Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe / Nga Baki Ymeri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri Empty
MesazhTitulli: Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe / Nga Baki Ymeri   Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri EmptyTue Feb 25, 2014 12:03 pm


Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri Dimitr10

President WPS




Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe



Iluzione, botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revistës Albanezul, Bukuresht, 2010




Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe  /  Nga Baki Ymeri Baki10

Nga Baki Ymeri



Ja dhe një poet i ri, i rikënduar nga rumanishtja në gjuhën shqipe, në sajë të përkushtimit tonë. Diell i shpresës sime, ti kur bie fshihesh, dhe pa i shfrytëzuar fjalët, e mbush me fraza qiellin e ditës sonë. Gruri i fushave të stinëve të çveshura, të korrurat e gërshetimit të ideve të të mençurve të kahershëm. Poeti, sipas autorit të këtij vëllimi, më në fund gjithmonë krijon një fillim të ri. Sipas Nexhat Rexhës, poet dhe eseist, rrjedhshmëria e tingujve të jetës gjithnjë shkrihet në atributet substanciale artistike. Kështu, vargjet e poetit Dimitris P. Kraniotis kanë ruajtur vlerën artistike dhe simfonia e tyre në brendi reflekton shtjellimin e pamjeve të jashtme me thellësi estetike, e cila depërton mjaft bukur edhe te lexuesi i vëmendshëm shqiptar. Lirikat e këtij vëllimi shpalosin shqetësimin me tërë dramacitetin identifikues të aktualitetit njerëzor, të lidhura ne varësi me ekzistencialen konstruktive, kur realiteti krijon paralele aty ku frymon jeta me të gjitha mundësitë e gjallimit të saj.

Libri Iluzione strukturohet në tre kapituj: Tesha monolektike, Gjethet vokale dhe Jo-të dhe Zero-t. Autori është poet, prozator, mjek, akademik dhe vjen në gjuhën shqipe nga Larisa e Greqisë Qëndrore. Ka kryer Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin «Aristoteli» të Selanikut, vepron si mjek specialist në medicinën interne, është njëherit profesor në Fakultetin e Infirmierëve me Shkollën e Lartë në Larisa (TEI). Kraniotis është anëtar i Akademisë së Romës, Doktor në letërsi pranë Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës (WAAC), president i zgjedhur i Kongresit të 22-të të Lidhjes Internacionale të Poetëve Laureatë (UPLI), fondator dhe president i Shoqatës Botërore të Poetëve (WPS), nënkryetar i Lidhjes së Poetëve në Larisa, nënkryetar i Shoqatës Mjeksore në Larisa, drejtor i revistës mjeksore Hippocrate, Ambasador në Greqi i Organizatës InternacionalePoetes du Monde etj.
Dimitris P. Kraniotis ka debutuar më 1980 me prozë dhe poezi në revistat letrare të Larisës. Seleksione nga lirika e tij janë botuar në revista të ndryshme letrare dhe antologji, në gjuhët angleze, françeze, rumune, bullgare, italiane, shqipe, turke, çeke, kineze, serbe, holandeze, spanjole, portugjeze, arabe, bengali etj. Ka marrë pjesë në kongrese dhe festivale internacionale të poezisë, ndërsa për veprën e tij poetike ka qenë nderuar me çmime prestigjioze dhe medalje të panumërta në Greqi, SHBA, Itali, Francë, Rumani, Spanjë, Angli, Managua, Bullgari, Maqedoni, Zvicër, Rusi etj. Bibliografi lirike: Gjurma (1985), Shëmbëlltyra në glinë, (1992), Linja imagjinare (greqisht-anglisht-frëngjisht, 2005), Duna (2007), Endograma (2010), Edda (2010), Iluzione (2010).



ILUZIONE


(Iluzii)


Rrudhat e heshtura
Mbi ballin tonë
Janë kufinjtë e historisë
Që hedhin shikime dashamirëse
Mbi vargjet e poemave të Homerit.
Iluzionet
E mbushura me fajshmëri
I çrobërojnë
Pëshpëritjet e lënduara
Duke u shndërruar në jehonë
Në shpellat e ndritura,
Të budallenjve dhe të pafajshmëve.







LINJA IMAGJINARE

(Linia imaginară)



Tymi
I cigareve
Dhe filxhanat
E kafesë
Pranë
Linjës imagjinare
Për të cilën mbështetet
Shpejtësia
E fjalëve
Duke transmetuar një shenjë
Të heshtjes sime
Të plagosur.




IDEALET

(Idealurile)



Bjeshkët me dëborë
Monumente të vjetra
Veriu që na përgjason
Mendimi që rrjedh
Përfytyrime të gërshetuara
Me hymnet e historisë sonë
Fjalë epigrafike
Të krijuara nga ideale gjeometrike.




EDDA

(Edda)


Aganippe*
Me frymëzimet
«à la carte»,
Të epokave paqësore,
Hapa të marketingut
Të «8»-të të të dehurve
Të së djeshmes së suksesshme
Edda** poetike
E kohërave të huaja
Me «po»-të bipolare.


*Në mitologjinë greke, burimi Aganippe i kushtohej Muzave, si gurrë inspirimesh poetike.
**Edda është një ansambël poemash në norvegjishten e lashtë. Është burimi më i lashtë i njohjes së mitologjisë skandinave.





ENDOGRAMA

(Endogramă)



Endograma*
E shtëpive lektike,
Në letrat
E përbashkëta apo zbrazëta,
Me fjali që shqepojnë
Me britma të fshehura,
Diskontinuitet i hapsirës së përkohshme
Si rezultat i një shkarkimi
Me shkëputje të fajshme,
Të një aventure mashtrimtare,
Të pajtimeve intime
Me mundjen e të mundurve.





*Brendia e letrës
MBARIMI

(Sfârşitul)



Shija e fryteve
Nuk më degdiset
Nga goja
Por shqetsimi i fjalëve
I lodh retë
Dhe e shtyp dëborën
Nuke numëruar guraleçkat
Ndërsa ti
Ti nuk më the
Përse më tradhëtove
Përse me vështirësi
E me të padrejtë dëshiron
Të thuash se mbarimi
Është zhurritur përgjithmonë
Nga lotët.




KTHINA TË MËKATSHME

(Păcătoase unghere)



«Shën Nikon, Pendohuni»
Në kalendarin
E një agimi të përbaltur
Me shira që shuajnë etjen,
Që shpërlajnë pa mëshirë
Erinitë e fajshmërisë,
Fitore dhe mundje
Të kthinave të mëkatshme
Të trotoareve e të odave,
Të të miturave
Dhe çasteve similare.




TESHA MONOLEKTIKE

(Veşminte monolectice)



Valë theksesh cirkumflekse,
Një det i hidhëruar ndajfoljesh,
Mullinj foljesh,
Guaska me pika për varje,
Mbi ishullin e poemave
Të shpirtit,
Të trurit,
Të mendimit,
Tesha monolektike
Që mund t’i mbash
Derisa të ngopesh!





POTIT TË VDEKUR PËR PADUKSHMËRI

(Poetului mort despre invizibilitate)



-Në nderë të Poetit që vdiq i pabotuar-
Bravo të qoftë
E fitove davanë
Nuk duhet të jesh i trishtë
Poetët e pabotuar
Të përkujtojnë gjithmonë
Se ata s’janë të varrosur
Se ata s’janë pesha
E kalimit të kohës
Ata mbeten mbi dhe
Porsi ajri
Ata nuk ndryshken kurrë
Ata vetëm vonojnë
Ta dhurojnë pjesën
E popullit të vet
Për t’ia dhuruar
Frytin e tyre të ëmbël
Dhe të pavdekshëm.





ILIUZIONET

(Iuzii)



Shikoja rrethepërqark
Pa vërejtur
Se gjendej dikush
Pa ëndrra
Dhe desha të vrapoj
Përpara tij
Duke hedhur dy rrjeta
Plot me iluzione.
Por përnjëherë
Vasha më e vogël se pesë vjeçe
Më mbushi me dhembje
Ngase nuk deshi
Të më thotë se si
Dhe përse
Ngase nuk deshi të shohë
Atë që unë e shihja.
Por unë, unë nuk i hodha
Fjalët e shkruara
Në dysheme,
Që të mos mendojë
Shumica se s’ka gjë.
Vrapova nëpër vapë
Me mendimet e zhytura në liqenin
Harta e të cilit
Nuk donte
Ta ngjyrosë qiellin me to.




KODRINA RËRE

(Dune)



Koha është një erë
Që, duke rrahur
Mbi rërën e jetës sonë
Kodrina rëre
Vuajtje dhe gëzime
Tubon këndej dhe andje.




«EGOTË» E FALJES

(«Eu»-rile scuzei)



Hidra e Lernës
Lotë
Të guximit të të tjerëve
Që kanë varrosur
Fjalë të lehta
Pa vlerë
Kur buçitja derdhej si shi
Nga zeroja
Në plus
Njëmbëdhjetë plagët tona
Kur ti dëshiroje
Që ditët me të rreshura dëbore
Të bëhen vjeshtake
Me shirat e para
Duke vërshuar një mëngjez
Murmurimat e gjezdisjes
Duke e mbushur me re
Qiellin e harresës,
Duke vajtuar
Viktimat e shpirtit
Duke të marrë pas premtimeve,
Gjak që po derdhet
Duke u nisur rrugës së
Brejtjes së ndërgjegjes
Artistikisht duke lansuar
«Ego»-të e fshehura
Pas shpinës se faljes.





RREGULLA DHE ËNDRRA

(Reguli şi vise)



Jeta imponon
Rregulla
Perëndimi i diellit
Përjashtime
Shiu thith
Shekujt
Ndërsa pranvera – ëndërrat tona
Shqiponja shikon
Rrezet e diellit ndërsa rinia – ëndërrat.





HIRI

(Cenuşă)



Vatra
Dëshironte
T’i vejë një pikë
Propozimit
Të cilin rruga
E ëndrrave të mia
E përngjiti
Mbi fjalën lumturi
Me flakët e pyllit të lagur
Të cilin e mblodha
Me gjithë shpirtin tim
Duke guxuar ta shndërroj
Në hi.




POEZIA

(Poezia)



Ajo shkëlqen
Porsi dashuria
Ajo na zotëron
Porsi besnikëria
Ajo na përfiton
Porsi një i gjithëfuqishëm
Ajo na zgjeton me vetëtimë
Porsi trishtimi
Poezia.





PERSISTENCA E DJESHME

(Persistenţa lui ieri)



Muzika
Ma prek ngadalë
Mendimin
Me nota trishtimi
Por shpirti im
Don të vallëzojë
Si kurrë më parë
Me zanoret
E Estit të denjë *
Ç’po do ti prej meje
Persistencë e ëmbël e djeshme
Lëre hapin e parë
Të dyshmit
Dhe eja me një sotme
Në piskun e çlirimit
Ardhmëria është e afërt
Qoftë kur ti më robëron larg tij
Përmes xhamit të vetmisë
Dita duket
Se ka lapsa të verdhë
Mijëra nyanca jo-shë
Të cilat dua t’i puth.

*Axion Est, poemi i famshëm i Oddysseus Elytis





SKULPTOJ

(Sculptez)



Skulptoj
Ëndrra falso
Që do të bëhen
Astronautë.
Skulptoj
Shpresa shkëlqimtare
Që do të bëhen
Revolucionare.





JU FLAS

(Vă vorbesc)



Ju flas
Kinini kujdes
Ky çast
Është tejet i rëndësishëm
Për mua
Jam i lumtur
Ja se ç’kam thënë
Dhe të gjithë ishin të sjqetsuar
Ata vajtën
Me kokën e përkulur.





LEKSIONE TË PO-SË

(Lecţii de da)



Me ato fjalë të rënda
Unë qëndis hije
Fraza
Lisat e fuqishëm
Bien nga një goditje
Lulet e limonjve ngrijnë
Ndërsa ti
Që digjesh porsi puthja
Që shkëlqen siç dëshiroj
Ti jep leksione të po-së
Të asaj se unë të dua
Ngase di të ndjej.





LULE

(Floare)



Lule
Përzjerje
Kastiteti
Dhe pasioni
Ndërsa nata
Një qiell i zi plot yje
Ia vodhi ngjyrën.
Lule
Përzjerje
Petalesh
E poezishë
Ndërsa dita
E shndërroi në këngë
Në valle nimfash pranverore.




ARDHMËRIA

(Viitorul)



Deri te shqiponja
E varrosur në asfalt
Heshtja e pafund
E një zeroje absolute
Instrument i thyer
Nga shemineu i shiut
Ardhmëria.





NJË BOTË E ÇUDITSHME

(O lume ciudată)



Unë kam parë zjarre
Në zemrën e njerëzve
Ua kam adhuruar veprat
I kam thirrur qetësisë
Ndihmë
Isha i dëshpruar
Frikës i dhash flatra
Në Tartar
U kalita
E mbrojta rininë
Bga bishat
Ia arrita qëllimit
E mbulova me dashuri
Rrethin tim
Dhe u çlirova.





PËRSËRITJE

(Repetiţie)



U takova
Në mes të rrugës
Me njërin nga gabimet e moçme
Dhe e tejkalova
U përnguta
Ta ripërsëris
Vetveten time.





RRJETA

(Mreje)



Larg nga drita
E hënës,
Në skaj të detit,
Shumë më larg nga flaka
E një puthjeje
Dhe nga dëbora e maleve,
Të shoh se si lufton
Për atë që zhurritesh,
Për çdo gjë që ia vlen
Dhe bie
Në detin e gjerë
Përpëlitesh mes shkëmbinjve,
Bie,
Ngrihesh,
I ngreh pëlhurat,
Rrjetat
Plot frymëmarrje,
Rrjeta
Të mbushura me mundime
Me mijëra algje e plagë,
Guaska e shpresa,
Buzëqeshje e lotë,
Qetësi dhe furtunë.





PALLTOJA

(Paltonul)



Ai u ngulfat
Në sigurinë
E pluhurit,
Të cilin era
Nuk mundi
Ta shpërndajë
Nga qaforja e palltos së tij.
Ndoshta pse i vjente ftohtë.
Ndoshta pse
Ai nuk besonte për të arritur
Duke menduar se ende mund të luftojë.




E QUANIN BUDALLAÇKË

(I se spunea nebună)



Ajo dashuronte
Lulet, pemët.
Ajo puthte
Zambakët, lulekuqet.
Ajo luante,
Porsi fëmijët, me kafshët.
Ajo adhuronte njerëzit, zogjtë.
Ajo flijohej
Për jetë, për dashuri.
E quanin të marrë !
Por përse ?





AJO U THYE

(Ea s-a spart)



Lule e vyshkur
E zjarrit.
Mendim i trishtë
I një plake.
Frymëmarrje…
Frymëmarrje e jetës
Që u shkëput.
Shpresë e lartësuar
Nga frymëmarrjet
E pafatsisë.
Pasqyra u thye.
Ç’të themi tani :
As që na bien ë mend.
Thjesht vetëm po pyesim




GJETHET VOKALE

(Frunze vocale)



Ato shndrisin
Duke e mbajtur zjarrin,
Ato i mbajnë
Faqet vokale,
Puthjet pa vlerë,
Ata kanë frikë,
Ata mbysin
Lajmërime-fantazma,
Është faji i poemave!





GJURMA PUTHJESH

(Urme de săruturi)



Në mbarimin pa mbarim
Të dashurive të papërmbushura
E të ligësive të panumërta,
Pas gjithaq gënjeshtrash
Të një të shkuare madhështore
Dhe pas aq vuajtjesh mashtrimtare
Përnjëherë Ti,
Në ecjen
E kalimtarëve që shkelin mbit y
Si mbi do miza përdhese,
Lë gjurma puthjesh
Pas teje.




DUHET

(Trebuie)



Diell i shpresës sime
Ti kur bie fshihesh
Dhe, pa shfrytëzuar fjalët,
E mbush me fraza
Qiellin e ditës sonë,
Perëndimin e tanishëm,
Plagët që më bëjnë keq
Të them mirëmbrëma,
Ky është turpi që do qetësi
Dhe i bërtet ajrit,
Ndërsa falja nuk qesh,
Por qan, i dhemb, dhe duhet.




LUMTURIA ABSOLUTE

(Fericirea absoluta)



Shtigjeve
Të largëta
Të një lumturie absolute,
Rendim, lodhemi,
Bërtasim, hidhërohemi,
Por ne jemi fajtorë.
Heshtje.
Ne ecim, degdisemi,
Ne qeshim, ne dashurohemi,
Por edhe qajmë.
KUNDËR TË PANJOHURVE
(Impotriva necunoscutilor)
Me logjikën
E portave të hapura,
Në dritën
E vlerave pothuajse të fshira,
Kartolina të vogla,
Raporte publike,
Duke u ankuar
Kundër të panjohurve.





NYJE GORDIANE

(Nod gordian)



Dua të ndjej,
Gjithçka po dëgjoj,
Dua të them se
Mbështes çdo gjë,
Edhe frymëmarrjen
Që po rrallohet
Derisa shndërrohet në një shqiponjë.
Unë dua të bëhem
Erë,
Të shpërbëj nyjen gordiane
Të mbarimit e të gjumit.
Të shpërbëj,
Të ankohem,
Të luaj,
Të dashuroj.




PËRSOSJET E TË SHENJTËRVE

(Perfectiunile Sfintilor)



Sërish përballë meje
Duke pritur,
Një çik përpara.
Përsosja e të Shenjtërve
Duke ta shtrënguar dorën
Duke ma përmbajtur
Frymëmarrjen e përflakur.




DRUAJTJE

(Temeri)



Harresa e gabimeve,
Mbarimi i dashurive,
Shembja e idealeve
Në skëterrën
E ndruajtjeve të mia.




VIZITUES TË ZEMRËS SONË

(Vizitatori ai inimii noastre)



Bashkëbisedim i tmerrshëm
Në tesha gurësh.
Fluturim ajri kërcënues
Në çdo hap.
Pika të ftohta të mirësisë
Na e djegin frymëmarrjen.
Shpresa
S’po na e viziton zemrën ?
Sot dëbora
S’është e bardhë.
Ajo nuk ka ngjyrë,
Porsi shpatoret tona,
Porsi një mirëdita
E pashprehur nga buzët tona.
Dashuria
S’po na e viziton zemrën ?
Afish i grisur
Nga fërshëllima e erës –
Një nga një fjalët tona.
Guaskat e kaltërta
Të shkrira në kaltërsinë e detit –
Ëndrrat tona.
Poezia
S’po na e viziton zemrën ?





POST SCRIPTUME

(Post scriptum-uri)



Ke harruar të shkruash
Se je njeri
Në letrën e hidhur
Të jetës sate.
Ke harruar të shkruash
Në fijet
E zemrës sate
Se edhe dashuria ekziston.





PËRNDRYSHE

(De altfel)



Përndryshe
Ti më pret
Ndoshta nesër do të tërhiqesh,
Por sot ke guxim.
Përndryshe
Shpesh herë ke pyetur vetveten,
Por e ke humbur pakicën.
Përndryshe
Para kohe ke vajtur.
Ndoshta se nesër
As që do të vish.





AUTOGRAF

(Autograf)



Ti ke vajtur
Para syve
Që kanë fiksuar
Me shikimin
E dyshimit
Autografi
Mission i zbrazët
I ndërgjegjes sate.





ABSOLUTISHT DHE TJETRA

(Absolut şi rest)



Kuptime absolute
Të një shpërblimi
Ndjenja të mbetura
Jashtë moralitetit
Ndjenja absolute
Të një epoke të dukshme
Viktima të mbetura
Të tolerancës dhe vetëdijes,
Absolutisht dhe mbetjet
E tepricës
Aq larg dhe aq afër.




TINËZARËT

(Tăinuitorii)



Shkëmbinj të skulptuar
Me ikona
Ndjenjash të fuqishme
Platformash të çveshura
Me përfytyrime
Veshjesh pa shëmbëlltyrë
Mashtrimesh në zinxhirë
Vullkanesh active
Vendesh të zbrazta
Që tentojnë të degdisen
Jeta naive
Me plagë të hidhëruara
Të proceseve pa realitet
Dhe ne këta që i ftojmë
Fshehtësitë e ideve.





HARTA E BARDHË

(Harta albă)



Çka po më thua ti
Tani për të shkuarën,
Në kohën kur dëshprimi
“Për gjithçka”
Dhe nevriku
“Kundër të gjithave”
Ka nënshkruar tradhëtinë
Në hartën e bardhë
Të ardhmërisë sonë.





RINIA E ULLIRIT

(Tinereţea măslinului)




Më mungon rinia
E ullirit,
I pres pëlhurat
E zjarrit,
Shpresat e shpëtimtarëve
Të ftuar nga vetvetja,
Kufinj lotësh
Të pakësuar.





JETËS

(Vieţii)



Psherëtimë
Në ndaljen e autobuzit,
Ndërmjet kllapave
Bashkëndjenja të përbashkëta,
Furi
Jashtë dhomës,
Në vendet ekstreme
Të antitezave absolute,
Klithje e jetës së re.





LIÇENCË POETIKE

(Licenţă poetică)



Për shkak të liçencës poetike
Fjalët vërsulen
Në shpirtin tone
Duke u shpallur invalide
Të betejave reale
Dhe na e fshehin zemrën
E armatosur
Me forcën
E kullosva kundër regjimit,
Ngase zemra jonë
Është e përmbushur
Me defekte të lavdishme
Të guximit të një të pandjeshmi,
Me nxitje të përgjakshme.




UJI

(Apa)



Vërshima të dukshme
Të frymëmarrjeve njerëzore,
Qenje pa moralin
E vendimeve të ashpra,
Grimca të fajit,
Një dorëzim negativ,
I ngricave.




GËNJESHTRA BESNIKE

(Minciuni credibile)



Pa mundur
Apo pa dashur
Unë kam lansuar mesazhe
Këndej andej
Që nga lumi,
Momenti i rëndë
I lansimit
Të gënjeshtrave besnike
E zhyt varkën e premtimeve
Në ujërat e poshtra
Të vërshimeve të papritura
Të logjikës së përbashkët.




MOSPIMËS DUHANI

(Nefumător)



Edhe unë i hedh
Cigaret
Si do shigjeta
Gjatë rrugës,
Duke u deklaruar
Mospimës duhani,
Dallaverexhi i qoshit
Të rrugës,
Pasagjer
I ideve të papritura,
Votues
Mungesë e paskajshme
E ligjeve të paligjshme.




LUFTA ËSHTË E BARABARTË

(Luptă egală)



Unë nuk fitoj
Dhe as nuk humb asgjë.
Lufta e barabartë
Ndërmjet indiferencës dhe ndihmës
« Duke traversuar »
Rregullat e ikjes,
Unë gjuaj në mënyrë të qartë
Shenjat e trurit
Të heronjve të vegjël
Që ringjallen
Derisa nata është e gjatë.





LISTA E TË MBIJETUARVE

(Lista supravieţuitorilor)



Ëndërra të stolisura
Për idetë e arritjeve,
Plot padrejtësi,
Gabime dhe fajësime,
I tërheq si do vathë,
Si do fantazma valësh
Që degdisen në zhytjen
E miliarda hipotezave,
Pa e kuptuar ndonjëherë
Listën e atyre që mbijetuan,
Pa u humbur ndonjëherë
Në llogaritë njerëzore.





TURPET E HESHTJES

(Afronturile tăcerii)



Por ç’të them
Për asgjë,
Për jetën e të tjerëve,
Kur ty të ofron një llojshmëri
Plagësh
Duke e pagëzuar
Gënjeshtrën e zjarrit
Që djeg
Mendime dhe të vërteta.
Ajo q[ prêt
Gjatë natës,
Derisa pikat e ujit
Rrejdhin
Mbi fytyrën tënde
Duke ia mëshuar
Heshtjes me shuplakë,
Sa i përket ditës së djeshme
Në situatën e pafatshme
Të një « duhet » përgënjeshtruar
Dhe të një « përse »
Duke urdhëruar frymëmarrjet
Derisa e lexon Biblën.




URA AJRORE

(Punţi aeriene)



Fjalët e mençura
Të një rradhe të butë
Gjuajtjesh të vjetra
Vënë ura dyshimi
Pikave ajrore
Që bashkojnë bindje,
Që prekin
Fytyrat e dyfishta
Të ujërave të lumit
Që nisin të shemben
Derisa kalimtarët ecin mbi to.




FIJET E SHPRESËS

(Firele speranţei)



Këmisha e lirit
E lagtë
Në ballkon
E lëvarur
Vertikalisht
Me një rregull të moshës,
Përndryshe,
Nuk importon vagabondazhin e dikujt,
Qes një hap përpara
Gënjeshtarëve të bukur,
Ua mëshoj me shuplakë
Të sakrifikuarve të shortit,
Ndërsa unë që thurr përmes jetës
Vetëm me fijet e shpresës.
Po e shoh se jam duke e humbur
Gjysmën
Nga viktimat e shqetsimit.




ALGORITME

(Algoritmuri)



Duke bërë një ekspreso
Unë zbulova puthje
Duke rënë në kthetrën
E faljeve të pafund
Kështuqë algoritmet
Kalojnë
Në latimin e dashurive.





NË TË BARDHË

(În alb)



Pa folur
Ti u kape
Në vallen e banorëve
Të shtëpive të shembura
Nga një shpërthim falso,
Që bëjnë disa hapa të pamundur
Në drejtim të kapitjes
Kur ec mbi telin solid
Duke drejtpeshuar heshtjet
Në një akord të thjeshtë
Zogëzash të painteresuara,
Duke u buzëqeshur përfytyrimeve
Të masakrimeve të pamëshirshme
Madje dhe të lakmive.




PA ERËTIMËN E LULISHTES

(Fără mireasma grădinii)



Shkëlqimi i Orionit
I nxit me ngazëllim
Vuajtjet e papritura
Ndoshta të ashpra
Të dimrave
Të kohërave të harruara
Kur ti tenton të stolisish
Me lule plastike
Pa erëtimën e lulishtes.





SHIJA E SHEQERIT

(Gustul zahărului)



Me ëmbëlsinë tënde më djeg
Unë të afrohem me naze,
Ti më tiranizon me hidhërim.
Derisa natën kur zgjohem,
I bluajtur nga pyetjet,
Duart tua qasen pranë meje
Pa fjalë fyese
Ti e hedh sheqerin
Duke lënë të ndjehet
Shija e tij e prangosur
Si një mohim i lutjes më fal.





JO-TË DHE ZERO-T

(Nu-urile şi zero-urile)



Nata,
Që ka vrarë
Çastet e pakufishme
Të cilat do të doja t’i përjetoj.
Iku
Pa e ndezur unë
Qiriun
Që dëshiroja
T’i ngrohë
Jo-të dhe zero-të.




FJALË FILOZOFIKE

(Cuvinte filozofice)



Minutat e orëve,
Që qenë harruar
Në furtunën e shekujve,
Po afrohen,
Ato u zgjuan
Së bashku me zgjimin tonë mëngjesor,
Masë e mençurisë,
E teksteve të vjetra
Që i moshuan
Fjalët filozofike.





DITA QË U PASON DASHURIVE

(Ziua care urmează iubirilor)



«Shën Onissimos, Shën Ephsevios»,
Dita që u pason dashurive,
Betimeve të besnikërisë e dashurisë,
Me shigjeta
Që revendikojnë
Nga gënjeshtrat
Më kate dhe vuajtje,
Ato postohen
Në mbarim
Të një frymëmarrje të paqartë,
Të një iluzioni shtatë herë të plumbuar,
Të cilin harresa
Nuk e hijëson
Derisa alibi e strehon
Në çaste të paguara
Nga prostitutat e ditës së mërkurë.





TRUPA TË HARNAQIT TË FUNDIT

(Corpuri ale ultimului arnaq)



Një kremtim i nevojshëm
Për guximtarët
E një trishtimi të pamundshëm,
Sulmi i bajonetës së valëve ka nisur
Dhe ai i dogji
Ndëshkimet
Duke vizatuar
Me linja të thjeshta
Trupat e haraçit të fundit.





ME SHKATHTËSI

(Cu sprinteneală)



Mëria shpërtheu
Nga lojërat e mia
Dhe ndëshkimi
Një vapor i vogël që noton
Nëpër qelizat
E mendimeve të mia
Ka dremitur
Në shtratin e shiut
Pa thënë « përpara »
Kur i mashtroja agimet
Për qafore
Duke e varur tokën
Me shkathtësi.





IDE CENTRIFUGE

(Idei centrifuge)



Unë i kam bashkuar
Fjalët e zjarrta,
Idetë centrifuge
Pa i shkëputur
Rradhitjet e të mençurve
Më lartë se unë,
Duke hapëruar
Mbi mishin e të dyshuarve
Të një propagande akuzash.





KRYENGRITJA

(Răzmeriţă)



Në ballë të revoltës
U vuna vetë
Duke e përmbysur
Atë që deri tani
Ekuilibronte brendinë
E lirisë sime
Duke e nënshtruar
Edhe frikën e çmendur
Dhe dëbimin
E një dyshimi vendimtar.




ËNDËRTRIMTARË TË MARRË

(Nebuni şi visători)



Shikimet e mia
Nga skëterra
U bënë varg tespihësh
Për të cilët ata luajnë
Për të cilët ata humbin
Budallenjtë dhe ëndërrimtarët
Që nuk kërkojnë
Të jenë të pranuar
Në betejat e logjikës,
Por ata derdhen duke qeshur
Duke folur me vetveten
Si një akuzim kalimtar.





ADIO

(Adio)



Me duart e mia
Të ndotura
Nga balta
E fushave,
Unë u thash adio
Zogjve që fluturojnë
Shtigjeve të diellit,
Duke prekur mjegullën
Që qante papushuar
Duke e vërshuar
Grurin plot lotë.





HESHTJE TË PADUKSHME

(Tăceri invizibile)



I vjedh fjalët
Që unë t’i kam thënë,
Derisa i kam llogaritur ato !
I vjedh dy netë,
Disa agime,
Siç jam degdisur
Në bodrum !
Dhe ti më flet
Për fshehtësi
Zëri ynë i dobët noton
Drejt heshtjeve të padukshme të diellit.
Dhe të them
Me ashpërsi
Se Greqia e shpupurisur
Mban erëtimë jargavani dhe bliri.





LOTI

(Lacrimă)



Dua të vish
E të më flasish
Dua të shoh lotët
Që kanë rrjedhur
Kur ke shtuar gënjshtrat
Me kashtën
Kur ke çikur
Frymëmarrjet e mia
Për kandilin e mëkatit.
Përse më pyet ?
Përse të dhemb ?
Ti din të më lëndosh,
Ti e din se
Nesër do të vij,
Se do të harroj, nga një çast në tjetrin,
Gjithë atë që shikimi yt e ka bërë shkrum.




MASKA

(Măşti)



Shikimet e huaja
Më kanë lënduar
Dhe janë bashkuar
Me fjalët,
Atëherë kur maskat
E të tjerëve kanë rënë,
Atë të maskarenjve
Që dëshironin
Ta presin në copa
Mendimin tim,
Që donin të shikojnë
Se sa guxim kam,
Duke tentuar
Të ma zbresin moralin
Që hezitoi të lulëzojë,
Duke shpresuar të shohin
Se sa keq po jam,
Të shohin se si po shembem,
Duke e kërkuar të padrejtin,
Duke dashur zgjidhjen e përhirtë.





HIJET E STATUJAVE

(Umbrele statuilor)



Hije statujash
Të shpirtit të përjetshëm
Të grekëve të lashtë,
Përballë lutjeve të patundura
Të ullirit,
Ata i trimërojnë
Kërcënimet e luftës
Që të shpie
Përmes fitoreve
Në Paqë.





TEPRICA

(Solde)



Teprica sentimentesh –
Këtu –
Ambalazh
Cilësie të mirë,
Me monete humane
Biletash të papaguar,
Përmes huazimeve nga pushimi
Falso pozitiv
I revolucionarëve.





ERËTIMAT E DAFNESË

(Înmireasmata Daphne)



Dashuria e Apollos,
Hijeshia e luginës së Tempit,
Ti as që ke dashur
Të trgohesh në dritën
E shprehejes « Të dua »,
Por ke rendur të fshihesh
Në murmurimën
E lutjeve,
Në përqafimet
E një Zoti tjetër,
Daphne, erëtimë e ëndshme,
Në brigjet e lumit Pene,
Për shkëlqimin e dritave,
Kundërmimi i një mohimi absolut
I një «unë i dua» të përvuajturit.





ODË KAMIONIT OLIMPIK

(Odă camionului olimpic)




Kurorë ulliri
Të duhet,
Nga e gjithë ajo që rinia jote
E ka mundur
Duke u dhënë shekujve,
Gjallërinë
Në kufinjtë e trupit
Me vlerë e me shpirt,
Duke kërkuar
Municionet e trurit
Me një mençuri ideale
Duke i tejkaluar
Pengesat e paimagjinuara
Të rrugës së famës.





UJËRAT E PAPRITURA


(Neaşteptatele ape)



Furtunat e verës,
Kurse në hon anemonat
E ujërave të papritura në thellësi
Kanë gulçuar çaste e shekuj,
Harresa magjike e irisit,
Aromat e Pashkëve,
Stopimet e frymëmarrjes
Së të vdekurve,
Ëndrrat e pastrehuara,
Na kanë shtyrë
Drejt zjarrit,
Kah fuqitë mashtruese,
Që kanë një interes
Atëherë kur na dëgjojnë.
Arësye e një mëndjeje të sëmurë,
Të politikave abuzive.





DEKLARATAT E TË ASHTUQUAJTURVE «MIQ»

(Declaraţiile aşa zişilor «amici»)



Qytetet bëhen
Nga llaçi,
Zemrat nga çeliku,
Fjalët nga thëngjilli
I ndjenjave përvëlimtare
Të cilat të papërgjegjshmit dëshironin
T’i fshijnë nëpër të vërteta.
Të cilat ti nuk dëshiron
Të mi thuash,
Por vetëm tallesh me mua,
Ti ndërton heshtjen
E anijeve me vela
Që i rrok kapitenët
Dhe i var në litarin tokësor
Valët e ëndrrave,
Kur mendon pa mundim,
Kur sheh se më tiranizon
Përmes prezencës
Së paftuar
Në mbrëmjet e stuhive,
Kur buzëqesh me shtangjen
E përqafimeve falso,
Kur nëshkruaj,
Si me qenë vetë unë,
Deklaratat e të ashtuquajturve «miq».





MËNGJEZI TJETËR

(Cealaltă dimineaţă)



I ulur pranë valëve
Ai i ka zbutur ëndrrat
Në krypën dhe në dëshirat
E vetmisë e të trishtimit.
Madje edhe bota sikur të binte
Përpara tij,
Qoftë edhe sikur t’i thonin
Diçka të pandehur
Gjoja se ky mëngjez do të vonohet.
Ndoshta ngase ai e donte,
Ngase ai pat luftuar që të bie shi
Në zemrën tënde
Për çdo herë kur shpirti i tij
Ishte i mbushur me fajësi
Kur ëndrrat s’ishin të përshtashme
Për momentin.
Lotët e detit
Dhe gjumi
I relacionit të pakufishëm
Të padrejtësisë,
Nuk patë guxim
Të zgjojnë te ai
Një mëngjez tjetër,
Atë që u jep kuptim
Drerëve të plagosur
Të pyllit.




AJO QË KËRKOJ UNË

(Cea ce eu cer)



Një plis dheu
Lutjet
E murmurosura
Me frikë.
Egotë e marrëzive
Të zhytura
Pa e ditur ti
Kurrë
Se çak kërkoj unë.




REFUZIME

(Refuzuri)



Zhurrma e makinave
Agimeve ua vë llozin
Nëpër përgjigje të ndërprera
Dhe nëpër refizime të papjekura
Që përsëriten
Me rigorozitet
Në çdo perëndim të diellit.




POETI

(Poetul)



Kuptimi i ngjarjeve
E kyç çdo gjë në dry,
I padukshmi i dritave
Simbolizon,
Në darët e të akuzuarve
Aktualitete falso
Trupat lakuriqë
Pikturojnë
Pendët e erërave,
Zogjët e ujërave,
Formojnë
Kafazë prej guri.
Qeliza të të pajashmëve
I zhdukur,
Gruri i fushave
Të stinëve të çveshura
Të korrurat e gërshetimit të ideve
Të të mençurve të kahershëm
Poeti,
Më në fund gjithmonë
Krijon një fillim të ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe / Nga Baki Ymeri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vështrim mbi letërsinë shqipe
» Poezi nga Lumturi Ymeri Bersava
» HESHTJE BLU…2 / Poezi nga Lumturi Ymeri Bersava
» Ποίηση από ΔΗΜΗΤΡΗΣ ΒΑΡΒΑΡΗΓΟΣ (Poezi nga Dimitris Varvarigοs ) / Μετάφραση / Përktheu: Klarita Selmani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: