Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR Empty
MesazhTitulli: PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR   PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR EmptyTue Jan 10, 2012 4:33 am

PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR

Nga Jorgo S. TELO

PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR Jorgo10

Nga çdo këndvështrim të mund ta kundrojmë artin e të shkruarit, doemos që do gjejmë një mori rrënjësh e degësh lidhëse me rrënjët e degët e krijimtarisë gojore të popullit; e realizuar kjo para shekujsh dhe e përcjellur brez pas brezi…
Pra, nuk kemi të bëjmë me një dukuri të brishtë e kalimtare. Përkndër kjo pleksje ka hershmëri, goxha moshë, duke marrë trajtesat e një ngjizjeje të fortë e domethënëse.
Jo pak studiues e kanë nxjerrë në pah një dukuri të tillë, duke paraqitur faktin e këndshëm e të mirëqenë të përshfaqjes së lirikës në poezi me zë të lartë. Madje është pikërisht lirizmi ai që i jep me të drejtë poezisë fytyrën e rinisë së përjetshme.
Disa poetë e konsiderojnë poezinë lirike si pararendëse të vjershërimit të sotëm modern në Shqipëri.Në dhjetor të vitit 2010, me sa kam lexuar ne internet, në shtëpinë e Miqve të Librit u organizua një diskutim krijues për poezinë lirike shqipe të përzgjedhur në një antologji të autorit Nasho Jorgaqi, ku janë sistemuar lirikat më përfaqësuese të autorëve shqiptarë midis dy luftrave boteërore 1914 – 1944 nga Mjeda e më pas…
Duke shkuar më larg në kohë nuk ka si të anashkalojmë lirizmin që buron natyrshëm e bukurisht të poezitë e Jeronim De Radës, të Gavril Darës, sidomos te kryeveprat “Këngët e Milosaos” dhe “ “Kënga e sprasme e Balës”, ku arbëreshët e nderuar, duke marrë afshin e këngëve të popullit në ceremonialet e bukura të jetës, kanë arritur të lënë gjurmë të thekshme në poezinë lirike shqiptare.
Dihet tashmë që vjershat apo rapsoditë lirike folklorike zakonisht jenë produkte të improvizuara aty për aty përgjatë ritit tradicional, ku pa kurrfartë mëdyshje lirika dashurore del në plan sipëror edhe përballë lirikës pejzazhore, kur dihet që bukuritë e natyrës janë të pamata e të panumërta. Madje ndeshim shpeshërisht një mbështetje të lirikës njerëzore përtej asaj natyrore, ku e dyta përforcon të parën. Këtë dukuri po e shëmbëllzoj me pak fjalë: Besoj të na kujtohen vargjet hyrëse te poema “Këngët e Milosaos”, e njohur në letërsinë sentimentale e romantike dhe e para e më e njohura vepër e De Radës e botuar ne vitin 1836: “Fryjti er’ e malit dhe rrëzoi hijen e lisit.” A nuk paraprijnë këto dy vargje pejzazh gjendjen e rënduar të poetit të malluar, që u lutet ushtarëve të hapin pakës fletën e shatorës për të parë Shkodrën edhe të motrën, paçka se brenda kësaj Shkodre ai ka të tjera rrëfime, që shtjellojnë një dashuri të madhe rioshësh, dashuri e penguar nga diferencimi origjinor e pasuror…
E papritura apo “dues ex macina” si mjet që ndeshet rëndom në krijimtarinë popullore poetike apo në përralla u përdor shumë bukur nga poeti.Gjithashtu do gjejmë në këtë poemë dhe vargje të mrekullueshëm të frymëzuar nga poezia popullore si:
“Duro, zemër e duro,
siç duron mali dëborën!”
Poetët romantikë si De Rada e më pas Naim Frashëri e mjaft të tjerë e kanë pasur më të dukshme mbështetjen te folklori, prej nga kurrë nuk del i zhgënjyer një krijues i mirëfilltë. Porse, siç dihet prej shumëkujt edhe poetë të realizmit si Çajupi ynë i ndritur, i kishin hedhur rrenjët atje ku rrënjët ka kënga e popullit, si gurrë e pashtershme.
Në këto vragë që nuk i shuan askurrë koha kanë ecur me dhjetra poetë shqiptarë edhe ata që kanë qenë brenda vendit edhe të diasporës. Edhe arbëreshët edhe arvanitasit, sikundër edhe kosovarët e të tjerë përbrenda kombit të përbashkët të cilit i përkasim.
Përkundrej një auditori që i njeh shumë mirë autorët lirikë shqiptarë dhe veprat e tyre me lirizëm të spikatur, nuk është vendi të zgjatem me shtjellime e shembuj, se do bëhesha i mërzitshëm.
Është më se normale të theksoj se ashtu siç njihen shkrimtarëet e poetët shqiptarë në Kosovë, po kështu njihen e studiohen edhe autorët kosovarë në Shqipëri.Këtë dukuri e shohim shprehimisht të pasqyruar edhe në tekstet e antologjitë shkollore, ku siç studiohen autorët e shquar të Rilindjes, studiohen edhe autorë të ndryshëm të mëvonshëm e bashkëkohorë, duke nisur nga Migjeni, Asllani, Poradeci (si romantiku më i fundit), Kuteli e deri te Agolli, Vangjush Ziko,Frederik Reshpja, J. Bllaci, XH.Spahiu, Koçi Petriti e me radhë… Po kështu, po të vijoj enumeracionin, patjetër që nuk mund të anashkaloj autorë të nmirënjohur kosovarë si : Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën, Azem Shkrelin, Ndue Ukcamën, Ali Podrimjen, Anton Pashku, Jeton Kelmendi, Esat Mekuli,Nazmi Rahmani e sa e sa të tjerë.
Sidoqoftë brenda kësaj ushtrie të madhe të armatosur gjer në dhëmbë me letër, penë e kompjutera, e përbashkëta është gjuha shqip, njohja e Rilindjes së përbashkët shqiptare, ndodhi e shumë prej autorëve aktualisht në emigracion, ku për gjithkënd ndjesia e mallit shërben edhe si karburant për të vënë në lëvizje “makinerinë poetike” të pandalshme…
Sapo përmenda konceptin “mall”, një ndjesi e fortë që përlindet nga të qenit larg familjes, larg vendlindjes. A nuk na jepet e drejta të themi se lirikat përmallore mund të renditen për nga forca, bukuria e intesiteti i figuracionit pas lirikave dashurore? Besoj se kështu është e vërteta.
Natyrisht këto dy ndjesi janë të gërshetuara ndërsjelltas, ngase ushqimin e marrin nga shpirt i autorëve me ndjesi të holla e mendje cilësore të fuqishme, që dinë ç’të marrin nga e shkuara, nga tradita, dinë si të krijojnë pleksje të rrënjëve të reja me rrënjët e vjetra e shumë të vjetra, të thella e shumë të thella të traditës e të krijimtarisë gojore popullore, tepër e madhërishme për nga volmi e mjaft e këndshme për nga figuracioni spontan popullor në rrjedhën e viteve. Pema e kësaj trashëgimie qëndron përherë krah për krah me pemën fryteplot të letërsisë së mirëfilltë apo krijimtarisë shpirtërore të kultivuar thënë ndryshe…
Këto dy pemë gjigande i kanë rrënjët në hershmëri, sa s’mbahet mend dhe degët e tyre të hapura si tendë arrijnë e pleksen me njëra – tjetrën aq natyrshëm si dhe rrënjët, për të na dhënë vlera të reja në vijueshmëri të pandërprerë…
Për autorët me energji të pareshtura krijuese ndodh të jetë më lodhës hedhja në letër e refleksioneve për produktet poetike të të tjerëve , se sa ndërtimi i një lirike vetiake. Me sa kam dëgjuar e lexuar, është thënë më parë, kryesisht në periudhën e realizmit socialist se pozicioni, statusi i redaktorit dhe i të bërit kritikë në letërsi përfshin më së terpërmi autorët e dështuar. Nuk mund të pajtohem aspak me këtë mendësi. Doemos të tilla përfolje vijnë nga thashethemnaja e individëve që nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje për botime cilësore te vetvetja.
Dhe raste kur autorë të shumtë janë thyer në rrugën e krijimtarisë kanë qenë të pranishëm goxha, por jo vendimtarë…
Vërejmë gjidhashtu edhe lirikën atdhetare e shoqërore, të dyja të lidhura fort me lirikat e mallit e sidomos me rapsoditë popullore të gjithë trevave shqipfolëse…
Shumëkush mund të pranojë se tendencat e unifikimit të gjuhës shqipe i shohim më të dukshme te poezia lirike e sidomos te lirikat popullore. Është një veçori e kapshme kjo në suazën e krijimtarisë së përgjithshme letrare ndër ne…
Nëse do t’u referoheshom sadopak sprovave, introdukteve, analizave e kritikave qe kanë lënë trashëgim idhujt tanë të të shprehurit shqip përmes artit të fjalës, do arrinim natyrshëm e bindshëm në dedusionin se për ta realizuar një akt të tillë fisnik e të dobishëm, lypsen dije të qendrushme, studim i përhershëm për njohjen e përditësisë në krijimtarinë e shumanshme e tejet të shumëfishuar në kohët që jetojmë.
Shembujt më të sipaktur të analitikave letrare e gjejmë jo vetëm te Noli, Kuteli, Konica, Fishta, Qosja, Rugova e Kadarea, por edhe te mjaft të tjerë më të rinj si, Nasho Jorgaqi, Jorgo Bulo, Sami Repishti, Moikom Zeqo, Visar Zhiti, Baki Ymeri, Fatmir Terziu, Kristaq Shabani, Flori Bruqi, Kozeta Zylo, Agron Tufa, e të tjerë.
Për bukurinë e fuqinë e magjishme që rrezaton e shpërndan thesari i folkloristikës gojore e shkrimore shqiptare Ismail Kadare na ka dhënë një ndër studimet e veta të spikatura “Autobiografia e popullit në vargje”, ku brezat e rinj kanë ç’të mësojnë e përkrahin, për të mos i shpërfillur kurrsesi thesaret e papërsëritshme të këtij populli, pjesëtarë të të cilit kemi privilegjin të jemi.
Ne vargjet poetike të shumë poetëve lirikë lirizmin e shoh herë tronditës, herë erotik, herë të përlotur dhe më së shumti, me muzikalitet, e ritëm… gjithaq edhe hermetik. Vetëkuptohet ky i fundit është si më i priruri nga tendenca për t’u distancuar nga lirika tradicionale popullore.
Të prirë për t’u ruajtur nga rënia në folklorizëm mjaft autorë parapëlqejnë vargun e lirë , madje mendimin e fshehur në kostumin e fjalës së figurshme, pra mendimin metaforik, ku edhe shprehja e kryendjenjës njerëzore do thellësi mendimi të kapet e të marrë përgjigjen e duhur.
Si individ në rrafshin e krijimtarisë jam i dashuruar me poezinë e drejpëredrejtë, e cila shpeshmërisht më çel vet shtigje për të vërshuar figura të këndshme të stilistikës poetike, duke mos rendur pas hermetizmit e abstraksionit. Kësisoj lexuesit u përkasin të gjitha niveleve të intelektit e të arsimimit brenda komunitetit real dhe atij virtual internetik…
Lirizmi e gjen veten në poezi edhe pa u shkruar ndoshta asnjë herë fjala dashuri, fakt që e shohim vetë, por që e kemi dëgjuar prej ekranit përmes gojës së lirikut të ëmbël Dritëro Agolli, i cili siç është shprehur dhe vetë rrallë ose asfare e shpërdoron nocionin “dashuri” në poezitë e veta lirike…
Gjithçka që rrëfen praktika në rrafshimin dhe zbehjen e kritikës letrare si shoqëruese e përhershme e krijimtarisë së shumtë, nuk mund të arrihet me ecje nën udhë e mbi udhë apo me lëvizje të tërthorta…Vlerësimet e drejta, opinionet e mirëqena dinë t’i shprehin asish individë me një bagazh të qëndrueshëm dijesh të përftuara nga shkollimi e nga studimi i vijueshëm përditësor…
Duk do shumë mend, për të kuptuar drejt se çdo arritje në lirizmin letrar nuk mund të realizohet, pa përthithur jo në mënyrë zhabllone sadopak nga nektari i litrikës tradsicionale popullore që përmblidhet në termin e gjërë “folklor”…
Duke qëndruar sadopak te thënia mendimthellë: “Grada e qytetërimit dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij”, mund ta përdornim këtë aforizëm në dobi të gradës së qytetërimit dhe e moralit të krejt krijuesve letrarë dhe artistikë.
Me bindjen, se nuk ju transmetova disa mendime, ju falënderoj për vëmendjen dhe ju uroj krijimtari të begatë pa harruar rrënjët, që sapo përmendëm…

Gjirokastër, 18 mars 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen
» Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar .

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: