November 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
|
| Eda Thano, me kalin e muzës, në harmoni me ndjenjat e guximshme të zemrës (Parathënie e vëllimit poetik “Ulërima e shpirtit” i autores Edlira Thano) / Nga: MSc. Albert Habazaj, poet, studiues | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agron Shele Admin
Join date : 09/01/2012 Age : 52 Location : Albania
| Titulli: Eda Thano, me kalin e muzës, në harmoni me ndjenjat e guximshme të zemrës (Parathënie e vëllimit poetik “Ulërima e shpirtit” i autores Edlira Thano) / Nga: MSc. Albert Habazaj, poet, studiues Sun Jul 31, 2022 4:50 am | |
| Eda Thano, me kalin e muzës, në harmoni me ndjenjat e guximshme të zemrës Parathënie e vëllimit poetik “Ulërima e shpirtit” i autores Edlira Thano Edlira Thano i paraqitet lexuesit të kohës me vëllimin e parë poetik “Ulërima e shpirtit”, në të cilin përfshihet një tufë e shëndetshme me poezi qytetare të bukura, ku autorja natyrshëm shpërfaq dhuntitë artistike, akumuluar spontanisht ndër vite, duke i pasuruar hijshëm ndjenjat dhe mendimet e saj. Janë një buqetë me poezi lirike, që shpërndajnë aromën e këndshme të lirikës sociale, sidomos të lirikës dashurore dhe asaj erotike, veçmas asaj erotike aq tunduese ëmbëlore. (Duhet të jemi të qartë, që lirika erotike e Thanos nuk i njeh vargjet me vulgaritete ordinere, të ulta e pavlerë). Eda rastësisht ka lindur Ditën Botërore të Poezisë, më 23 prill, por doni ta dini?... Nuk e di pse na pëlqen kjo rastësi e bukur për poeteshën tonë… Fjala kyçe e poezisë së Thanos është dashuria universale e dëlirë, në të gjitha rrafshet, në të gjitha këndvështrimet e mundshme. Boshti i saj është femra plot hire, e bukura, e buta, e ëmbla, me liri të dinjitetshme, sepse femra është leva e Arkimedit, ajo bëhet nënë dhe nëna lind botën! Sa më pëlqen vargu i Edës: “Buzëqeshi me zemër që t’i rrëmbesh sytë”… Duket që poezitë e Thanos s’para e kanë qejf rreshtin metrik në masën e vargut për ndërtimin e vargjeve dhe të strofave, me gjasë, as dëshirën për t’u rropatur nëpër kreshtat e llojeve të rimave të brendshme (të puthura, të kryqëzuara, të mbyllura), apo rimave femërore a mashkullore. Kjo duket, se dhe kur i përdor, nuk është se ato poezi janë ndër më të mirat artistikisht. Vjershërimi i Edës ngjan me një kalë të bardhë lëshuar hergjele lëndinave lirike të poezisë së sotme, troku elegant i të cilit rend në harmoni me trokthin e ndjenjave të zjarrta të zemrës së poeteshës, të cilat shpërthejnë thellësisht tronditëse hapësirash të pafundme të muzës së saj të dallueshme nga simotrat e vargëzimit poetik. Në këtë vëllim poetik ne shikojmë Eda Thanon të shprehur nëpërmjet vargjeve, njihemi me alteregon poetike të saj. Në të shumtën e herës, vargjet e Thanos strukturohen në poezi të bukura, që e plotësojnë dhe hijeshojnë librin, si tek poezitë “Të prita sot në breg...”, “Bërtasin varret”, “Shpirti i poetit”, “Magjia”, “Labirinthi i mëkatit”, “Të shkruaj”, “Më prit”, “Leva e Arkimedit”, “Flutura në zemrën time”, “O pikë e lotit” etj., Veçmas poezia “Dhe heshtja vret” është një perlë letrare, ku ndjenja e shpirtit prurë shumë bukur lartohet në filozofim meditativ dhe autorja ravijëzon profilin krijues si firmëtare poetike e dinjitetit qytetarisht të emancipueshëm. Thano, në tërësinë e vjershërimit modern, ku duket qartë se ka gjetur vendin e saj, nuk është partizane e vargut hermetik; është poete e hapur ajo, ndershmërisht e tejdukshme: “Filloj të shkruaj ca vargje mesnate/ Edhe metaforat paskan shkuar në shtrat,/ Unë dhe unë bëjmë shoqëri njëra-tjetrës/ Një yll na qorton me shikime atje lart…”. Ajo nuk është konformiste, nuk ia lejon as vetes përshtatjet sa për sy e faqe, jo më të tjerëve, dhe, aq sa ndjen neveri nga maskat, aq urren dhe guaskën. Vargu i saj shpreh shqetësim, ka nerv, nuk duron dot fryrjet boshe, buzëqeshjet e shtira, mashtrimin e pështrirë, mungesën e dëlirësisë dhe demaskon “kaq shumë maska” me vargun “bukur veshur shpirt rreckosur”. Përveç lirikave aq të ëmbla, deri në thellësitë më të imta të ndjenjës hyjnisht njerëzore, aq të lira e të dëlira, vërejmë se në vargjet e poeteshës sonë rroken me mprehtësi temat sociale me një shqetësim qytetar që të tund e që të shkund, sepse poezia e Thanos çjerr maska. Gjeografia humane e Thanos ka një shpërndarje të lakmueshme dhe të larme në karakteret e tyre, që në vargje i pikturon me larmi ngjyrash: “Kam njohur njerëz kësaj jete/ Njerëz të vërtetë,/ Dhe grumbuj rreckash gjithë mistere/ Që s’dinë se ç’janë as vetë…/ Shumë maska, pak fytyra”. Poezia “Turpi”, për mendimin tonë, është ndër më të arrirat e autores, aq origjinale në këndvështrim dhe trajtim: “Made in Eda Thano”, por dhe e mbarëpëlqyer nga njerëz të letrave dhe qytetarë, nga të cilët kemi kërkuar përshtypjet parabotimore për këtë vëllim, sepse ndjejmë përgjegjësinë e kësaj prurjeje, që do të lënë gjurmë jo vetëm në kujtesën letrare, por ndoshta mund të zgjojë masën e ambientuar me status quonë e gjumit të ariut për ofendimin njerëzor që na ushtrohet, për antivlerat që na i paraqesin si vlera, për të keqen që na thonë se është e mirë dhe e mira qënka demodè, për turpin që na e shërbejnë në tabakà si ëmbëlsirë: “... Por qënka turp dhe dinjiteti/ Gjithashtu, edhe mirësjellja/ Shoh plot njerëz, në mes këtij qyteti/ Që mbysin të mirën dhe anojnë nga e keqja./ Më lini të qetë, të veproj siç dua/ Kam jetën time e s’dua mendime,/ Nëse është turp kjo që më përket mua/ Largohu të lutem nga udha ime”. Poezia e Eda Thanos është biografia e saj. Poezia e saj është ujëvarë e kaltër, sikurse vetë veta e saj në pasqyrimin artistik nëpërmjet vargjeve të lira, të vrullshme, sa të sinqerta, aq të bukura. Po aq është një det i trazuar me tallaze shpirti, por dallgët nuk e mbytin dot, se është kapitene e fatit të saj edhe në furtunë. Poezitë e saj plotësojnë një gjeografi letrare sa lokale, aq globale, sepse guximi qytetar i fjalës poetike të Thanos të shikon në sy dhe të njeh, qofsh ti nga Vlora, Tirana, Korça, Shkodra, Tropoja, Himara apo edhe nga Parisi, Berlini, Roma, Athina, Madriti e Rio De Zhanero. Poezia e vërtetë të njeh, të zhbiron vargu, mjetet stilistike dhe mesazhi që përçon. Poezia e vërtetë e ka gjendjen civile në çdo qytet të botës humane. Vetëm vargjet e vërteta e të ndjera, që janë thurur nëpërmjet gazit e lotit, lumturimit dhe zhgënjimit godasin drejt e në zemër të çdo të dashuruari. Janë vargjet e jetës, me gëzimet dhe shqetësimet e saj, me frymëmarrjen e plotë e të shëndetshme poetike; nuk janë vargje akuariumi, që të zhytin në apati. Ujëvara poetike e Thanos është rrjedhë uji që bie me rrëmbim nga një lartësi e madhe dhe e thiktë, me drithërimë, ku ndihen dhe rrahjet e zemrës dhe kuptohet edhe kur u jep ritëm atyre: “Të flak tutje ndër kujtime/ të gjej përsëri ndër ëndrra,/ apo të mbaj kudo me vete/ gjersa rrahjet të pushojë zemra?!... Talenti i saj është sa spontan aq dhe i këndshëm e i mirëpranueshëm, sepse është virtyti i çiltërsisë së saj, që u fal vlerave letrare qershinë mbi tortë. Intuita e saj e hollë dhe e thellë, që vërehet në jo pak poezi, është e admirueshme, sepse gjetjet e befta qëllojnë në shenjën e kërkuar poetike. Ajo nuk druhet se mos e qortojnë për vargjet që thur tej kornizave pseudomorale, sepse është e vetëdijshme në vërtetësinë e saj, siç ia sjell jeta udhëtimin. Ajo e jeton jetën siç i vjen, pa komplekse, ka kodin e saj moral, ka miqësinë e saj, ka dinjitetin e saj lartësor dhe, se është e zonja e vetes, ajo thur vargje, që të ngelen më mend, jo vetëm se janë larg klisheve vargëzuese, por sidomos se aty, brenda ngjyrave të vargjeve ka lule dhe furtunë, ka dallgët e jetës, ku përplaset njeriu dhe, pa pasur qëllim më vete figurat letrare, ajo e jep fabulën poetike shumë tejdukshëm dhe me hijeshi jetësore të çiltër: Po e pi edhe një teke kujtimi me fund Le të dehem sonte në natën pa gjumë, dua të të them fjalët ashtu si më vijnë të shaj e të mburr këtë fatin tim. Pa dashur të shtrihemi në analizë teksti apo në shqyrtimin e figurave stilistike, ndjejmë kënaqësi se në profilin poetik të shfaqur në këtë libër, autorja dallohet për edhe për shije të shëndosha estetike; ajo e do të bukurën në poezi, e ka pjesë të stilit të saj estetikën poetike. Gjithashtu vërejmë, se krejt natyrshëm në tekst buisin kompozita, që e ndjejnë veten mirë e qetë në shtratin që u ka ndërtuar poetesha. Të tilla mund të përmendim, si: helmgëlltitur, haregrabitur, klithmëmbytur, mendjegrisur, mendjevyshkur, pikëmbatje etj., disa prej tyre janë të reja për syrin e leximit tonë dhe janë qepur bukur në fustanin poetik të autores Edlira Thano. Ka vargje rebele e poezi të tëra të pabindura ndaj sistemit frymëmarrës të vesit të mashtrimit, ku shpata e mprehtë e fjalës së saj e shpon tejpërtej hipokrizinë, që, si mola bren rrobat, ajo po bren palcën e dinjitetit të individit, të familjes dhe shoqërisë horizontalisht, se e ka të gatshëm modelin më të keq të kalbjes së vertikalitetit: “Hipokritët më flasin/ për sinqeritet… / Zot,/ Ndale botën, dua të zbres!”. Vëllimi poetik “Ulërimat e shpirtit” i autores Edlira Thano është libri i parë i autores Edlira Thano dhe ne nuk jemi ndalur ku ka ndonjë problem të strukturës poetike, të stilistikës letrare, sintaksës poetike sepse janë të natyrshme edhe tek autorë me eksperiencë në botime, sepse të tilla vështirësi që hasen, kapërcehen me përvojën shkrimore, me besim, guxim, pasion, lexim, talent dhe, së pari e së fundmi, me thjeshtësi qytetare. Nuk besojmë se nxitohemi se Eda ka dhunti e mundësi të thurë edhe tingëllima të bukura, mjafton të stërvisë pak syrin e leximit dhe të studimit jo më tutje, por tek Profesori, kryemiku i saj, Himet Mehmetaj, që është mjeshtër i sonetit ... Edhe pse teknikisht e strukturalisht tingëllima është shumë e vështirë për t’u ngritur, ne sikur pamë bulëza soneti tek poezia lirike “Më verboi dashuria” e ndonjë tjetër, por le ta lëmë këtë trajtim për librin tjetër të Thanos, veçse ajo “mjafton të zgjat pak duart e ëndrrës” drejt madhështores magjike tingëllimë ... Si përfundim, mund të themi se, kemi në dorë një libër të mirë me poezi, që do të ngelet gjatë në kujtesën e lexuesit shqiptar, një libër që do të dëshiroja të ishte i përkthyer edhe në gjuhë të tjera si italisht, greqisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht, që edhe bota letrare e universit të lexojë, të njohë, të vlerësojë në gjuhën përkatëse zërin e poezisë së emancipuar të një poeteshe shqiptare.
Nga: MSc. Albert Habazaj, poet, studiue | |
| | | | Eda Thano, me kalin e muzës, në harmoni me ndjenjat e guximshme të zemrës (Parathënie e vëllimit poetik “Ulërima e shpirtit” i autores Edlira Thano) / Nga: MSc. Albert Habazaj, poet, studiues | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|