Poezi nga Silvana Berki...…. shoh zogj të trëmbur, këtë ditë
dhe këngën e tyre të frikës e dëgjoj kaq larg
ndërsa unë e ulur në parkun e verdhë pranë shtëpisë
rri mendoj; - përse të jenë trëmbur vallë?
… dhe krahët e fjalëve i shoh të rriten lart në qiell,
… i shoh të lëshojnë rrënjë duke u zvarritur gjith egërsi
dhe hënës me keqardhje ia shoh t`ia zhveshin kthjelltësinë
dhe natës t`i përdhunojnë njërin sy.
Ah, fuqia e fjalës dhe njeriu!
Forca e mëndjes hedhur shkallëve të epokave,
A nuk i përdori njerëzimi për të ndryshuar ëndërrat?
për të forcuar kombet,
tryezës vëllazërore?
Tani shoh vetëm disa zogj të coroditur, trëmbur
nga fjalë të pa fe,
që notojnë si peshq në mes të ditës, pa krahë,
pa atdhe.
Ah, sikur ta dinin forcën e gënjeshtërt që leh
përtej ledheve të të mosditurve
Ah, sikur të njihnin bukurinë e së vërtetës!
për të cilën shtegëtuan gjithë këto mendime,
rreth vetes,
nga Njeriu për Njeriun,
Njeriu për Njeriun!
… dhe këta zogj të trëmbur
që më cukisin librin e zverdhur
një parku në ditë vjeshte.
SIlvana.B ©...… dhe përsëri e përsëri ndihem si dallgë, një deti të panjohur,
Një dallgë e vetme që mezi pret të përplaset brigjeve
Nëpër shkëmbinj e breg-rëre
Që mezi pret të notojë në dritën e diellit kur stërkalat të fluturojnë lart gjithë ngazëllim
E si pupla pëllumbi të bien dalë-ngadalë,
Mbi oqeanin e panjohur
Për të rinisur për jetë a vdekje
Të njëjtin dyluftim.
…e megjithatë,
Mezi pres të përplasem bregut
Vetëm për atë cast të vetëm, kur përkëdhel diellin t`im.
SIlvana.B ©