Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Vallja e kobrës (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj) / Përktheu: Bardhyl Selimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  Empty
MesazhTitulli: Vallja e kobrës (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj) / Përktheu: Bardhyl Selimi    Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  EmptySat Aug 06, 2022 11:18 am

Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  V_110


Vallja e kobrës

Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj
   
Shfaqja më e shpeshtë dhe njëkohësisht më popullore në rrugët e Hindisë dhe vendet e saj fqinjë është vallzimi i kobrës. Njerëzit e quajnë atë zbutja e kobrës, por fakti është që kobra është zbutur për derisa vjen në këtë shfaqje. “Magjistari” i saj e mban atë në një shportë. Sa herë ai luan me fyell meloditë e caktuara kobra nxjerr kokën nga shporta me kapak të hequr. Në qafë ajo ka një gjendër me helm dhe rreth kokës i rri një membranë e zgjatur në dy anët me një vizatim si syze në shpinë të saj. Sa herë e shihja, ndjeja shumë emocion dhe dridhje. Habitesha me ata njerëz që, që pa frikë dhe emocion, i binin fyellit me bark kur drejtonin vallzimin e kobrës. Kjo më nxiste që këtë ta bëja edhe unë.
Rasti ma solli në Ceilon (Sri Lanka). Po qendroja në mesin e spektatorëve në një trotuar pranë qendrës së Kolombos duke ndjerë simpati për “magjistarin”.
Pasi mbaroi shfaqja dhe mjeshtri mbeti vetëm me gjarprin, të mbyllur mirë në shportën e rrumbullakët, unë iu afrova dhe i dhashë një bakshish të mirë.. Sjelljes sime ai iu përgjigj me një buzëqeshje të vogël.
I thashë pastaj se dua ta mësoj këtë mjeshtëri të tij. Më mati mirë nga koka te këmbët dhe nga këmbët te koka dhe as nuk buzëqeshi, as tregoi ndonjë humor të mirë.
- Jo, këtë gjë nuk e bëjnë dot të bardhët, më tha. Është profesion vetëm për hindianët.- theksoi me vendosmëri Sharma, “magjistari”, që kish ardhur në Ceilon para shumë vitesh.
- U përpoqa t’i sqaroja se kam parë shumë mjeshtër si ai, por ky stil më duket tepër i veçantë, prandaj i kërkoj të ma mësojë.
Për ca kohë Sharma eci bashkë me mua pa folur. Edhe pse i premtova se do ta paguaja mirë, ai nuk tregoi interes. Por pastaj befas ndali dhe më tha:
- Kur dëshiron të fillojmë?
- Që nesër, mundësisht, ia prita unë.
- Atëhere eja nesër ora 16, tha Sharma, në oborrin që do të tregoj unë.
Pastaj më shoqëroi vetë deri te oborri në fjalë, një oborr i madh në periferi të qytetit.
Të nesërmen u takuam në atë orë. Për habinë time, ai solli me vete vetëm fyellin, jo edhe shportën me kobrën, sikurse prisja unë.
Më sqaroi se unë duhet të mësoja mirë të paktën një melodi që pëlqente gjarpri. Vetëm atëhere mund të përballesha me të. Ndryshe do ishte rrezik për jetën time.
Mjeshtri u ul këmbëkryq, po ashtu edhe unë. Pastaj ai luajti me fyellin e vet barktrashë një melodi të thjeshtë, dhe pas kësaj ma kaloi veglën mua. Në fillim nuk dija as si ta kapja fyellin e bërë nga kalaba me disa vrima që do mbylleshin alternativisht gjatë lojës.
Sharma më mësoi me durim, në çdo ton të veçantë. Pas një ore më tha:
- Ju, europianët nuk keni dhunti për gjëra të tilla. Sidoqoftë diçka do arrijmë.. Eja nesër në të njëjtën orë.
Tërë javën u takuam për një ose dy orë. Ndonëse  duhet të pranoj se Sharma kish të drejtë që ne, europianët, nuk kemi dhunti për këto gjëra,- dhe unë vetë më pak se mesatarja europiane, muzikimi im ia mbërriti pak e nga pak një melodie. Tingujt dhe ndërlidhja e tyre  ngjanin me ato të vetë hindianit. Po vallë mjafton për ta mashtruar kobrën?
Ditën e tetë, kur Sharma doli në oborr, bartte me vetë shportën ku kish mbyllur kobrën. Nuk mëdyshova aspak, kishte ardhë momenti që të ushtrohesha me kobrën. Por mjeshtri qendronte në këmbë dhe, pa buzëqeshur, më pyeti:
- A dëshiron që të dalim në rrugë?
- Në rrugë?.. Si ta mendoni ju..Para publikut?
- Kuptohet, para publikut. Ti nuk je ndonjë talent i madh, por pjesën më të rëndësihme e ke mësuar. Epo mirë, ecim, mos u tut!
Ndërsa ne ecnim drejt qendrës së Kolombos, Sharma më dha udhëzimet e fundit. Diçka e mbajta, tjetrën e harrova kur dola në podium. Ndalëm te një rrugë në afërsi të tregut. Mjeshtri më tha ku të ulesha këmbëkryq dhe e vuri kobrën gjysëm metri pranë meje. Ma bëri me shenjë që t’i bija fyellit.
Sapo nisa t’i bija fyellit, njerëzit nisën të vinë. Disa syresh pëshpërisnin duke buzëqeshur, të tjerët i njoftonin miqtë e vet për këtë ngjarje të çuditshme, një europian po i bën hijeshi kobrës.

Lajmi ishte provokues….më tepër se i paskrupull! Një sulm i vërtetë kundër profesionit të dëfryesit të gjarpërit… Epo, këtë duhet ta shohin patjetër!
U mblodh një masë e madhe, jo si zakonisht, ndërsa unë përsërisja pa u ndaluar melodinë që kisha mësuar, duke ia lejuar vetes ta bëja herë - herë të larmishme.
Sharma vështronte përreth i kënaqur. Në fytyrën e tij dukej qartë një ndjenjë krenarie: ithtari i vet kish mbledhë kaq shumë spektatorë!
Në një enë kalabaje ai mblidhte monedhat. Më mirë tani se më pas. Se kush e di çfarë ndodh më pas! Monedhat binin edhe jashtë enës dhe ai i mblidhte.
Në fund Sharma u ul këmbëkryq përballë meje dhe dalngadalë, me kujdes, e hoqi kapakun e shportës.
Pas një çasti, u shfaq koka e gjarprit e kthyer kah mua. Ajo ngrihej dalëngadalë dhe ndalte tridhjetë centimetra lart sipër shportës. Pastaj nisi të lëkundet, fillimisht butësisht dhe pastaj me lëvizje  më të mëdha djathtas e majtas, njësoj sikurse unë e bëja me kokën time, duke shoqëruar melodinë.
Isha i eksituar. Gjarpri lëvizte sipas melodisë simë. Ndonjë thotë se kobra nuk dëgjon. Ja një provë për të kundërtën. Apo mos vallë ai thjesht ndjek lëvizjet e kokës sime?
Ҫfarë ndjenjë e këndëshme është kur provon se zotëron  njërën nga kafshët më të rrezikshme të botës. Në se ajo, qoftë për një cast, dilte jashtë kontrollit tim, për një fraksion të sekondës do më kafshonte dhe pas tri minutash unë do vdisja.
Po përse më vinë këta mendime kur unë po e zotëroj gjarprin njësoj sikur këtë gjë ta bëja për çdo ditë? Sikur e kisha hipnotizuar, ai ndiqte melodinë dhe lëvizjen e kokës time.
Në një çast, e hodha vështrimin te kobra. Dy margaritarë të vegjël të zinj me një shkëlqim  të mbuluar.  Ai nuk i lëvizte qepallat, por vështronte drejt e te sytë e mij, madje nuk ka qepalla që do  t’i fshihnin ato edhe për një çast. Nuk i shoh pupilat, por reflektimi i diellit të pasdites krijon dy vatra ta zjarrta, dy pishtarë me një flakë të zezë.
Nuk mund ta shmangia vështrimin e syve të kobrës. E pabesueshme.  Nuk më kish ndodhur kurrë diçka e tillë. Provoj të vështroj pak më sipër ose më poshtë, por nuk bën punë. Dy margaritarët e zinj u rritën aq shumë sa e mbushën tërë fushën time të pamjes. Por...çfarë po ndodh? Margaritarët e zinj lëkunden dhe unë ndjek lëvizjen e tyre. Fyelli im luan sipas ritmit të lëvizjeve të dy margaritarëve të zinj dhe të shkëlqimit të tyre.
Deri para një çasti, unë mendova se kobra ndodhet e hipnotizuar nga unë, por tani jam i vetëdijshëm se jam unë plotësisht nën ndikimin e fuqisë së saj.. Kam ndijimin sikur valëvitem  në ajër. Nuk ekziston asgjë rreth meje përveç atyre margaritarëve të zinj, dy zotërueve të mij.
Një banjë me djersë më mbulon. Do të pëlqeja ta ndërprisja këtë lojë makabre. Por qysh? Nuk kam guxim ta pushoj muzikimin, sepse kobra mund të egërsohej. Mbase unë do bija përdhe.. Bota mund të nisë të ndalojë.. Përpiqem të mendoj, por truri nuk më punon.
Befas, prapa syve gjigandë të kobrës,, ose mbase përmes tyre, pashë figurën e mjegullt të mësuesit tim. Ai rrinte këmbëkryq prapa gjarprit, sy për sy me mua dhe dorën e tij të ngritur e lëvizte lart e poshtë.
Në fillim nuk e kuptova këtë manovër. Por, disa sekonda më pas, unë kujtova udhëzimet e mjeshtrit se si duhet ta mbyllim shfaqjen.
Dhe truri e shikimi befas u qartësuan. Gjithçka u bë e kthjelltë për mua. Nis të ndjek udhëzimet e mjeshtrit.

Pa pushuar muzikimin, nisa ta ul kokën pak e nga pak, në përkundje të vazhdueshme djathtas e majtas.. Ashtu sikurse zbriste koka ime dhe fyelli, kështu kobra bënte të njëjtën lëvizje. Pak e nga pak ajo hyri brenda në shportë.
Sharma i vuri kapakun shportës dhe e hodhi shportën mbi sup, gati për t’u larguar.
Publiku u shpërnda i kënaqur nga shfaqja.
Dhe unë, i zbehtë si coha e tylit, ndenja ende gjatë në cep të trotuarit me vështrimin e humbur në boshllëk.


Vallja e kobrës  (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj)  / Përktheu: Bardhyl  Selimi  11922910

Përktheu Bardhyl Selimi, 6 gusht 2022
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Vallja e kobrës (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj) / Përktheu: Bardhyl Selimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: