Poezi nga Lumo kolleshiA I VRASIN EDHE FËMIJËT SI TË RRITURIT?Dhe,mos harroni, ishte veç një pyetje fëmije,
Një pyetje që rënon bashkë tokë e qiell
Atje,në Lagjen e trimave,në Kumanovë.
Kishte perënduar koha e lodrave,shëtitjeve,
Për lulet e pranverës kohë s'kishte,
Veç rrebesh plumbash në këtë cep të çmendur të Ballkanit.
Tani le të digjen të gjitha tragjeditë.
Agamemnoni hi të paprerë u paska hedhur syve tanë,
Në vend të vajzës,
Një manekin të vjedhur në një pavion mode,
Bën sikur e flijon,
Oresti,
I turpëruar nga e bardha e gjinjve të nënës,
I lutet Egistit t'ia mbulojë sa më parë,
Hamleti s' është veçse një budalla
Që i beson një fantazme.
Makbethi kamën e ka një lodër prej gome,
Romeo,
Në kohën e pamjaftueshme,
Hap çantën me luspa krokodili të Zhuljetës
Për të gjetur shishkën e parfumit të saj.
Trill dhe vetëm trill
Trifjalëshi:helm,kamë dhe vaj
Përballë pyetjes së një fëmije të pafaj.
FrashërPër ne vendlindjen e tyre nisen fjalët,
Fjalët e gjuhës që u bënë dritë.
Shpirti vjen ketu të lartojë shkallët,
Të takohet veç një çast me perënditë.
Një kupë qiell për haxhillëkun e ri,
Frashëri krahet e bredhave hap në maj.
Çdo gur të flet shqip te frashëllitja shtëpi,
Ketu Shqipëria ka Mekën e saj.
SHIRA TE FRIKSHËMInate të vjetra perëndish
Gjëmimet,
Në këtë qiell ku retë njëra-tjetrës i mbajnë mëri.
Të frikshëm shirat në verë
Dhe më keq akoma ndonjë breshër fatzi.
(Eshtë dhe kohë fushate si për ironi.)
Rrëketë hajdute zhvatin malet
E ndyjnë pa mëshirë
Lumë dhe det.
Dhe mendimi im i brishtë që ballas i rri shtrëngatës:
Veçse ndajnë dhe bëjnë zarar
Partitë në fushatë dhe shirat në behar.
E njeriu i thjeshtë i mbetur cullak e pa çadër.
***Ti,
Guri
Dhe gjarpri.
Një sfond paksa gri dhe të ndenjurat e tua.
Zi
Pruri
Nga halli
Një bretokosë e helmlumturuar.