Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen Empty
MesazhTitulli: Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen   Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen EmptyMon Jan 09, 2012 12:30 pm

Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen
Përgatitur nga Shqiponja Duro

Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen Paul_v20
Paul van Ostaijen

Dy fjalë pêr jetën e poetit Paul van Ostaijen
Paul van Ostaijen lindi më 22 shkurt 1896 në Antwerpen të Belgjikës. Si fillim ai ndoqi shkollën katolike, mirëpo nuk ishte një nxënës i dalluar. Qysh herët ai lexonte literaturë të ndaluar. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai publikoi artikuj të ndryshëm në “Gazeta Flamande”, “Lajmi i Fundti”,si dhe ishte bashkëpunëtor i disa revistave. Në vitin 1916 ai boton për herë të parë “Music-Hall” që u vijua me 1918 nga “Sinjali”. Pak para përfundimit të Luftës ai largohet së bashku me mikeshën e tij për strehim në Gjermani. Pas mbrritjes në Berlin atij i duhet të ballafaqohet me një jetë të vëshirë, jetë në varfëri, përdorim kokaine, si pasojë e gjendjes së keqe shëndetësore. Për të Berlini ishte një qytet i trishtë, por edhe artistikisht i larmishëm. Në Berlin ai radikalizohet në mendimet e tij politike dhe artistike, mirëpo ai shquhej për ideale humane,të cilat i përshkruan bukur në “Het Sienjaal” (“Sinjali”). Në Berlin ai njihet me shumë artistë dhe ndërkohë shkruan botimin e tij të mjeshtëruar dadaist “Qytet i pushtuar” (“Bezette Stad”), ku përshkruan qytetin e tij të lindjes Antwerpen gjatë kohës së luftës. Tematika e tij e trajtuar karakterizohet nga forma të ndryshme nihiliste. Botimi tjetër në vijim “Festat e Makthit dhe Dhimbjes” (“De Feesten van Angst en Pijn”), ku ai përdor jo vetëm shkronja të ndryshme në formë dhe 'ngjyrë' , shpreh fragmente të poezive që botoheshin si afisha në mur. Ai u kthye në Belgjikë në vitin 1921, mbas një Amnestie, dhe kundra vullnetit të tij kryen shërbimin ushtarak. Pas kthimin në vendlindje Paul van Ostaijen braktis Dadaizmin dhe fillon të lëvrojë një lirikë të pastër. Ai e trajton poezinë si nje lloj misticizmi në ekstazë. Sipas tij “poezia është fjalë Arti, dhe jo një mjet për të arritur qëllime lirie sikurse dhe/apo shkaterrimi”.
“Poezia, në të vërtetë, nuk ka ç'të tregojë më shumë së shprehjen e 'të qënit i plotë' të asaj që nuk shprehet”. Pas vitit 1923 ai shkroi shumë groteska, midis të tjerash romanin e shkurtër (botuar pas vdekjes) “De Bende van de Stronk” “Banda e Trungut”. Ne vitin 1924 Paul van Ostaijen ishte menaxher i një antikuari librash në Anwers. Më pas (1925) ai çel një galeri artesh në Bruksel, ku pati sukses, si dhe organizoi ekspozita ndërkombëtare për piktorë, skulptorë të njohur për të ardhur më pas tek zhvillimi i orëve letrare për artin modern dhe poezinë në tërësi. Më vonë ai botoi prozë, poezi, ese dhe reçenca. Në fund të vitit 1925 zbulohet se vuan nga sëmundja e turbekulozit pulmonar, mirëpo ai nuk e ndërpreu për asnjë çast punën e tij krijuese, Në Shtator të vitit 1927 qëndroi në sanatoriumin “Le Vallon” në Miavoye Anthwe. Ndonëse në kushte të tmerrshme shëndetësore ai vazhdonte bashkëpunimin me revistën “Aventura” (“Avontuur”), që së bashku me Gaston Burssens (1896-1965) dhe Edgar du Perron (1899-1940) dhe e kishte themeluar. Vdiq papritur në sanatorium natën e 17 Marsit , në të ardhur të 18 marsit 1928.
Aspekte lirike në poezinë e Paul van Ostaijen.
Qysh në botimin e parë të tij me “Music-Hall” poezia e tij karakterizohet nga neo-romantizmi, impresionizmi dhe fjala e tij poetike muzikale,e cila tingëllon si një simfoni e Fjalës. Ai e pëshkruan poezinë si një instrument muzikor me të cilin intuitivisht luan tinguj. Në poezinë e tij “Mbrëmje” (“Avond”) autori përshkruan me një lirizëm të hollë gjendjen e shpirtit të tij:
“Ah, shpirti im është si tinguj të pastër
Ne këtë ore të ngjyrave të kthjellëta
Tinguj, që lart si shigjeta ngjiten
Në një kopësht të çmendur aromash.”
Elementet e larmishme sikurse : gjendje emocionale, tingujt muzikorë, imazhet vizuale (ngjyra) gërshetohen në mënyrë abstrakte, sureale me aromat brenda hapësirës së një kopshti 'të çmendur'.
Poezitë e Music-Hall mbartin një muzikalitet dhe shpesh shoqërohen me pasthirrma ...copëza fjalësh që, ndonëse s'kanë kuptim të plotë leksikor, por fonetik, oshëtijnë plot emocion dhe formojnë nota fjalësh përbrenda harmonisë së një sinfonie të tërë. Lexuesi, nuk kupton menjëherë çfarë ka dashur të thotë poeti, por ndien, në mënyrë të natyrshme botën e brendshme, të ndierë të poetit. Duke lexuar poezinë “Mbrëmja” të krijohet ndjesia e përshkrimit në çdo detaj intim të embëlsisë së rënies së natës ...ku poeti në këtë kopësht, ndien, shijon bukurinë shpirtërore, lirinë e shijes së aromave, lëvizjen e lirë të tingujve që ngjiten gjithnjë e më lart Universit. Nga një hapësirë kopshti, lexuesi vizualizon nje pafundësi bukurie, qetësi shpirtërore dhe vendoset në lëvizje nga poshtë lart. Poeti e fillon me përshkrimin e shpirtit të tij fluid, që tingëllon muzikalitet dhe e çon lexuesin nëpër hapësirat e pafundme të muzës së tij krijuese. Në vargjet e tij ka dinamikë, ka hapësirë vizuale në mendim, ka ndjeshmëri, ka ton melodik dhe romantik, ka ngazëllim abstrakt sikurse “çmenduria” e kopshtit. Dhe e gjitha kjo: titullohet mbrëmje. Sikurse ai poezinë e përshkruan si një instrumet për të shprehur intuitat e tij artistike, duke lexuar këtë poezi të shkurtër, të krijohet menjëherë ndjesia e një perle të bukur simfonike. Tingulli kthehet në fjalë dhe fjala tingëllon melodi me nota të huazuara nga natyra “perlë” dhe bota shpirtërore e natyrës Njeri. Jo më kot kritika letrare e ka quajtur poezinë e tij edhe “simfonia e fjalës”.

Nëse do ta përmbledhnim gjithë krijimtarinë e tij letrare në epoka mund të themi se “Music-Hall” (1916) i përket artit të një rinie të hershme, “Sinjali” (1918) karakterizohet nga ekspresionizmi i tij humanitar, “Qyteti i pushtuar” (1921) karakterizohet nga arti i përsosur dadaiste *(surealiste) : dalja nga të gjitha normat izoluese klasike dhe kombinimi i reales me surealen. Prej 1921 ai karakterizohet nga një ekspresionizëm i natyrshëm. Këto evoluime të thella, të larmishme dhe brenda një kohe kaq të shkurtër shprehin talentin e poetit, aftësinë për të lëvruar në zhanrin e tij si poet i surealizmit. Epoka kohore na bën të kujtojmë kaligrafinë Apollinaire dhe presupozohet se edhe Paul van Ostaijen është disi i ndikuar nga ky stil abstrakt, i lirë, i renditjes së vargut të lirë në forma vizuale që i ngjajnë imazheve të një pikture. Në shënimet, dorëshkrimet e botuara të poezive të tij (postuum nagelaten gedichten) vihet re dukshëm se poeti ka shpërfillur metrikat standarte të përdorimit të rimave...Ai e derdh fjalën të lirë, në harmoni me ç'farë ndien e çfarë mendon. Ai është jo vetëm një poet i ndierë por edhe një poet i thellë në mendimet e tij metafizike, psiko-analitike, sociale, filozofike...Kritika letrare e përshkruan krijimtarinë letrare të Paul van Osaijen si hedhës i dritës, si lëvrues i zhanrit të ri sureal. Kritika e çmon aq shume veprën e tij, sa që kur flet në linja të përgjithshme për krijuesit e tjerë letrarë belg (flamand), i konsideron ata “lëvrues nën hijen e Paul van Ostaijen”.
Mund te themi se kur lexon poezinë e Paul van Ostaijen, ai të rrëmben, të merr me vete, ndonëse duket sikur përshkruan një 'makth' në esencë dhe tërësi të mesazhit të tij, Shpeshherë lexuesit i ngjallet dëshira për të lexuar dhe rilexuar, më tepër nga nevojshmëria për të kuptuar thellësinë e mendimit të tij. Në formë dhe përmbajtje, gjithësesi e kupton, pasi ky poet krijon hapesirë mendimi për gjithësecilin lexues sipas mënyrës së tij, ndonëse poezia është e përzgjedhur dhe elitare. Ai ndien dhe mendon. Ai është human dhe filozof. Aspektin e analizës filozofike ai do ta përshkruante në mënyrë kaq të goditur me stilin e tij karakteristik,të hollë satirik. Për shembull: ateizmin e tij ai nuk ja imponon lexuesit, por as dashurinë për besimin fetar, nuk e mohon. Fenë ai e parashtron në seri enigmash që paralelizon me doktrina, dogma, situata diktuese...Ai është 'ithtar' i lirisë së mendimit të lirë, ndjenjave njerëzore të lira, pa paragjykime. Ja si e shpreh ai fenë (dhe jo fenë e dikujt tjetër, por të tijën, pasi ai e fillon analizën nga brenda, nga vetëvetja. Në shkollën katolike ai ndihej i burgosur, prandaj edhe nuk 'shkëlqeu' si nxënës, ndonëse ishte një gjeni eruditiv).
“Halt ! Hier is te zien de laatste katholiek .”, “Stop ! Këtu është (duket) katoliku i fundit.” Kur i lexon këto vargje lexuesi futet në situatën e alarmit, e zgjon, duket sikur i thotë ; “Kujdes ! Rrezik” . Mund ta krahasojmë me një situatë të tonit ushtarak, rrezik jete, por atë që ai thotë me tone satirike mund të jetë edhe : ja këtu është kufiri midis teje, mendimit tënd të lirë dhe imponimit diktues të dogmave fetare. Ai duket sikur dëshiron të zgjojë lexuesin nga utopia, duket sikur do t'i thotë kujdes se liria jote është në rrezik. Ai përshkruan dhe ndërkohë e sheh autorin si pjesë e publikut, e lexuesit, sikurse edhe parrullat “kujdes rrezik për jetën” (psh: zonë e minuar, elektricitet...) i përkasin të gjithëve pa dallim. Mendimi i tij është i përdorshëm, është i nevojshëm për ndërgjegjësimin e individëve të ndryshëm. Lirizmin ai e gjen te ajo që është njerëzore dhe kur vë re se njerëzimit i cungohet liria, apo i diktohet një mënyrë e caktuar e të menduarit dhe konceptuarit , ai shqetësohet, alarmohet, vuan, thërret për reflektim në brendësi të gjithësecilit. Të duket sikur ai është ulur diku dhe ka pritur deri sa kalon 'katoliku i fundit', apo të krijohet se ai ka duruar aq shumë...Ai është kudo ku ka vuajtje, mirëpo nuk bëhet viktimë. Ai është kudo ku ka cungum lirie, por nuk kufizohet. Ai është kudo ku ka dhimbje, por del mbi dhimbjen. Ai është pjesë e realitetit (eve) dhe hedh ura realiteteve të reja, prandaj ai është quajtur nga kritika edhe si poeti modern i letërsisë belge (flamande).
Përsa i përket veprave të tij të botuara Paul van Ostaijen : Tre librat e botuara: “Music-Hall”, “Het Sienjaal” dhe “Bezette stad”.
“Ndoshta është kjo vetëm hipnozë e masës. Kush mund të më deshmojë mua, se i ka lexuar këto libra? Duke lënë mënjanë : lëre mënjan nësi i ka kuptuar. Ruajna “Zot”, nëse është kuptuar. Ndërkohë që as unë vetë nuk i kam kuptuar.”: marrë nga “Autobiografi”
Zhanrin e poezisë ai e quante “Arti Fjalë”. Në esenë e tij “Vetëmbrojtja” ai shprehet: “Poezi nuk është mendje, shpirt, fjali e bukur, nuk është as master, as Dada. Ajo është thjesht një ankorim metafizik,që luhet me fjalë.” Ai është inspiruresi i kombinimit në poezi të ngjyrave, tingujve dhe mendimeve. Elementë që e sjellin lexuesin në një botë të shijeve por edhe të reflektimit. “Këngë për vetëveten” (“Liedje voor mezelf”), “Vajzë” (“Meisje”) janë perla lirike:

“When will this secret pain,
which nobody knows nor will know, cease?
When shall I have to hide, very timidly,
and act shyly, because a man sees my nakedness?
And when will better stronger hands
touch my shoulders and caress my body,
as I do, every night,
before I fall asleep, tired by desire.
Then I am naked and my nakedness
I shake softly before the dim-lighted mirror, -
the electric lamp is clothed in a silk-scarlet flower.
I wait and feel the immensity of my suffering,
while I know my life only vaguely incomplete.”


Në veprën e tij “Festa te Makthit dhe Vuajtjes” (“Feesten van Angst en Pijn”) lëvron në zhanrin e tij, si poet surealist. Duken qartë influencat që ka pasur nga kaligrafia e Guillaume Apollinaire si dhe nga dadaizmi i Tristan Tzara. Ai zëvëndëson simbolikën e fjalës: epitetet krahasuese me ato nominative. Psh nuk thotë 'e bukur si rrezet e diellit', por i emëron: 'rreze dielli në mendimet e mia'. Në tematikat e tij ai është një qenie sociale kundra pushtetit, fesë, tabusë dhe kapitalit. Ai kultivon te lexuesi Humanizëm.

Dadaizmi: André Breton (francez) ishte përfaqësuesi kryesor i surealizmit. Ai donte në një mënyrë shumë të ndryshme të thyente normat e traditave pa ndjenja, endërra dhe krijoi mundësine e trajtimit të formave të reja, të lira në letërsi.Surealizmi e ka zanafillën te dadaizmi. Dada ishte lëvizja më radikale për ndryshim. Kjo ishte një lëvizje nihiliste në art dhe lulëzoi përkohësisht prej vitit 1916 deri ne vitin 1924. Kjo rrymë kundërshtoi në mënyrë radikale standartet klasike të të shprehurit letraro-artistik. Kjo formë e të shprehur kërkonte të inicionte provokime të lira te lexuesit në Botë. Në të vërtetë “dada do të thotë asgjë”. Fjala dada asosiohet me një ditar të lëvizjes. Paradoksi i kësaj forme letrare për të hedhur posht format egzistuese, krijoi në vetëvete një fromë të re arti. Dadaistët ishin të fokusuar tek të shprehurit të lirë dhe te shkatërrimi i formave të vjetra trandicionale. Mund të themi se fokusi i lëvrueseve të dadaizmit ishte: Liria dhe Shkatërrim. Dadaizmi është zanafilla e surealizmit. Paul van Ostaijen ka qënë i ndikuar nga Guillaume Apollinaire (elemente kaligrafike) dhe nga Tirstan Tzara (dada).



Shqiponja Duro
1 Mars 2011, Leuven, Belgjikë


Edituar për herë të fundit nga Agron Shele në Sun Jan 15, 2012 3:37 am, edituar 3 herë gjithsej (Reason for editing : Shqiponja Duro)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Aspekte të lirizmit në poezinë e poetit belg Paul van Ostaijen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DISA MENDIME PËR POEZINË E GENTJAN BANAJT
» PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FOLKLOR
» Ahmet N Murati, poeti i endur midis lirizmit shpirtëror dhe zjarrit atdhetar .
» Lihet në harresë përvjetori i dytë i vdekjes së poetit të madh Din Mehmeti.
»  PEIZAZHI NË POEZINË E LASGUSH PORADECIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: