Poezi nga Rami Kamberi
KU MË LOTOJNË, SYTË JETË...Sot ku më lotojnë sytë jetë
Si gjethet kur bien, nga lisat e malit
Sot ku i humbur kam mbetë
Si rrudhat të dashnisë, lidhura ballit
I frikësuar mes moteve, sikur të harruarit nga Atdheu
Po e lexoj kujtesën, mes faqeve të librave, Jeta e ardhmërisë
I kërkoj, dashuri e lumturi, si mua që më kërkon dheu
Po me kujtesë të germave, të mbetura ndër kullat e malësisë
I tradhtuar nga motet, që kur po më gjakonte, Atdheu
Sot ku më lotojnë sytë jetë
Si vdekjen e pshtjellë, si shall për balli
Sot ku i humbur kam mbetë
Si plisi i shndërruar në hi, për lot malli
MES LINDJES, E PERËNDIMIT...Këtu ku ndahen fatet
Jam, si gjuha e maleve, pa plis mbi kokë
Këtu ku jeta po matet
Me orën e shekujve, ku sytë po pinë tokë
Demonët e shtrigës plakë, ma kërkojnë vdekjen, për liri
Si xhindet e djalli, kur jetën ma matnin, me peshën e gurit
Ditë e mote, po më lidhen nyje, si netë terse në Shqipëri
Kur ndër shekujt e mileniumet, ja kërkoja ngjyrën flamurit
Këtu ku ndahen fatet
Jam, rob i zënë, për fjalën e dalë nga dheu
Këtu ku jeta po matet
Me orën e shekujve, sikur flamuri e atdheu
RRUGA E JETËS, SIME...E gjatë ishte rruga e jetës sime
Nuk më kujtohet fillimi, fundin, ja shohë tej qiellit
Më duket një ditar, me kujtime
Si libër shenjtorësh, që po pihet, nga rrezet e diellit
Lexuar e kam, vetëm unë, me sytë e malësisë, nën Sharr
Si dheun e atdheut, mbetur mes flakëve të hutave tinzare
Shkruar e kanë perandorë, të mbetur name, pa jetë e varr
Me gjakun e shtatëve, të lulëkuqeve, të maleve shqiptare
E gjatë ishte rruga e jetës sime
Si lumenjtë e gjakut, që derdhen nëpër oqeane e dete
Më duket një ditar, me kujtime
Si libër shenjtorësh e që po më pihet, nëpër stuhi jete