Poezi lirike nga Natasha XheliliE DËNUAR…Jam e dënuar të të dua
Të mbaj si flakë në shpirtin tim,
Të më djegësh pareshtur mish e thua,
Të ngrihesh në shenjat që japin gëzim.
Jam e dënuar të të kem me vete
Zhytur në ashtin më të thellë,
Si pjesë zemre, burim jete,
Si gur Meke që s’mund të bjerë.
Të çoj si Sizif në majat e mia
Ti rrokullisesh të të marr prapë,
Si Promote më hahet mëlçia,
Nga dejet s’të shkul të të japë!
Ti përtërihesh me frymën time,
Dhe kur zvarritem në pakufi,
Je prapë atje në fluturime,
Më ngre, më ul, më deh si ti…
Ty të kam si plagë të freskët,
Që dhemb, shpon njëmijë gjilpëra,
Që të mos jesh një yll që meket
Si gjeni ndriçoj botë të tëra.
ASKUSH S’MË DO SI TIAskush s’më do si ti
As pjesët e pandashme të trupit tim
As dielli dhe hëna që më krijuan,
As gjërat që prek e përkëdhel përditë,
As plagët e jetës që më dhembin kaq shumë,
As frymëmarrja ime që një ditë do mbarojë…
T’i hap fjalët si letrat e fatit,
Ndjenjat e tua janë qiejt e mi,
Horizontet e ëndërrta,
Agimet imagjinare në krahët e tu.
Gjendemi midis
Jetës dhe amëshimit,
Përjetësisë së ylbertë të binjakëve,
Tkurrem e strukem të mos shfaqem,
Po ndjenjat e tua më bëjnë gjigande…
Askush s më do si ti!
I lutem vetes të hap portat e botës për ty
FLATRATS’e mposhta dot zemërimin
E mohova dashurinë
E humbur nisa flatrimin
Humnerash të end mërzinë.
Po ti heshtjen si gjithmonë
Vë mburojë për shigjeta
Ulur rri në stolin tonë
Sa të bëhem unë vetvetja.
E urrej unë fluturimin
Prej territ në tëndin gji
Se ti nuk e njeh tundimin
Të jesh mbret në lartësi.
Të derdhesh si heshte pas meje
Të ndiesh frikën, dhimbjen , mallin,
Në psherëtima rrufeje
Flatra dragoi të dalin…
I tjetërsuar në deje
Rigjen ëndrrash unin tim
Vallen e nisur prej teje
Do ta ndjek gjer në flijim.