Poezi nga Albana SubashiFlirt qiellorQielli kollitet me ofshama bubullimash
si një sfinks i ndërkryer ndjenjash
retë ,si shtatzana ndrojtur
lëvizin përtueshëm e verbërisht
përplasin njëra-tjetrën sfidueshëm....
Një shigjetë e zjarrtë ,vërtik
penetron epshëm e thellë
retë nën ekstazë ,qanë përmallueshëm...
Kulloi i pastër,kristalshëm....rrëmbyeshëm
ky burim mëkatesh,ngjizur...
qiejve të ndezur prush nga flirti ...!!
©A.Subashi***... Avuj të nxehtë malli ...nga kraharori dalin
vorbullohen pritjes, unë pakthyeshëm mes saj
spiralja ëmbël tjetërsohet..rrathët në krye më marrin
si një bulëz kristalore atje qëndroj,dashuria pezull më mban !
©A.Subashi
***Ti larg..sa një rrotullim akrepash i paplot'
minutat thyejnë barriera orësh në ikje..
imazhi....zemrën dhe shpirtin s'i prek dot
fut mes tyre një stinë melankolike.
©A.SubashiDje, sot, nesërLargohem së djeshmes
turravrap
pa kthyer kokën
pas....
Jetoj të tashmen
ndjellëse,mistike
zbuloj cdo ditë
profecitë e djeshme
me të sotmen
pa lidhje !
Apokalipset kaq përfolur
kanë harruar
të ndodhin...
s'mund të ketë mbivendosje !
Bujisur kanë
shpresat....veç diell duan
të sythojnë dëshirash
kohërash mpirë !
©A.Subashi