Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj Empty
MesazhTitulli: Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj   Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj EmptyWed Aug 10, 2022 9:24 am

Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj 29893810

Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)


10 gusht - dita kur u var i fundmi poet nga ish kampi socialist

   E varën në litar më 10 gusht 1988. I fundit poet i dënuar me vdekje në të gjithë lindjen komuniste. Në kohën e presidentit të "butë" ramis alia, ai që na pruri demokracinë "pa viktima"...vetëm me ca qindra të vrarë në kufi më 1989-90... Para nja dhjetë vitesh, kur sapo pata hapur faqen time në fb, lexoja një shkrim për martirin te gazeta Shekulli. Te komentet, një pusht, që s'ia mbaj mend emrin, por vetëm që ishte publicist dhe jetonte në SHBA(!), shkruante: "...s'i kuptoj këta njerëz që akuzojnë shtetin për varjen e Havzi Nelës, kur ai vetë kishte pranuar fajin në hetuesi dhe para trupit gjykues...". Ç'të thuash për atë qen bir qeni! E mbani mend fehmi abdiun? Deri vonë, në "kohën e demokracisë" medemek...ai klysh komunist qe kryetar i gjykatës kushtetuese, ato ditë qe kryetar i gjykatës së lartë që miratoi përfundimisht dënimin me varje në litar...pa zënë në gojë firmëtarët e tjerë, se janë bërë bozë emrat e tyre si kristaq rama etj. Gjykatësja Fatmira Laska është dekoruar, në vend që të dënohej.
  Kam botuar një antologji me poetë disidentë nga vendet e ish kampit socialist dhe njëkohësisht shoh edhe biografinë e tyre. Me mizoritë e regjimit pervers enverist, më i ndyri, më krimineli në të gjithë botën ish-komuniste, nuk matet asnjë nga ato vende.


NË QELIT’ E BURGUT…

Në qelit’ e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma po më merret, m’janë terrue sytë.
Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,
Jeta m’u randue, dëshirë nuk kam të vdes.

Mishnat po shkallmohen, kockat më kërcasin,
Barkun gjithmonë unshëm, policët bërtasin.
Pres t’afrohet ora, pres të hapet dera,
Pres t’më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.

Unshëm ulem ha, ma unshëm kur çohem,
Nuk qahem pse soset, skamjes s’i nënshtrohem;
I nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe po t’jesh lypsar s’ke kujt t’ia shtrish dorën.

Dit’ e net i mbyllun si zogu n’kuvli,
Për shtrojë e mbulojë me tri batani!
Batani të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janë ma trashë se letra.

Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja m’arratiset, shpërndahet si retë,
Po merr fushat, malet, ikë më le mue t’zinë
Fluturon e s’ndalet, s’e duron robninë.

Sa n’nji krah në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi e fort ligshtue, polici më zgjon!
Lind nji ditë e re krejt si ditët e tjera,
Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.

Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma cfilitën trupin, zemra s’ndihet fare;
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën!


Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj 23172810

[i]Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kalendari poetik: Maram Al Masri, 2 gusht 1962 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
»  Kalendari poetik: Ko Un 1933 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
»  Kalendari poetik: Armando Bettozzi 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
»  Kalendari poetik: Jeffrey McDaniels 1967 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
» Kalendari poetik: Stefano Benni - 1947 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: