Milda Ribaj Milda Ribaj Poezia Fituese e Çmimit të dytë Letrar "Frang Bardhi" -2014Nuk di ku ta paguaj taksën e shpirtitVrapojnë për të zbukuruar trupat fytyrat
Trupa ngjyrë rëre si shkretëtirat
Që vizatojnë në sy dendur vetmitë
Letërshpërndarësit e ëndrrave false
Me sjellin taksën për monedhat e hekurta
Deri më sot s'pash asnjë taks për të paguar për zbukurimin e shpirtit
Ç'vrapim kryelartësh
Sheh Zoti ynë i thjeshtë poshtë qellit të tij
Të gjithë vrapojnë mbas dokrrave të ëndrrës
Të gjithë mbas kulturave të frikacakëve që nuk njohin liri
Shekujt pikant trazojnë zjarret
Çmenduritë janë ngritur në grevë për lavdi
Të gjithë janë zgjuar për të zbukuruar veten
Janë nisur drejt tregut të maskës më të mirë
Dhe shqyejnë frymarrjen
Njerëzit dhe kafshët
Për më shumë epsh
Shumë rrallë për dashuri
Të gjithë ëndërruam pavdekësinë
Ne fitimtarët e hiçit
U gënjyem lehtë me ca thërmija lumturi
O ç jetë e pandieshme e zbrazët
Ku të vrapoj të zbukuroj linjat e shpirtit
Ku ti gjej hapat e dritës
Ti ngjitem litarëve të universit
Jam në borxh me bujarinë e zotit
Nuk di ku ta paguaj taksën e shpirtit tim.
@mildaribaj