Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. Empty
MesazhTitulli: Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos.   Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. EmptyTue Jan 10, 2012 8:02 am

Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos.

Mendim kritik nga Kristaq F Shabani IWA ; WPS

Mbajtur më 16.05.2004 në auditorin e Universitetit “Eqrem Çabej “ Gjirokastër në diskutimin e veprës së shkrimtarit grek Dino Kubatis

Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos. Dino_k10

Në një analitikë të parë nga një këndvështrim kualitativ të veprës “Iliana jeta jonë mbaron te tanket” të Dino Kubatis duhet të nxjerrësh përfundimin logjik: “ Iliana, jeta jonë fillon, pasi të “shkrish” dhëmbëzimet hekurorë të “tankeve”, që s’origjinohen vetëm nga hekuri, por janë aliazhe dhe produkte të “stacionimit të gjakosur historik”, të prodhuar nga “tru”ndezës dhe komandues të notës “Sol”, që kërkojnë ta mbështjellin shoqërinë dhe botën me ”lëkurën” e tyre të fortë, për të sjellë asfiksinë e Njerëzimit të lodhur. Cilat janë disa dukuri që reflektohen?

Retorizmi, kthimi në retrospektivën e eposit të gjakut, “skenizimi i ambienteve dhe i lëvizjes së pulsuar me rezistencë për të mbytur fjalën, për të mos ganxhuar ndjenjën, me interpretë dhe protagonistë “burrërinë e lindur nga “privimi i së drejtës” me fragmente të ngjashmërive të rënies së madhe, të përballjeve të ngritjes dhe të rrëzimeve klasore, ku në rendime luftime përleshen dhëmbëzimet prej hekuri, njerëz të konstruktuar e të kontraktuar me hekur, që e kanë flakur tutje përbërjet strukturore e shpirtërore njerëzore me njerëz ende mustaqe pa dërsitur, që mbajnë në duar e në kokë gjethe dafine, simbolizim i triumfit të Kapitoleve të Paqes. Përleshje midis kërcënimit dhe lutësisë, midis sharjes dhe këngës, midis bajonetës dhe ndjenjës, midis kotësisë dhe vërtetësisë, midis hakmarrjes dhe humanizmit…

Përcjellje e pikëpjekjeve vrastare të epokave sillet në këtë roman “orë”. Ky roman dokument i shkrimtarit Dino Kubatis ka në thelb: ligjërimin e sakrificës, ku antagonojnë e përballen njerëzit, ku jeta frenohet si akrep i një shoqërie të mbetur dhe mekanizmi frenues është një përbindësh hekuri, i cili kërkon të ngjyejë dhëmbëzimet e hekurta me gjak njerëzish, që kanë në lëvizjen e tyre protagoniste protestën, kundërshtinë. Fanitet përsiatja tipike e urdhërimit vdekjeprurëse në kontraste ku, epikja notëzon në partiturë martitore dhe Mbreti i Erës “Eoli” kundron me shpejtësinë e tij dhe lëshon rrëfenjën në qiejt e vrarë. Qëndrimi patetik dhe martir, meditimi autoritar, skicimi i skenave të përballjes, idili i njerëzve të gjallë e aspirues, sakrilegji i ndëshkuar i ushtarëve që s’zbatojnë masakrimin, ndriçimi i mentalitetit të shpresës: “Me ty, Iliana, jeta fillon nga sipari”: Kërkim martirizimi. Iliana bie, por autori mbetet të rrëfejë këtë masakër çnjerëzore për të realizuar një nga misionet më të nevojshme të historiografisë shoqërore.

Misioni shoqëror i avangardës ku ndjenjat sfidojnë armët dhe dhëmbëzimet, ku vlimi i rezistencës është përvlues, ku kurajua udhëton që larg, ku pështyma ndaj keqdashësisë ndëshkon rezistencën, ku qendra e rezistencës e ka emrin “Ilianë”, që lëshon rreze kthese, transformimi, shpëtuese, agizimi, pushimi i orëve të ikjes… Mjedisi luftarak inteligjent pret përfitimin nga ardhja e valëve vullkanore të forcës përparimtare me një pyetje të përgjegjshme: “Kur?”, e cila ngrë diejt ndaj qiellit të nxirë e të rerëzuar me sprintime gjakësore. Mesazhet historike të dhëna në këtë vepër kanë karakterin e veprimit universal, ndaj dhe gjetja është e bukur dhe apeluese, duke shmangur mefshtësinë, qëndrimin në kuadrat, mbyllësinë dhe mosinteresimin për progresivitetin e vendit. Iliana, shëmbëlltyrë e misioneve qytetare e shoqërore të shumë simotrave, siheroinave, simartirërimeve, sieposeve, sitrimereshave, të shëmbëlltyrës së kthesave të agimta e zbardhjeve të bukura, të “lokomotivave aspiruese” dhe impianteve; kujtesë e heroizmit real e jo të shtirur, pikë reference e tronditjes të sistemeve diktatoriale, prurje e re e marshimit të ndjenjës dhe hapësirë e triumfit të lirisë mendimore. Frika e humbjes së Ilianës e transformuar në një krenari të dhimbjes për prosperitet.

Këto “ndërtesa” të arkitekturuara bukur dhe ndjenjësisht dhe me personazhe të martirizuara dhe tipike ripërsëritin historinë dhe apelojnë me zërin, tonalitetin, plotësinë dhe shembëlltyrën dhe japin kushtrime për të drejtën, për të lirën, të mirëqenën, qenien dhe lidhësinë dhe kanë vlerë njohëse të mirëfilltë për brezat e Universit. Vepra, krahas të tjerave, është një formë e vlerësuar e romanit - dokument, që mbështetet në themelet e kuadraturës reale. Është një pasqyrë, që pasqyron “kohët” që tashmë kanë humbur ngjyrimet, por mbeten në tentativë ripërsëritje, kur ecja “sakatepset” me dashje dhe shfaqen kërpudhat e shiut nostalgjik.

Ka rëndësi që paçka se kur u shkrua kjo vepër është e freskët dhe kjo figuracionalisht vërehet te fizionomia shprehëse e autorit, që ndriçohet nga rruzuj diellorë të Ilianës!

Ne përfaqësuesit e botës shkrimore impulsojmë vepra të tilla të shkruara me nerv, me ndjenjë, me mesazh, me kulturë artistike e me mision të kaltëruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: