November 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
|
| LIRIKA MODERNE DHE AVANGARDJA NE LETERSINE GJERMANE | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agron Shele Admin
Join date : 09/01/2012 Age : 52 Location : Albania
| Titulli: LIRIKA MODERNE DHE AVANGARDJA NE LETERSINE GJERMANE Tue Jan 10, 2012 7:21 am | |
| LIRIKA MODERNE DHE AVANGARDJA NE LETERSINE GJERMANE
nga Remzi Salihu, poet, kritik, botues IRJM (SHKUP)
Janë dhënë mendime të shumta për traditën e lirikës gjermane gjatë shekujve, madje janë bërë periodizime të ndryshme nga shkenca e letërsisë dhe, është folur e stërfolur shumë për shtigjet dhe metodat letrare, që ka përfshirë ajo gjatë shekujve. Në këtë rrugëtim të gjatë e të vazhdueshëm kjo letërsi ka ngritjen dhe vulën e vet të fuqishme. Pa këtë letërsi bota letrare do të ishte më e cunguar dhe më e varfër. Andaj në ditët e sotme kjo letërsi mund të na shërbejw si udhërrëfyese në zhvillimin e mëtejshëm artistike të epokës më të ndritur të kohës sonë. Me fjalë të tjera qasja bashkëkohore na shtyn neve në kërkim të lidhjeve të shumta kulturore e historike, si dhe lidhjet dhe ndikimet që ka ajo, dhe kjo varshmëri shprehet ndërmjet letërsive të shumta dhe lidhjeve strukturore nga e cila krijohet një vepër e caktuar. Duke zbuluar këto marrëdhënie në letërsinë gjermane, zbulojmë edhe forma dhe drejtime të shumta të artit. Kjo mundësi kërkimi në anën tjetër përmbush horizontin e pikëpamjeve dhe strukturën e vetëdijes sonë kulturore. Kjo do të thotë se qasja, të cilën dua ta shpaloj para dashamirëve të letërsisë le të shërbejw si prezantim modest, se nëpër të cilat shtigje dhe metoda ka kaluar letërsia e madhe gjermane. Ngase tërë kjo letërsi ka pasur praninë dhe specifikën e vet të zhvillimit nëpër shekuj. Veçanërisht prezantimi im ka të bëjw për njohjen e letërsisë moderne dhe avangarde gjermane dhe ndikimet e saja që mund vijnë në kulturën tonë. Kur dihet se kultura jonë ka pasur marrëdhënie të mira me kulturën gjermane. Shumë shkencëtarë dhe shkrimtarë kanë studiuar dhe vepruar brenda këtyre dy kulturave. Andaj edhe ndikimet mund të kishin qenë të preferueshme. Në këtë shkrim nuk kam për detyrë të përqas në detaje të shumta të historinë e letërsisë gjermane, ngase ajo ka një jetë të gjatë deri apstrahim të lashtësisë së saj. Fillet e para ndeshen qysh te fiset dhe dialektet me bazë franke, alemane, sanksone dhe bavareske. Këto gjurmë shërbejnë si bazë fondamenti gjuhësor të zhvillimit të letërsisë së mëvonshme të gjuhës dhe letërsisë gjermane. Ato shkrime dhe vepra të së kaluarës së lashtë kanë mbetur si forma me veçori dalluese dhe si fakte për të treguar historinë, dallueshmëritë e burimeve kulturore, që janë zhvilluar më vonë. Kthesa e madhe e letërsisë gjermane do të bëhet në shekullin 20. Ky shekull sjell shumëllojshmërinë e veçantisë së poetëve që kanë prekur stile dhe metoda të ndryshme. Dhuna dhe tërmetet e të dy Luftërave botërore, Revolucioni Social, Vrasja në masë, hollakausti, dëbimi masiv, kanë qenë imazhe dhe frymëzime të shumta e tronditëse, që kanë ngritur e zhvilluar pikëpamje e qasje e stile të ndryshme të veprimit të autorëve. Dalja nga shekulli 19 kërkonte dritare të reja, drita shkëlqimi, për të tejkaluar shikimin nëpër fushën e gjerë të shkretuar nga dhuna dhe padrejtësitë e shumta të kohës. Gjetjen e rrugës, në shekullin e ri njerëzimi evropian e kishte të vështirë. Andaj për ta gjallëruar dhe mbjellur me kujdes atë lëndinë, hapësirë të djegur e shëmtuar, nga dhuna e krimi, me një fryt të ri, ishte kërkesë e madhe e kohës. Nga këto gërmadha të kohës dolën detyra të mëdha të letërsisë, që gjininë njerëzore ta kthejnë në veprime e forca të reja. Njeriu modern duhej orientuar dhe analizuar për të hyrë në portën e vërtetë të vlerave njerëzore. Gjithsesi se, kjo betejë e vrazhdë, nga krijuesit e kohës është bërë me sakrifica të mëdha dhe, në të shumtën e rasteve, shumë poet kanë përfunduar edhe tragjikisht. Shkrimtarw dhe poetw gjerman duke e parë atdheun e tyre në këtë situatë me terrorizime, dhe pa rehati, një pjesë e tyre kanë ikur dhe vepruar edhe në ekzil. Nga ato vende të preferuara, kanë trashëguar edhe drejtime, stile e tendenca letrare. Tradita dhe kriza kohës filloi me një kërkesë të vrullshme ndërmjet vetëkënaqësisë, borgjezisë dhe themelimit kohor. Kështu, në këtë ndikim të madh të kthesave shëmbëlleu natyralizmi, si tendencë e fortë social revolucionare. Kjo frymë vinte nga Franca, Rusia e gjetiu. Kështu në vetëdijen e shumë poetëve gjermanw u forcua si dritë vezulluese, impresionizmi i pështjellur me pëlhurën esimbolizmit, i cili u shërbeu poetëve për të shpalluar ngjyrën dhe dritën e kohës. Ndoshta kjo dritë e ylbertë përmbushur dhe plotësuar me ngjyra të llojllojshme do të ndikonte në krijimin, apo në formimin e njeriut të ri. Ndoshta gjatë kësaj kohe pati ndikim të madh në kulturën gjermane konflikti i Niçes me Vagnerin, si dhe letërsia fashiste, e cila shpalohej pas Luftës së dytë Botërore. Emruesi përbashkët i zhvillimit të tyre gjatë kësaj kohe ishte , “thyerja‘’ radikale me mbisundimeme të forta të pikëpamjeve estetike dhe brenda saj vendosjen e kuptimit të ri, ndërmjet perandorisë së artit të atëhershëm dhe përditshmërisë së jetës. Dhe tërë ky ndryshim u bë në frymën e Revolucionit Dadaist dhe kërcimeve radikale gjatë luftës dhe pas saj. Këtu në këtë formim kulturor ndikoi edhe teoria e Vagnerit, se arti është kënaqësia individuale. Ndasitë e mëdha, që ishin ndërmjet qëndrimeve estetike dhe atyre praktike njerëzore, nxitwn dhe fuqizuan, kërkesa me rrugë, shtigje të reja të shekullit. Në këtë kohë me shumë shkathtësi reaguan gjeneratat e reja, që kërkonin ndryshime, me përpjekje të mëdha që ta tejkalojnë ” humnerën e kohës’’ dhe vendosjen e krijimit të “Teorisë së avangardës’’, e cila në atë kohë kishte për qëllim arratisjen e saj nga bregu i fildishtë i esteticizmit, madje që ambienti, gjendja sociale, të kapërcehej dhe të ndryshonte si e tillë që ishte, por duke treguar me kujdes të madh domosdoshmërinë karakteristike të formës novatore. Paradigmën, modelin për ndërrimin, apo për rifillimin e artit, njeriu duhet ta shohw si një dallueshmëri të bashkuar njërit me tjetrin, por duke konkurruar me tendenca të veçanta prosperuese në botën moderne të letërsisë. Tiparet e tyre të përbashkëta kishin si vizion për novatoren, apo rinimin e asaj toke të frytshme letrare me vepra që janë të gatshme të shfaqin dhe mbërrijnë më tepër vlera, se sa të kënaqen, duke u fryrë, në mënyrë individuale në vetw, natyrisht se ishin përpjekje të mëdha për një alternativë të shëndoshë. Kështu veproi edhe Gotfrid Ben, i cili edhe u quajt si autor i shekullit, i cili kërkonte një jetë normale me gjuhë e stilizim të ri. Në përjashtim të disa autorëve, letërsia antifashiste në Gjermani vepronte në ekzil. Gjithsesi, se gjatë kësaj kohe në Gjermani, nuk ishin të gjithë nacistw. Autorët si Erih Kastner, Hans Erih Nosak apo Elizabet Langaser, që s’kishin kurfarw kompromisi, nuk mund të shkruanin, se çka donin në të vërtetw të shkruanin. Në atë kohë kishte edhe vepra të guximshme që në mënyrë kritike dhe alegorike shkruanin për sistemin e kohës. Gjatë kësaj periode vepronte edhe elita kulturore e Republikës së Vajmarit. Kjo kohë nuk ishte vetëm epoka e kulturës eksperimentare, por ishte edhe koha e konflikteve të mëdha kulturore.
Në lirikën gjermane të pasluftës shfaqën dy drejtime letrare. Njëra mbante shtegun e klasicizmit modern dhe, tjetra krijimin eksperimental të shprehjes. Rrymës së parë i takonte poetja austriake Ingeborg Bachman me poezinë e saj të njohur, “Die Anrufung des Grossen Baren” (Thirja e ariut të madh), duke kujtuar Walter Jensin, i lindur 1923 dhe, të emëruar si klasiku më tipik të kohës së tij. Kurse, kjo mënyrë e klasikes ishte pa domethënie të re, se poezia lehtë kuptohet dëshmoi veprën dhe liriken e madhe të shekullit 20, gjermanen, suedezen, laureaten e paqes, si dhe të shpërblyerën me Nobel 1966, të famshmen, Nelly Sachs {e lindur. 1891}, me përmasat e saja poetike shkëlqeu, si poete e talentuar, fshihej me shkathtësinë e saj pas vargjeve, figurative në botën poetike, ku sfidonte me energji të pathyeshme sfondin e shëmtuar të fatit errët. Veprat e saja të njohura janë, ,”In den Wohnungen des Todes’’{1947}, “Në banesat e vdekjes’’, ”Sternverdunkelung’’, ,”Errësimi yllit”,{1949}, etj. Në radhën e këtyre dy poeteshave u rreshtuan e edhe disa poetë tjerë, që shpalonin thellësitë e burimeve të veta krijuese, siç ishin Marie-Luise Kashnic, Rudolf Hagelshtange, Hans Egon Holthusen, Karl Krolov, Paul Celan, Rose Auslander dhe Gertrud Kolmar .
Jam i mendimit se “modernja’’ në këtë letërsi mund të shihet që nga vitet 1750 dhe sidomos në letërsinë barokjane. Që nga ajo kohë kemi elemente dhe tendenca moderne, që sot me një kujdes dhe thellësi studimi, ato gjurmë mund të shihen edhe nga koha e jonë. Kjo mundësi komunikimi mund të vërehet edhe nga libri i Hugo Fridrichit ”Struktura e lirikës moderne’’. Kështu fjala, “moderne’’na shëmbëllen neve sot si diçka e qëndrueshme, që tërheq lexuesin si mundësi atraktive e kohës dhe me vlera të verifikuara. Për këtë shkak unë kam përgjegjësi dhe kujdes të madh për këtë termë “Modern”, ngase ky termin, që nga romantizmi e deri më sot ka gjakuar si diçka e re, që s’është njohur më parë. Sot “moderne’’ është arena kulturore që shkëputet nga e vjetra, dhe në kujtesën e njeriut inkarnohet si vlerë aktuale me të gjitha veçantitë e saja që mbërthen në vete. Shekulli i 20 mban vulën e lirikës moderne. Këtë rrugë e trasuan Stefan Geor dhe Reiner Maria Rilke. Gjithashtu një përparim novator shihet edhe pak para Luftës së Parë Botërore, nën ndikimin e ekspresionizmit Georg Heymit dhe Georg Traklit, madje poezia e zëshme e Dadaizmit të Kurt Shvitersit dhe të Hans Arpit dhe Surealizmit të Berolt Brechtit. Por me rëndësi të madhe është të dihet, se për zhvillimin e poezisë gjermane të pas Luftës së dytë Botërore, ka luajtur liriku Gotfrid Ben, madje muzikaliteti dhe fryma e novatore dhe gjuha ekspresive e fotografive figurative shëmbëllyen te autori Paul Celan, me poezinë e e tij antologjike “Fuga e vdekjes”[ Totes Fuge] ,[(përktheu R.S.), e cila me performancën e saj artistike e gjuhësore jep, ose shpërthen në mënyrë artistike në një imazh qiellor, të zymtë, të përhirtë të Holakaustit dhe jetës së përndjekur të njeriut. Kjo poezi jep dhe reflekton këndin e burimit të vet nga pika mjaft e theksuar, moderne e poezisë gjermane. Si poetë të rëndësishëm të pasluftës numërohen edhe poetët gjermanw Hans Mgnus Encezberger, pastaj pak më vonë Reiner Kunce dhe Durs Grynbein.
Madje në poezinë gjermane moderne hyjnë një numër i madh autorësh, por unë do t’i përmend vetëm disa prej tyre që janë më tipikw për qasjen tonë. Në poezinë moderne të gjeneratës së parë të lindur 1880-1900 mund të merren Maria Kashnic, O Loerk, W. Lehman, E. Langeser. Në gjeneratën e dytë hyjnë poetët e lindur brenda viteve 1900-1915, siç janë P. Huchel, G. Eih, H. Domin, pastaj vjen gjenerata të lindur brenda 1915-1915, sidomos poetët Karl Krolov, Chr. Busto, Chr. Lavant, R. Branbach, W. Hoellerer, H. Piontek, H. Bender, J. Bbrosvki, Ingeborg Bachman. Kurse gjenerata e katërt të lindur nga vitet 1925 e deri më ditët e sotme. Përfaqësuesit më tipikw të kësaj gjenerate janë poetët Sara Kirsh, G. Klunert, V. Braun, R. Kunce, I. Beker, Erih Fried, P. Rymhmkorf, M. Sharpenberg, W. Shalc Ulla Hahn. Janë edhe me qindra të tjerë që janë të njohur, por që nuk u përmendën në këtë rast.
Kur flitet për lirikën moderne koncepti i saj ka shumë domethënie të madhe dhe është mjaft esencial për studimin e letërsisë. Është e thjeshtë bindja, kur kthejmë kujtesën tonë, që në kohën e njohur të frymës letrare të njohur me emrin ,”Stuhi dhe Vrull’’ [ Sturm und Drang ] , deri te Realizmi dhe Natyralizmi që mbeten si drejtime paraardhëse të Modernes.
Në lirikën moderne dominon koncepti i kompozimit të ”ndryshimeve”, “kthimeve” , ”kërcimeve’’. Natyrisht te teknika e lirikës moderne ka ndikuar edhe një lloj stili para modernes, që ka ekzistuar, si problem i veçantë ndërmjet traditës dhe asaj moderne.
Definicioni për modernen nuk vjen vetëm si problem kyç i poezisë gjermane, por termi ” modern’’ përfaqëson një fushë të gjerë studimi dhe me problematikë më të zgjeruar të kulturës në përgjithësi. Por sot ky emër mund të merret si emërtim epokal, botëror, që është heterogjen me rimën përbashkuar të qëndrueshme të kulturë në përgjithësi. Kjo në letersi nuk mund të merret menjëherë, si prerje me thikë të mprehtë, nga letërsia tradicionale. Por kjo në vete si e tillë që është, paralajmëron ,”diçka të re’’, se s’ka moderne pa traditë, pa të parën, pa tradicionalen, nuk do ta kishim kuptuar veçantinë e së resë. Derisa tendencat moderne, të cilat në një masë të madhe paraqesin edhe Avangardizmin, që si koncept në vete paraqet ,”Epokën tipike’’. Koncepti i lirikës moderne avangardiste përfaqëson kundërthëniet e jetës dhe pasqyrimin e saj . Fillet e para të kësaj poezie datojnë që nga vitet 1875, me ciklin e poezive {Le Flurs du Mal], “Lulet e së keqes” të poetit francez, tipik, modern Shar Bodlerit. Pra nga kjo kohë koncepti modern ka hyrë si problem aktual. Pastaj si pasardhës të diskutuar të poezisë vijnë Holc dhe Georg, si pasqyrues tipik i Avangardës me kritere të lirikës moderne. Tipikja e qasjes së Avangardës është thyerja nga e kaluara, por duke dominuar me ide në letërsinë e kohës, si art luftarak dhe si drejtim i vetëm i të vërtetës, e që propagandon papërkulshmëri në veprime.
Sot me termin Avangardist kuptojmë artistët dhe letrarët, që kanë hyrë në botën artistike me një program progresiv, përparimtar, prosperues formal dhe me përmbajtje opozitare me konvencionet e shoqërisë. Origjinaliteti është me rëndësi për avangardistët. Avangardja nuk pasqyron kohë të fiksuar, por ajo është në lëvizje, shkon më tej e guximshme, përherë me shprehje e gjurmë ekstreme nëpër kohë dhe shumica e epokave kanë avangardistët e vet. Tejkalimi i furtunës së tmerrshme të një kohe mund të nënkuptohet vetëm me
avangardizëm. Teoria e të fshehtës, Futurizmit, Ekspresionizmit, Konstruktivizmit, Surealizmit, përndjekjet nga ky drejtim letrar Avangarda mbetet pararojë artistike e përhershme e përgjimit të këtyre drejtimeve. Ajo ka për detyrë të rreshtojë njerëz të këtij drejtimi, që kërkojnë rrugë të reja dhe, kjo rrugë e re, mund të merret si e vlefshme, kur të mund edhe të shfrytëzohet. Vetëm lirika që do të kuptohet edhe do të përdoret ajo do të ketë vlerën e vet të ekzistimit.
Si mjeshtër të mëdhenj të lirikës dhe fjalës së zgjedhur gjermane, që përdorin gjuhën si fushë për veprim, janë ata autorë, që shkojnë me guxim në eksperimentimin e tyre deri rrëpirën më të lartë e të vetmuar të artit. Ata poet me të drejtën e tyre ngjiten deri aty, sa që edhe thonë se në shikim të fundit poezia është një lojë fjalësh. Andaj në të shumtën e rasteve , disa poezi janë, më shumë, krijime grafike, se sa gjuhësore, veçanërisht ato të Franc Monit, i lindur në Frankfurt mbi Majn, 1925. Madje Hans Magnus Ecenzberger, Helmut Hessenbytel, Petar Rumkorf, të cilët poezinë e konsiderojnë si “rrethanë’’, ,”Kombinime’’, ,”Topografime’’ e lojëra të shumta të shprehjesh e fjalësh të dramatizuar sipas nevojës së tyre që sjellin efekt. Parimisht poetët e kohës sonë,
modernen mund ta definojmë, si rebelim estetik kundrejt vulgarizimit të artit dhe tiranisë së procesit kreativ realist. Me modernen shija e lirikës fillon të subjektivizohet. Ndjenja shpirtërore përmbushet me një shprehje kolorite dhe ekzotike. Poetët modern gjerman lirikën e tyre e latojnë me elemente stilistike të reja, dhe kërkojnë një bukuri absolute, kundrejt mendimit dhe gjuhës së zakonshme të rrethit ku jetojnë.
| |
| | | | LIRIKA MODERNE DHE AVANGARDJA NE LETERSINE GJERMANE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|