Poezi nga Arqile Vasil GjataKU JAM?Ku jam...?!
Po shikoj gjithë ëndërrat
e së shkuarës...
Regjistrin e klasës së parë,
Mësueses Krisatavgjis i putha dorën.
Gjeta dëftesën e të shtatës klasë,
shpërndava mjegullën ngelur mbi dëftesë...
Paskam dhe unë një Emër në shkollën e Skelës!
Ndjej kohën e viteve,
në librin e gjendjes civile
jetojmë të gjithë bashkë me familjen,
këqyrur nga heshtja,
punonjsja e gjendjes civile
shkruan mbi fytyrën time.
Tani jetoj në ambiente
plot me dëshira,
tek rrugicat e vegjëlisë
të gjithë kanë harruar të luajnë me mua.
Pyes veten, ku jam...?!
Diku aty,
në kujtime të lodhura e buzëqeshje të humbura,
dhimbje të pa mbledhura nëpër dyer.
Gjithçka tretur në humnerën e jetës.
Dëshira ImeKur dua të shkruaj poezi
vete të puthë disamuajshen Melita,
mbesën e vogël qumështore.
Më pas shkoj e fle me ëndrrat,
në mëngjes puthjen e diellit
e hedh mbi shpatulla.
Dëshirë të madhe kam
të thinjem mbi një varg,
të mbetem një gjethe
në pemën e ullirit...
"MBRËMË" ME TY NË DASHURI!
Në këtë mëngjes
më duket sikur akoma
të kam përpara pasqyrës
dhe po ti kreh flokët si në ëndërr.
Mbrëmë me ty në dashuri...
Në ëndërr, vallzonim bashkë buzë më buzë
mateshim me kënaqsinë e shikimeve, thellë
dëgjoja rënkimet e zemrës tënde,
gjithëkund ishje e paprekur nga puthjet...
Me këmishën e natës të hapur nga syri
ndezur gjaku nga pesha e etheve,
jetuam kohën e pambaruar
mbetëm në fjetje për tu ringjallur
një natë tjetër...
Në këto çaste jam vetëm
këndvështroj enën e zbarazur të ëndërrës
frymën tonë si ajër që po e shpërndanë era
e pesha jonë herë rritet, herë dobësohet
nga të qeshurat e pangopura për pak muzikë dhome...