Poezi nga Iliaz Bobaj
PIKA E LOTITNë sy më rrinte pika e lotit
dhe brengën ma mbante të ngrohtë,
një ditë e humba krejt papritur,
më ra, u thye, u bë copë.
Më duhej ai lot i hidhur,
s’doja ta humbja kurrsesi,
ndër gjithshka pata më të shtrenjtë,
s’kish më të çmuar se ai.
Gëzim hokatar kam sa të duash,
sa ta mbështjell sferën e globit,
po gjithë gëzimi im gazmor,
nuk vlen sa vlente pikë e lotit.
Se brengën time plumb të rëndë,
ma lehtësonte peshë e tij,
tek ajo pikëz më qe mbledhur,
e gjithë dhimbja që më le ti..