Poezi nga Irina Hysi
AJO QË NUK U THA!Muza ime zhdukur pa gjurmë.
Antenat në satelit, rrethuar mendueshëm
Trokasin lehtë, gërmojnë larg figurat
Të nxjerrin fjalë që s`guxojnë ti lidhin,
Shanset e ndjenjës, kafen e derdhur,
ujë avulluar, e s`mund të shohin asgjë
nënsipërfaqen e qeltë, veçse ajo djeg
fituar kohë apo humbur përfundimisht
trukeve lëkundën pasionin, gjithshka iku
zmadhoi fjalën dhe ju morën mendt
Ja tha tre gjërat, ja pikturoi me ngjyra zemre
e ja niste, nudon e natës ta rrëmbenin engjëjt,
provave udhëtonin shpirtrat, kalëruar ndër yjet,
Ato që u thanë dhe dhanë dhe sonte as duken…
Belbëzit në rrokje emrin ja, e thua ja …ja shkurt,,,
S`di ç`ndodh, pse ka ngjitur gjuhë në qiellzë e çuditesh?!
Si ka mundësi ?
Ja që ka … !!?
©Irina HysiBreshër!Një hark i ndritshëm sjell spektrin e dritës së humbur,
Breshëri ja theu rrezet formës së reve
I priti kokrrat e para në çadër, pastaj i kullufiti,,,
Në pikë për pikë, ylberi më i bukur se vetë dielli!
Sjell në surprizë shumëngjyreshet valore...
Ja kthen shkëlqimin në pasqyrë, në të kundërt.
Krejt ndryshe i prek magjinë në kënd përthyerje.
Zbërthen tjetër dritë të bardhë, në dukshmëri..
Ndërlikim fantazmash shpërbërje, shpërndarje,
Diell mos kij zili, ti malet puth, si dorën e parë,
barin, fushat, shtëpitë, njerëzit, mua , të dytë..
Një botë arsyesh, pikëzash të vogla në valle qielli,
pas shiu, lindin...mutacione...
Sfidë, përballje...!!!
© Irina Hysi..