May 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
| | Lek Pervizi, portret që shoqëron brezat e nxënësve në Pluk të Lushnjës! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agron Shele Admin
Join date : 09/01/2012 Age : 51 Location : Albania
| Titulli: Lek Pervizi, portret që shoqëron brezat e nxënësve në Pluk të Lushnjës! Thu Apr 05, 2012 10:52 am | |
| Lek Pervizi, portret qe shoqeron brezat e nxënësve në Pluk të Lushnjës! nga PETER TASE 4 Prill, 2012 FSHATI PLUK NE LUSHNJE NDERON SHKRIMTARIN, STUDJUESIN DHE ARTISTIN LEK PERVIZI Shkolla 9 - vjeçare në fshatin Pluk të rrethit të Lushnjes që prej Nëntorit të vitit 2011 do të mbaj emrin e shkrimtarit dhe artistit të njohur Euro-Shqiptar, LEK PERVIZI. I lindur më 1929, në Skuraj të Kurbinit, në një familje atdhetare, Leka përfundoj studimet e shkollës fillore dhe të mesme në Romë, Itali, më pas vazhdon liceun Artistik në Tiranë për Pikturë. Që në moshë fare të re ka spikatur dëshira e tij për të hedhur ndjenjat patriotike në vargje dhe prozë. Fatkeqësisht diktatura komuniste e ka përçmuar punën e tij, ashtu si me shumë intelektual të tjerë përparimtar, Leka është persekutuar në kampin e internimit të fshatit Pluk prej më shumë se 32 vjetësh për arsyen e thjeshtë se babai i tij, Gjen. Prenk Pervizi, ka qenë i arratisur politik dhe funksionar i mbretit Zog I. Duhet të shtojmë se para se të internohej në Pluk, ai me vellanë e madh Valentin-in, u mbyll në kalanë-burg të Porto Palermos e pastaj në kampet famëkeqe të Tepelenës, të Shtyllazit si dhe në kampin e izolimit të Kuçit të Kurveleshit, Vlorë. Në Kurvelesh ndau katër vjet izolim me intelektualët e fundit që i kishin shpëtuar pushkatimit por jo dënimeve të rënda nëpër burgje e kampe internimi. Kuçi mund të konsiderohet si Universiteti i burgjeve e kampeve (katakombave), nga që aty ishin të dënuar mbi 60 intelektualë të lartë të diplomuar në universitete më të mira të Europës, me dy apo tre doktorata dhe poliglotë e shkencëtarë të fushave të ndryshme të dijeve. Kjo i vlejti Lekës (dhe të rinjve të tjerë) për të përforcuar dijet shkollore në nivel të lartë. Kjo përiudhë dënimi e rreptë e me kushte burgu, vazhdoi nga viti 1950 deri në vitin 1958, kur u caktua me qëndrim të detyruar, i internuar me apel në kampin e Plukut për më shumë se tre dekada me radhë. Me një herë pas rënies së perdes së hekurt, më 1990, Leka vendosi të shpërngulet në Bruksel, Belgjikë, ku me një frymë fillon të hedh në letër mbresat e poezitë e tij të cilat ka mundur t’i ruaj me shumë kujdes që prej perjudhës së internimeve të një pas njëshme e veçanërisht në Plukun e prapambetur. Këto mbresa poetike janë një testament i një të burgosuri politik i cili shpalos fare mirë punën e detyruar nga një numër i madh i shoqerisë shqiptare që ishte e destinuar të kalonte jetën nëpër kampet e punës së detyruar dhe të mundimëve, kampe të cilat ekzistojnë edhe sot e kësaj dite në Republikën Popullore të Kinës (Lao Gai). Lek Pervizi e ka botuar vëllimin e tij të parë me poezi në tre gjuhë, Shqip, Frengjisht dhe Italisht. Ky shkrimtar i njohur ka qenë gjithashtu edhe një artist vizual i nivelit të lartë. Megjithëse regjimi i kohës nuk e ka lejuar të ushtroj talentin e tij në përmasat e duhura, ai përsëri ka arritur të gëzoj një vend të respektuar jo vetëm në Pluk por në të gjithë zonën e Myzeqesë përfshi rrethin e Lushjnes. Intelektuali dhe shkrimtari i njohur, Prof. Petraq Dhana (Autor i librit: “Arsimi dhe Kultura në Myzeqe, 1912-1990”) kujton se “Lek Pervizi ishte një njeri i dashur me njerëzit. Megjithëse regjimi diktatorjal e kishte internuar ai përsëri jepte ndihmesën e tij të vyer në përgatitjen e materjaleve kulturore të aktiviteteve të ndryshme arsimore në rethin e Lushnjes; sa herë që kishim nevoj për një piktor, të gjithë i hidhnim sytë nga Leka, dhe ky ishte artist dhe shkrimtar i përmasave kombëtare: Lek Pervizi.” Fatkeqësisht do të mbetet gjithmonë një hidhërim, sepse gjithë puna e tij figurative shkoi e humbur nëpër kampet e Shqipërisë por si rrallë herë u ruajt vetëm në kujtesën e njerëzve. Me të drejtë një piktor i zonës që ia kishte dëgjuar zërin, ishte shprehur: “Lek Pervizi njihej si një piktor i talentuar dhe i shquar, por regjimi e kishte dënuar dhe nuk e lejoi që të afirmohej, duke e mbajtur gjithë jetën të dënuar në kampe internimi, e duke e detyruar të punojë edhe në punë të rënda e të vështira. Megjithatë, ai arriti t’imponohej me aftësitë e tij, dhe intelektualët e Lushnjës, t’arsimit dhe të kulturës, e vlerësonin dhe gjenin tek ai zgjidhjen e problemeve që kishin lidhje me punën e një piktori, ku spikaste edhe niveli i lartë kulturor i këtij patrioti.” Leka ruan një kujtim të mirë ndaj tyre, të cilët, megjithëse zbatohej “lufta e klasave,” nuk donin t’ja dinin, dhe ndaj tij tregohëshin gjithmonë të mirësjellur dhe e respektonin për punën cilësore që kryente, kudo që vinte dorë. Në ditën e ceremonisë së zbulimit të pllakës së shkollës që mban emrin e Lek Pervizit, në fjalën e tij të rastit Leka përshëndeti banorët dhe drejtuesit e pushtetit lokal të fshatit Pluk me këto fjalë: “Falenderimi e mirenjohja janë të pakufijshme ndaj jush që, siç e thotë vetë ky akt i emërtimit të shkollës, keni ruejtë, një kujtim të mirë ndaj meje e familjes, ndonse kaluem një kohë shumë të vështirë e plot sakrifica, së bashku, pavarësisht se ne ishim t’internuem e ju të lirë, por të gjithë nën terrorin e një diktature që s’të falte, dhe na kishte katandisë të gjithëve në skllavë. Me këtë gjest fisnik tuejin, jo vetëm që më keni nderue mue, por edhe të gjithë ata bashkëvuejtes që përballuen e pësuen të njejtin fat t’imin, të cilëve ua kushtoj këtë nder e vlerësim.” Ndërsa për nxënësit e shkollës që mban emrin e tij, Leka u jep një porosi të veçantë: “Ti jepni randësi mësimit të historisë së Shqipnisë e të Kombit Shqiptar, si dhe gjuhës shqipe. Ai popull që nuk e njeh historinë e të kaluemen e tij dhe nuk çmon dhe levron gjuhën amtare, asht i destinuem të asgjesohet.” Ky aktivitet u bë në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësise së Shqipërisë dhe natyrisht vlerëson punën e palodhur të këtij intelektuali përparimtar i cili së fundmi është botuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu ka përkthyer edhe librat e parë të shkruar mbi Skëndërbeun në italishten e vjetër (1500) nga Dhimitër Frangu e historiani italian Paolo Jovio. Ka përkthyer e botuar edhe veprën e studiuesit Eduard Shnaider mbi Pellasgët, si para-ardhësit e shqiptarëve; si edhe vepra me vlerë historike e gjuhësore. Lek Pervizi është gjithashtu themeluesi i revistës Euro-Shqiptare “Kuq e Zi,” e cila shpalos vlerat historike dhe kulturore të Shqipërisë dhe diasporës Shqiptare. Kjo revistë është e vetmja në Europë që përfaqëson zërin e një grupi intelektualësh Shqiptar që hedhin dritë mbi ngjarjet e ndryshme historike të cilat janë harruar jo vetëm nga historianët Shqiptar por edhe nga të huajtë të cilët për inerci mendojnë se kanë monopolizuar të vërtetën dhe vazhdojnë të ndjekin shtegun e disinformimit historik të perjudhës komuniste, që ka dëshmuar të jetë shumë i dëmshëm për popullin shqiptar si dhe për vetë reputacionin që kanë albanologë të ndryshëm në perëndim. Këta studjues të huaj, duke u mbështetur katërcipërisht mbi deformimet e fallsifikimet që kanë mbushur librat e regjimit komunist, i konsiderojnë ato fakte si të verteta pa marrë parasysh burime të tjera të historisë së dëshmitarëve okular, madje hezitojnë të intervistojnë ato personazhe që kanë jetuar mbi kurriz vitet e luftës Nacional Çlirimtare por edhe ngjarje të tjera me rëndësi në historinë e Shqipërisë Komuniste. Është një fat i mirë që ish të dënuar politik si Lek Pervizi, vazhdojnë të jenë aktiv dhe japin kontributin e tyre në të mirë të historio-grafisë shqiptare dhe mbi të gjitha të hedhin dritë mbi ngjarje historike ku jo vetëm studjuesit Shqiptar por edhe historian perëndimorë vazhdojnë të ndjekin linjën e Shqipërisë gjatë luftës së ftohtë dhe hezitojnë të nxjerrin përfundimet e duhuara mbi të vërtetën për historinë e shtetit dhe popullit shqiptar. | |
| | | | Lek Pervizi, portret që shoqëron brezat e nxënësve në Pluk të Lushnjës! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|