që ngrohet në Diell dhe do ngjyrë!




SYTË E MI

Janë sytë e mi blu e jeshil,
Të mëdhenj e me shkëlqim,
Janë zemra ime,
Janë më të thellë se çdo dhimbje!
Janë pasqyra në të cilën shikohem,
Janë pranvera që zgjohem,
pa gjykime por vetëm dashuri…
Janë si çdo emocion i ri!
Janë,  thjeshtë mrekullia
Janë sytë e fëmijëve të mi!




Ç’MËKAT KAM BËRË ?

Ç’mëkat kam bërë,
për të merituar dënim!?
Përse duhet të vështroj
vuajtjen në fëmijën tim!?
Këto lot më duken përjetësi
për vogëlushen që linda, rrita,
dhe tani e vështroj në shtrat,
me kokën mbështetur në gji!
Ah, s’e ndihmoj, Sa keq!
Sa do doja që këto lotë
ti shndërroja në kurë mrekullie!
Të largoja sëmundjen trashëgimtare,
Të mposhtja trishtimin,
nga kthetrat grabitqarë…
Të vështroja të qetë,
Të lexoja në sytë e tu,
shpresat, ëndrrat,
pa fikur asnjë ndjesi!
Si një gjethe zverdhesh,
era e sëmundjes të këput me forcë,
fjalët janë tharë,
në dhomë mbizotëron heshtja
fytyra jote e ëmbël qesh,
më merr duart, më përqafon!.
Qan në qetësi zemra,
Gëlltit lotët e dhimbjes,
duke vështruar vogëlushen.
Përse o Zot,
Ç’mëkat kam bërë,
për të merituar këtë çmim ?!




ZEMER !


Zemra ime sa e vogël je,
rreh ngadalë ne qetësi
numëron sekondat, vetminë,
Zemra ime, sa fort të ndjej!
Zemër e dobët, delikate,
kur dashuron!
Një shkretëtirë e ftohtë,
kur ne urrejtje lengon…

Zemër,
Një qoshke në kraharor,
Thesar gjigand, shtepi ankthesh,
Ditar emocionesh, zhgënjimesh!
Dua të ta heq dhimbjen,
Dua të të dhuroj paqe!
Dua te jetosh per mua.
Sepse pa ty s’jam asgjë,
Je Ti, pa marr vlerë Unë!




BOTA E DASHURISË!


Je dielli që lind në mëngjes,
mendimi që më tundon natën!
Je pëshpëritja nëpër buzë,
Vogëlushja ime, je Ti!
Jetojmë ndriçuar nga pafundësia e yjeve,
shoqëruar nga pranvera e parfumeve…
Flladi i erës, rrjedha e lumit,
krijojnë atmosferën e një ëndrre!
E di është çmenduri,
Sa të dua, sa më do,
Çfarë provojmë në zemër,
më tepër se koha dhe në largësi!
Ti dhe unë mbi petale trëndafilash,
duke admiruar e puthur perëndimin…
Zemrat tona përqafojnë përrallën
Emocionet kryqëzohen,
në magjinë e mrekullueshme!



TRISHTIM..

Sforcohem të mos qaj më,
por lotët s`më pyesin!
Sforcohem të mos mendoj,
por pesha e dhimbjes rëndon…

Qaj ndoshta hije, copëza kujtimesh
me lot të nxehtë, lot të hidhur,
që konsumojnë shpirtin,
tresin heshtjen, vrasin trishtim!

Për Çfarë shërbeu
dhimbja e këtyre viteve
Lau lotët?
Krijoi plagë të thella
o koincidencat si pikëpyetje!?



MUZIKË APO POEZI!?

Oh Zot çfarë po më ndodh!?
Jam braktisur në paqe në kët’orë,
ledhatuar nga shtatë nota,
ndriçuar nga çelësi i ëmbël,
dhe kompozova heshtjen,
bëra pasionin të këndojë!
Është muzikë apo një poezi?
Notat kanë vibruar trupin,
kanë hutuar çastin
kanë habitur mendjen!
Jam pushtuar nga një magji
apo mrekullia më bëri fli!?
Oh Zot, nëse më dëgjon
më fal një përgjigje!
Preka parajsën e fantazisë,
mbretëreshën e mendimit,
ikonën e linjës pa mbarim!

Ç’mëkat bëra!?
Rinovoj kohën,
zbraz ankth e trishtim!
Është muzikë apo marrëzi
që s’po mundem
ti ndaj vargjet në melodi!
Më ndezi kujtimet,
më dogji shpirtin,
më vrau veshin e etur,
simbol o pasioni i ëmbël!?
Thjesht, origjinale me mjeshtëri
pasuroi shpirtin,
varfëroi gjuhën, dhe më hoqi fjalët..
Oh Zot çfarë bëra!?
Një muzikë,
një melodi madhështore
për veshët e mi?
Apo një poezi,
një dëshirë të pavdekshme,
për gjithë!?




MOS MË HARRO !


Mos më harro,
Unë jam, gjithmonë do të jem!
Do të jem,
Si një xixëllonjë në korrik,
në një natë ku shpirti yt,
më tregon për një verë,
që gjithmonë do na ngushëllojë!
Mos më harro,
Unë jam. gjithmonë do të jem!
Kur këmbëzbathur do të ecësh,
në rërën e nxehtë vetëm me erën,
që flokët ti përkëdhelë…
Do lësh gjurmë që unë të të gjej!
Mos harro kurrë,
Unë do të jem,
ndoshta dhe një lot,
që do zbresë nga sytë e tu!
Merre, mblidhe që të mbetet kujtim…
Një lot i vetëm,
që do bjerë në det për mua,
kur mos të kem pranë dashurinë!
Mos harro kurrë,
Unë do të jem dhe Ti do të jesh!
I lirë të mendosh, të jetosh,
të fluturosh midis reve në lartësi,
të heqësh maskën e zezë,
të ulërish dhe të deklarosh fjalën:
-Nuk të dua më!
-Më harro, Mos harro!




TË DHUROJ NJË BUZËQESHJE

Do të dhuroj një buzëqeshje,
Sa herë të kesh nevojë,
Që retë gri ti shpërbëjë,
Detin e tërbuar ta qetësojë!
Me notat e pentagramit jetë…
Krijim me akorde të fjalëve,
Kompozim me elementë të ndjerë!
Simfoni e shpirtit për ty,
Muzikë e gjallë me ylber ngjyrash,
Si një dritë në errësirë!
Një çast sa një pafundësi…
Një ëndërr që të lutet për ty,
Që të të falë pak dashuri!
Do të dhuroj një buzëqeshje,
Do të dhuroj, shumë buzëqeshje!
Tjetër dhurate nuk kam,
Në distancë dhe në çdo kohë,
Si engjëll në zemër ta mbashë…




ÇFARË SHIJE KA MËKATI ?


Oqean i tërbuar që spërkat ujë…
I dashur, i egër,
Në flirt me lirinë tënde,
ndërsa dielli humbet,
në guximin e jetës gjithë pasion…
Midis dritës dhe hijes, veç mbijetesë!
Sensualiteti që përçon në fantazi të thellë…
Është oksigjen që thith parfumin tënd,
Nuhat, shijon ngadalë qenien tënde,
si vampiri në errësirë…
Hija e trupit ndryshon drejtimin,
Të bën të ndihesh mirazh i një ëndrre
pjese e një të çuditshme kënge…
Në dyert e fatit me drithërimë,
godet dritaren e zemrës…
Të tërheq lehtë,
me atë vështrim fantastik,
dhe fshin vullnet, realitet e logjikë!
Buzë të kripura, shije e veçantë…
Shije dashurie, frymëmarrje që ulërin,
Njëmijë rënkime, duar nervoze,
Lëkurë e mëndafshtë,
Lëpin pasion i tmerrshëm,
Kafshon mbi qafë petale mishi…
…vesë, lot dhimbje!
Sa dëshirë, pasion, dashuri,
për një çast apo për jetë,
që i shkruan nëpërmjet lëkurës së saj!
Përkëdhelje që pret djersën tënde,
mbi dridhjet e shpirtit të pa faj…
Çfarë shije ka mëkati!?
Se di,
Ndihet veç  në një përrallë!





PIKTORIT!
A.V.


Për vite me rradhë,
se kuptova dot talentin tënd,
Piktor, skulptor apo zograf !?
Sa herë që hyj në atë studio,
mundohem të harroj,
s’mund përkujtoj çdo detaj, hollësi!
Fëmijëri, adoleshencë, e rritur,
kompozimet, portretet, autoportretet,
Skicat bardhë e zi,
Erën e rëndë të bojërave me vaj dhe akrilik,
Dosjet me fleta pa mbarim,
Tymin e mjegulltë të cigares së dredhur,
Kapelën tënde të zezë,
Kavaletat me masa të ndryshme,
Objektet në baltë, mermer apo dru!
Sa herë shoh portretin tim
lexoj veten si në pasqyrë!
Më bën të ndihem mirë,
sepse vetëm ti kuptoje,
psikologu im, në momentet kritike!
Materiali yt personal,
ashtu siç i ke lënë fletat,
karbon, kafka, lapsa, pastelet,
bojërat, qirinjtë, stereo, CD, librat,
valixhe, aparati fotografik,
çanta, pijet, cigaret,
deri edhe kafenë që harxhoje,
konsumoje, përdorje në studio
mbi tavolinë foto,tablo kujtimet….
Metamorfoze idetë si individë,
të kalonin pranë, i ndjeje,
i ndryshoje fytyrë, faqe,
maskën sipas një skene, qëllimi
Shpalosesh ideja si art dramaturgjik.
E shprehje me erën, me diellin
E shprehje me frikë, me alegri,
me zemërim, me trishtim!
Ngarkesë që mblidhte ulërimat, qetësinë,
transformonte modelet, fantazinë…
Rivizatoje hapat e ngadalësuara,
Buzëqeshjet e vrara, lotët si rrëke
Kërkoje atë figurë të shenjtë,
Atë imazh imagjinar por dhe aq real,
Me ritëm konstant, me fuqi makine,
Penetronte çdo gjë në shpirtin tënd,
nga një ide bëhesh fjalë, bëhesh muzikë.
Nga ajo letër, në atë telaio pa ngjyrë,
pa formë, boshe…
Nga një asgjë, natyra bëhesh e gjallë,
merrte jetë shpërthente bota jote!
Pikturoje fjalët si në kolonë,
ktheje kokën mbrapsht, përjetoje,
shijet e shumta kristalizoje,
larminë, diferencat dalloje!
Vështirë të jetosh pranë një piktori,
Pa u mrekulluar ndërsa vështron
Si dashamirës artdashës spektator,,
shikues, me admirim e përjeton…
Më kujtohet sa herë të vështroja
kur punoje, mjekrën e zezë fisnike,
flokët e gjatë, fytyrën e bardhë,
Në një dorë çibukun, në tjetrën penelin!
Me dukeshe si një engjëll artist,
që flet këndshëm,
dhe të bën të ndjehesh snob!
Imagjinoja çarçafët të vallëzonin.
Të ndryshonin formë në hapësirë,
dhe magjepsesha si në ëndërr!
Idetë bëheshin telaio të realizuara
Hijet, dritë, tokë e qiell, ndjenjat- ngjyrë…
vendi ku rrije, mbushesh me ritem!.
Në çdo vepër ka pasion, dashuri,
Janë misterioze elementet,
Tradicionalja me realen,
hyjnë në lojë dhe krijojnë bashkësinë!
Ngjyrat, linjat e masat,
Sensualitet elegant i rafinuar,
Brendësi e shprehur me filozofi!
Talent i bekuar, i varfër, i çmendur,
që dalëngadalë kthehet në skllavëri!

Duart engjëllore,
Tatuazhi yt unik që të personalizon,
Zemra magji e shpirtit,
I mprehtë, perfekt, instinkt…
Kolosale është përmbajtja jote,
Vëllai im i vetëm, Artist !
dedikuar vellait piktor ne teatrin  e qytetit te Beratit




DASHURIA IME


Sipër mbi në mbretëron qielli,
por s’është i mjaftueshëm,
për të shkruar me yjet!
Dashuria ime, dashuri e madhe,
Duhet të ndërtoj të tjera hapësira,
Ndoshta nga një për çdo fjalë,
Për çdo ndjenjë të dashurisë së madhe,
që le gjurmët në këtë përjetësi,
Për ty, për mua për këtë histori,
Për këtë përrallë, për këtë ëndërr,
Për këtë dashuri,
E imja, e jotja, e madhe, pa fund!





RILIND MBI PETALE…

Përkundur mbi petale trëndafili,
ngjizur nga pasioni i vesës së mëngjesit,
E brishtë si një flutur krahëshkruar,
u çorra gjembash në kërcell jete…

Yjeve, kurrë s’ju luta,
as ndriçim prej tyre mora…
Me Hënën ndava lot dhe ëndrra të ngrohta,
Nxehtësinë e tyre Diellit mik i përcolla!

Më dha si shpërblim petalet dhe vesën,
Më fali dashurinë e fëmijëve.
Më ftoi si dikur flutur të gëzoj jetën,
Përkundur krahë ndriçuar përtej hijeve…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Rilind mbi petale trëndafili ( Vëllimi më i ri poetik i autores Tea Vreko)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: