Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

  Një shpalosje universale vlerash “KORSI E HAPUR“

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ Empty
MesazhTitulli: Një shpalosje universale vlerash “KORSI E HAPUR“    Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ EmptyTue Jan 10, 2012 8:06 am

Një shpalosje universale vlerash “KORSI E HAPUR“

nga Agron Shele IWA ; WPS , Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Internacional “Pegasi“

 Një shpalosje universale vlerash  “KORSI E HAPUR“ Korsi_10

Mendimi universal në letërsi dhe unifikimi vlerave reale kanë mundësur sot koncepte dhe ide nga më madhoret, kanë krijuar tendenca përafrimi në shumë kultura, kanë paracaktuar modalitete bashkëkohore dhe kanë krijuar mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe komunikimi.

Nën këtë nismë dhe me motivim të qartë u realizua projekti “Korsi e hapur“ Antologji poetike e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi“ Albania Autorë të Pegasit dhe autorëve të tjerë nga vendi dhe bota (rreth 170 autorë vendas dhe 84 autorë të huaj nga 22 vende të ndryshme të botës), të cilët me prurjet e tyre letrare në 11 gjuhë të huaja, arritën të flisnin për herë të parë në gjuhën shqipe dhe të plotësonin një mozaik letrar nga më të larmishmit.

Botimi i kësaj antologjie nuk është i rastësishëm, por erdhi si rrjedhojë e shtrirjes së Lidhjes së Krijuesve “Pegasi“ brenda dhe jashtë vendit, e komunikimit permanent me simotrat dhe organizmat e tjera letrare, të cilat shtrihen në të gjitha kontinentet, e shpalosjes universale të vlerave, fenomen ky aktiv, i cili është bërë evident dhe mjaft sinjikativ.

Është interesant dhe dhe mjaft premtues lloji i ri i komunikimit midis autorit të ri global, i cili operon përbrenda rrymave bashkëkohore letrare, shkëmben përvojë, hulmuton me prurjet dhe gjetjet e reja, debaton për anën kompozicionale dhe atë fabulore, për imazhin, fabulën, kompozicionin, konturon idetë dhe profeksionon stilin.

Le të bëjmë një anlitikë të shkurtër të antologjisë poetike dhe të konkludojmë për dinamizmin e krijuar duke u endur nga një autor tek tjetri, nga një kulturë tek tjetra, nga një ndjenjësi në një ndjenjësi tjetër.

Pse e shtroj këtë paratezë të nderuar, kolegë?

Për shumë arsye, të cilat të shtyjnë drejt konturimit të një Letërsie ndryshe.

- Letërsi që është domosdoshmërisht e aplikueshme dhe që perfomon pareshtur frymën kontemporane të shpirtit poetik te sotëm.

- Letërsi që duhet të ridimesionojë vetveten dhe të krijojë komunikim më të gjerë në hapësirë dhe kohë.

- Letërsi që duhet të përafrojë kultura dhe kombe (Përfshi 22 vende të ndryshme të botës, që përfaqësohen denjësisht)

- Letërsi komunikuese dhe mundësuese për shkëmbime të ndërsjellta vlerash.

Le të ndalemi në një moment tjetër, i cili shërben për të konfiguruar elementë kyç të një projekti të tillë, projekt që konsiston në paraqitje të përbashkëta dhe në eventualitete të ndryshme.

Ç´duhet të kuptojmë me elementë që ndikojnë dukshëm në perfomancën e një vepre kaq të gjerë dhe në paraqitjen e saj grafike:

Është më se e kuptueshme që elementët bazë, treguesit e nivelit artistik, të jenë sa më cilësorë duhet:

- Niveli i përkthimit të jetë përbrenda standarteve (Rast konkret shqipërim+ruajtje kompozicioni +ruajtje mesazhi) perfomancë, i cili u mbështet fort nga Kongresi Internacional i Salaminës, Greqi 2008 në lidhje me vështirësitë në fushën e përkthimeve, por ne kemi krijuar një katedër të mirë përkthyesish, të cilët kanë treguar vlera katërcipërisht.

-Harmonizimi i prurjeve dhe gjetjeve letrare të autorëve vendas me ata të huaj.

-Rikonceptimi i artit me autoritetin krijues.

Jo pa qëllim përbrenda veprës letrare ndeshesh me emra të tillë si: Teresinka Perriera, Presidente e Lidhjes Shkrimtarëve dhe Artistëve të Botës IWA (USA) dhe candidate për Çmimin NOBEL, Domeniko Defeliçe dhe Flavia Lepre (Itali), Adolf Shvjedçikov (Rusi), Kristina Santos Akeza (Brazil), Dr. Ashok (Indi), Hju Çi Çeng (Kinë), Benard Xhekson (Angli), Armando Roje Leon (Marok), Goro Ihara (Japoni), Çan Sirisuit (Tajlandë), për të ardhur tek poetët grekë Dimitris Kraniotis, President i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të GlobitË.P.S. , Dinos Kubatis, Panajota Zaloni, Zaharulla Gaitanaki, kandidatet për çmim Nobël Choi Shealung (Kinë) dhe Nadia Çela Pop (Rumani), autorët kosovarë Kadrush Radogoshi, Rushit Ramabaja, Muharrem Gashi, autorët e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” që përfaqësohen denjësisht e kryesisht me antarë të Lidhjes ËPS si dhe shumë të tjerë, të cilët janë nga Shqipëria, por nuk janë anëtarë të Lidhejs sonë.

Kjo konglomeratë autorësh, të cilët nuk njohin as shtet dhe as komb, por përfaqësojnë universalitetin e vlerave njerëzore përbën rast të papërsëritshëm për kulturën e sotme letrare dhe këtë e vërteton më së miri Simpoziumi Internacional “Muza poetike “Pegasi 2009”

Me këtë rast do citoj një ekstrakt të shkurtër, i cili sintetizon peisazhin me madhështinë e forcës krijuese, harmonikën poetike me magjinë e natyrës Guri Qytetit (Stone of Town).

Pragu i gurtë, i qytetit tim/ Larë nga dallgët, valë, turfullim, /Ballkon i ngritur, gjer në shenjtërim /Shquan mbi retë, tutje pështjellim./ Me feksjen e dritës, si në një rrëfim,/Zgjat duart që teren, herët në agim, /Për tokën dhe qiellin falje pa pushim, /Për jetët që flasin: Ja Përmeti ynë.

Së fundi mendoj se “Korsi e hapur“ është pikënisje e atributeve dhe prurjeve të qindra poetëve, të cilët përbrenda mendimit tëyre kanë nisur dukshëm dhe bindshëm shkëmbimin universal të mendimit letrar mbarëkombëatr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Një shpalosje universale vlerash “KORSI E HAPUR“
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: