Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Rexhep Shahu EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Rexhep Shahu EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Rexhep Shahu EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Rexhep Shahu EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Rexhep Shahu EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Rexhep Shahu EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Rexhep Shahu EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Rexhep Shahu EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Rexhep Shahu EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Rexhep Shahu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Rexhep Shahu Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Rexhep Shahu   Poezi nga Rexhep Shahu EmptyWed Aug 10, 2022 9:44 am

Poezi nga Rexhep Shahu 10903810

Poezi nga Rexhep Shahu



***

Po ku e din ti çfarë është malli
si ta dish ti që nuk arrin të lexosh në sytë e saj
një turbullirë loti që as derdhet e as ikën mbrapsht
por pret të pihet prej buzëve të puthjes.

Ku e din ti çfarë është malli
kur nuk arrin të lexosh rrudhat e padukshme
poshtë syve që qajnë pa lot mungesën e mallin
kur nuk arrin të lexosh buzëqeshjen e fshehtë
por i beson asaj që ajo i jep botës për etiketë
ndërsa thellë e përvëlon loti i nxehtë.
Nuk mund ta dish çfarë është malli

derisa ecën si gjithë njerzit
dhe nuk të fluturon kapaku i kresë…
----------
(Nga libri "Dita e gjashtë", Rexhep Shahu)


Shi gjethesh të verdha

Shi gjethesh bie para syve të mi
Po këputem ngadalë si një nga ato
Dalëngadalë dita s’do ketë sy
Njerzit dhe nata do shkelin mbi to.

Shi gjethesh të verdha bie mbi mua
Dalëngadalë më mbulojnë, jam vjeshtë
Shi ditësh të vdekura pa puthjet e tua
Ikje do jetë, thjeshtë.

O vjeshtë e verdhë fatesh të këputura
Më merr edhe mua në gji
Ço erë të strukem të mos më shkelin
Poreja të më marrë, ço shi.

Një ditë do të jem lapë gjethi në tokë
Vjeshta e mallit do më strukë në gji
Do dalë gjeth i ri, vesa bëhet lotë
Ka me çelë lule malli im për ty.
-------
(Nga libri "Kjo verë mërzie", Rexhep Shahu)



***


Vdekjet na kanë ardhë në majë të hundës
Sikur nuk dimë të bëjmë gjë tjetër me mend
Them të mos vdesim më
Po të duan, le të vdesin zotat.


TRENI QË MË PRITI GJITHMONË

Ti je treni që më priti gjithmonë në stacion, të mbërrija
Anija që nuk u nise kurrë pa mua.

Ishe dhe je destinacioni im, adresa e fatit
Fillimi e fundi që s’i mbërrita kurrë
Ëndrra e paparë deri në fund
Libri i lënë në mes se mbytesh aty
Historia e pashkruar e dashurisë që s’thuhet
Ëndrra më e bukur e burrit.

Sa ndahem i nginjur me ty
Më merr malli përsëri.

Ti ishe e je për mua durimi që s’u sose kurrë
E pafundme si pritja.
-------
(Nga libri "Dita e gjashtë", Rexhep Shahu)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Rexhep Shahu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: