Lirika ruse - Nga Vangjush ZikoNga libri TREQIND VJET DASHURIPërzgjedhur dhe përkthyer nga Vangjush ZikoPerëndia e dashurisë - J.A.Neledinski - MeleckiAjo armike e perëndi për mua mbetet,
Unë e urrej edhe i shërbej asaj,
Veten keqbërës shoh të shkrirë brenda saj,
Por perëndi, për mua, bëhet përmes teje.
A.P.KERN - A.S. PushkinNuk e harroj chastin magjik.
Përpara sysh m'u shfaqe ti
Si një vegim që shkrep e ik,
Si bukuri që vetëtit.
Nga pikëllimi i kapitur,
Nga zhurm'e kotë i shurdhuar,
Profili yt vech me ka ndritur
Dhe zëri yt më ka mikluar.
Kaluan vitet e stuhishme
Dhe ëndrr'e parë sech m'u tremb,
Harrova zërin e magjishëm
Dhe ëngjëllorin nurin tënd.
Në humbëtir'e errësirë
Ditët e mia u zvarrisën,
Pa frymëzim, pa një dëshië,
Pa lot'e gaz të dashurisë.
Por ja, u zgjova përsëri.
Përpara sysh m'u shfaqe ti
Si një vegim plot me magji,
Si bukuri që vetëtit.
Dhe zemra rreh nga mallëngjimi
Dhe u ringjallë përsëri
Dhe frymëzim e adhurimi
Dhe lot'e gaz e dashuri.
1825DAL NË RRUGË VETË, I VETMUAR - M.J.LermontovDal në rrugë vetë, i vetmuar,
Nëpër mjegull rrug'e shtruar hesht,
Flet me Zotin heshtja e harruar
Edhe ylli yllit po i flet.
Lart në qiej shpalosur mrekullia!
Dheu fle mbështjell'me kaltërsi...
Pse më vret kështu në gjoks vetmia?
Çfarë pres a qaj unë njeri?
Nuk po pres asgjë fare nga jeta,
S'më vjen keq ch'jetova e ch'do le,
Dua vech i lirë dhe i qetë
Të harrohem fare dhe të fle.
Jo një gjumë akull erë vdekje
Syt'e mi s'do desha të m'i mbyllë,
Por në gjoks të flinin hove jete,
Gjoksi im të merrte thellë frymë.
Tërë natën veshin të ma dhelte
Zër'i ëmbël, zër'i dashurisë,
Lis'i madh i mbushur plot me gjethe
Përmbi mua vech të shushurisë.
1841DASHURIA E FUNDIT - F.I.TjutchevKur thyhet mosha, aq më shumë
Na zbutet zemra e trishton...
Ndricho, o drita jon'e lumur
E dashurisë që perëndon.
Po erret qielli ca nga ca,
Vech perëndimi feks aq thekshëm.
Ndricho, o diell, ndricho dhe ca,
Magji e mbrëmjes e pavdekshme.
Në rrëmbat gjaku zë e ngrin,
Por zemra zjarrin s'e ka shuar...
O ti e fundit dashuri
Dhe e uruar dhe e trishtuar.
1853TI U LARGOVE. MBETA VETËM - A.A. BllokTi u largove. Mbeta vetëm
Mes shkretëtirës përvëlonjëse,
Fjalët krenare në gojë mbetën,
Gjuha nuk mundi t'i shqiptonte.
S'më erdhi keq që u largove,
E ndjeva tënden madhështi.
Unë jam Krishti yt i gjorë
Dhe Galilea ime ti.
Të përkëdhel sot ty një tjetër,
Thashethemnaja përsërit.
Ku ta mbështetë ball'e shkretë
Njeriu i shkretë nuk e di.
1907NJË HERË ÇEL, VETËM NJË HERË - Kerubina De GabriakNjë herë chel, vetëm një herë
Me zjarr'e dalldisur të pranverës...
Eja në pyll, atje ku kam limerë,
Më shkul me rrënjën bashkë përngaherë.
Më duaj. Jam e jotja me gjithchka.
Ti mos më lerë lulen që ta thaj.
E hidhur si bajamja vetë jam,
As vdekja këtë joshje nuk e ka.
1909
DASHURIA - Ana AhmatovaNepërkë e mbledhur kular,
Në zemër farmak të lëshon,
Të bëhët bilbili gjyzar,
Në prag të dritares këndon.
Si brym'e argjendtë shkëlqen,
Si ëndërr shelboje të shfaqet...
Por fshehtas e ngults të heq
Larg gazit të shpirtit e paqes.
Me lotë të ëmbël të josh,
Me zë violine të trishtë,
Ke frikë atë ta zbulosh
Me një buzëqeshje të brishtë.
1911SA MË PËLQEN QË TI S'VUAN PËR MUA - Marina CvetajevaSa më pëlqen që ti s'vuan për mua,
Sa më pëlqen që nuk vuaj për ty,
Që globi rrotullohet pa pushuar
Dhe ne më këmbë mbahemi të dy.
Sa më pëlqen që veten e përmbaj,
Nuk bëhem qesharake dhe e belbët,
Nuk skuqem e nuk zë të qaj
Kur prek kalimthi mëngën e xhaketës.
Dhe më pëlqen kur ti në syt'e mi
Një tjetër përqafon fare i qetë,
Mallkimin e skëterrës mos ma ndill
Që ty unë s'të puth sich dua vetë.
Që emrin tim as ditën e as natën
Kjo buza jote s'di ta përkëdhelë,
Që kurrë s'do ta marrim tok uratën,
Kurorë ne në kishë s'do të vemë.
Me gjithë zemër ju falenderoj
Që ju më dashuroni pa e ditur,
Për netët që e qetë i kaloj,
Shëtitjet që ne s'i kemi shëtitur,
Takimet që takime ju s'i quani,
Që dielli s'na ka parë tok të dy,
Për të,që ju për mua,ah,nuk vuani,
Që unë s'vuaj,ah,fare për ju.
1915PUTHMË E DASHUR, PUTHMË FORT - Sergej EseninPuthmë e dashur, puthmë fort
Të më dhembë,me tërbim!
Gjaku im më përvëlon,
Kurse shpirti akull ngrin.
Kup'e derdhur, e përmbysur
Mes gëzimit nuk na shkon.
E kupton, moj mike e ngrysur,
Vech një jet'njeriu rron.
Shiko rrotull qetë-qetë
Hapësirën qull të lagur,
Hëna si një korb i verdhë
Sillet rrotull prej së largu.
Puthmë, po të them,më puth!
Fundin psallmi tim ma tha,
Hën'e verdhë si kukudh
Vdekjen time po nuhat.
Afshi im fle i nemitur.
Vdekja erdh, mirë se vjen!
Buzë më buzë të puthitur
Fundi im, mbase, më gjen.
Nëpër ëndrra që nuk prishen,
Pa lektisje e pa drojtje,
Nën kurorën e një vishnje
Të më thuash: "Jam e jotja".
Që me shkumbën e një kupe
Mos na ikë drit'e shenjtë,
Më këndo, o mike, puthmë,
S'kemi tjetër, vech një jetë.
1925NË UDHËTIM E PATA HAJMALI TË VYER - S.P.ShipachovNë udhëtim e pata hajmali të vyer
Dhe jam i lumtur q'e kam gjatë dashurinë.
Duar të huaja hajdute s'ma rrëmbyen,
Buzë të huaja atë dot s'ma pinë.
1944MË DUAJ MUA. UNË JAM FERRI - Maria PetrovihMë duaj mua. Unë jam ferri.
E verbër jam dhe mëkatare.
Kush do më deshte, përvech teje?
U poqën fatet udhëtare.
Shikoi yjet se si ndizen
Në terr'e qiellit. Është kot.
Ti jetën tënde me timen lidhe
Sich lidhet nata me ditën tok.
Ti zgjedhje tjetër më kot prite:
Unë jam terri e ti je drita.
1960TË DUA MË FORT SE NATYRËN - Eugjen EftushenkoTy të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.
Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.
Ty të dua, të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.
Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.
Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.
Je fatkeqe? S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.
1995
NUK MË PRISJE, POR TË ERDHA - Ekaterina GorbovskaNuk më prisje, por të erdha.
Tungjatjeta! Futmë brenda.
Ke ndryshuar shumë ti,
Si e hodhe këtë vit?
Iku viti me nxitim,
Iku, o i dashuri im...
U mërzita sa u chmenda...
Prezantoma gruan tënde.
NGA ASGJËKUNDI - J.A.BrodckiNga sgjëkundi në një datë pa datë e nderuara
dhe e shtrenjta e imja e dashur, me dashuri,
rëndësi s'ka se nga kush e prej kujt është dërguar,
ju përshëndes që prej njërit kontinent të kësaj bote,
kontinent që mbahet mbi supet e kaubojve,
të kam dashur më shumë se ëngjëjt dhe veten,
prandaj jam tani më larg prej tyre e prej teje;
natën vonë në luginën e përgjumur, në fund të saj,
në qytezën me dyert e zëna nga bora,
përpëlitem e sillem rrotull nëpër charchaf,
si më poshtë ky varg do të ta tregojë,
e shkriftoj unë jastëkun me rënkimin tim
prej detesh, oqeanesh, që fund e mbarim s'kanë,
me trupin tim skicoj format që ke ti
si pasqyrë e menduar, që nuk gjen dot derman.