May 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
| | Poezi nga Nikollë Loka | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agron Shele Admin
Join date : 09/01/2012 Age : 51 Location : Albania
| Titulli: Poezi nga Nikollë Loka Sun Nov 17, 2013 3:13 am | |
| Poezi nga Nikollë Loka Nikollë Loka PËRTEJ KOHËS ...Përtej kësaj kohe që rrjedh e fshihet, përtej të sotmes që bëhet e djeshme, përtej të nesërmes që plaket para syve, përtej kësaj ore që lëshon pjalm ndjenjash, përtej këtij minuti që luan valse ëndrrash, përtej sekondave të kaltra të zemrave, përtej kësaj tërheqje, që zbret në arterie e shkrihet, është koha që ndal në pikën zero. Një ëndërr që na përsëritet ditë pas dite. EDHE BUKURIA VDES Në fillim ndaj saj ndjen thjesht tërheqje, pastaj meditim mbi tërheqjen që ndjen. Të vjen një dëshirë e të ngjall etje, tek sheh një lulezonjë që të gënjen, të deh me aromë para se ta prekësh. Kur ta prekësh e ndjen se po të fshihet. Me një prekje asgjë nuk mbledh prej saj. Bukuria humbka brenda shpirtit në një dhomë pa dyer dhe dritare. E ti i dehur në ato mure pret, të hapet një derë vetvetiu, pa e ditur se dhe bukuria vdes, kur ikën dhe fshihet nga njeriu. FJALA E HESHTUR Një fshehtësi e ngrirë më mbush me brymë, kur më vështron pa ndjenjë, si një robinë vjeshte. Mallin që ruaj në sy ma heq me frymë me një fjalë të thënë me heshtje. Zëri im i brendshëm fshihet brenda teje, vjen një këngë e vjetër netëve pa hënë. M'i rrëmbeve ndjenjat e jo ëndrrën. Ëndrrën e fundit ty peng kam për të ta lënë. TA LEXOSH TË ARDHMENTa lexosh të ardhmen brenda vetes, e ta dëgjosh zërin tënd me durim! Pastaj të shihesh në pasqyrën e të nesërmes, me veten të përballesh plot guxim! Të kujtosh pa lot, të ëndërrosh pa dhimbje, ëndrrën ta shohësh me një frymë! Të ëndërrosh pa frikë, të kujtosh pa dhimbje, se çdo minutë e shkuar të bën më të mirë. UNË DHE VJESHTA Gjethet bien nën vëzhgimin e syve tanë, dhe shoh si më fiket në buzë një varg vjershe! Shkel copa ndjenjash të rrëzuara përtokë, trishtimi më shtohet me plakjen e vitit. Përgjumen shikimet mbi kohën që zhbëhet me ngut, mbyll sytë për ta nxjerrë trishtimin prej vetes. Mbi gjethe dhimbjen e kohës mbledhim me grusht, unë dhe vjeshta. MEDITIM MBI ROZAFËNVarrin s’ta gjetëm askund, veç një copë mermer në mes të gurëve të vjetër. As një epitaf ku të shtonim një varg, a ninullën e djalit tënd mbi liqenin e plakur. Hej Rozafë!... Ishte shkruar jeta jote flijim për një kala mbi kodër. Lutej fusha djerrë me imazhin tënd: këtu ma vendosni Shkodrën! E ajo kodër do të shejtërohej pas flijimit, pas një pabesie ndër vëllezër, pas një krimi. Në hijen e kodrës së shejtërueme, në fushën me bar, në Shën Kodrën e lindur nga flijimi, u krijua Shkodra nga djali i Rozafës së vrarë, në gjoksin e liqenit e në shpinën e Drinit. E tash tremijë vjet atje në Kodër, jeton shpirti yt Rozafë në qiellin mbi kala, dhimbje derdh mbi dhé e mbi ujë, Shkodra nën hijen tënde qesh dhe qan. KËSHTU FOLI LEKË DUKAGJINIHingëllinin kuajt në livadh me gurë të vrarë. Një orë larg u dëgjohej hingëllima. Nuk dihej në ishte këngë apo vaj. Burrat dëgjonin, zhytur thellë në mendime, dhe bjeshkës dëgjohej një zë: hej trimat e Lekë Dukagjinit! Dymbëdhjetë dukagjinas, në sofrën e gurtë këmbëkryq po rrinin, dhe verën e pinin me brirë, po dymbëdhjetë jehona malesh, prehje s’po gjenin. Ulërinin ahet nga zemërimi, e lëshonin copa degësh. Leka priti me heshtje burri, derisa guri u sofrës u mbush me copa ahu, pastaj, si bubullimë e lëshoi një zë: Hej trimat e mi, më mirë të vdesësh, se të të thahet krahu! Kaq foli atë ditë Lekë Dukagjini, e verë piu me brirë. Fjala e tij e vjetër gjashtëqind vjeçe, që lindi në sofrën e gurtë, malet i zgjon nga një ëndërr e keqe. | |
| | | | Poezi nga Nikollë Loka | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|