Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça***Dua të kem fuqi Për të shkatërruar,
murin kohor që ndan botën e përtejme,
me këtë dimension.
Që të paktën një herë të veteme,
ti bashkoja bashkë në këtë fëlliqësirë,
njerëz, shenjtorë, engjej dhe demonë.
Ta shihja si do të reagonin,
hyjnitë e hamshuara.
Në këtë civilizim,
evolim barbar.
Ku janë të pakët njerëzit,
që nuk kanë mbi njëqind fytra në sirtar.
Kanë një fytyrë për tu inatosur,
një tjetër për të qarë.
Një për tu ankuar,
e një për të sharë.
Një ftyër gjithmonë të qeshur,
dhe një të menduar.
Përpos fytyrës me ngërdheshje të pashpirt.
Kanë edhe një tjetër,
gjithnjë të parruar.
Për të të dhënë përshtypjen,
e njeriut që kalon kohën duke studiuar.
Që ti marrin mendjen naivëve,
Dhe këta të thonë se është i kulturuar.
Ah se harrova,
Kanë edhe një fytyrë!
që me buzëqeshje dinake,
puthin nganjë dorë.
Puthin dorën e më të fortit,
të atij që me hipokrizi u janë bërë,
shërbëtorë.
Kurse me të ndershmin,
atij që forcën vetes nuk ja njeh.
Sillen me tallje primitive,
Nga ajo lloj sarkazme ç'njerzore,
që dritën e shpirtit ta zbeh.
Dhe i ndershmi më pas,
çdo besim apo shpresë e humb.
Se nuk mund të jetë e mundur,
që perënditë ti shohin këto padrejtësi,
dhe sërisht të lejojnë që të zgjërohet ky llum.
***Varfëria nuk ka bindje dhe ide,
është një përbindësh,
është e ndyrë,
një maskë tallëse,
e paftyrë.
U gjitet njerëzve pa dallim,
nuk i intereson në janë të bardhë,
të verdhë të kuq apo të zinj.
Nuk do tia dijë në besojnë në zot,
apo në të ziun djall.
As në jetojnë në fushë, në kodër,
në bregdet, apo në më të lartin mal.
Jo ajo i pushton njerëzit,
Dhe me më të pështirat vese i ndyn.
Në rrugica qorre dhe të pista,
jetët e fatkeqëve i shtyn.
Detyrohen të mjerët,
si dele në treg të shiten.
Me vëllezërit e tyre,
për disa maskarej të vriten.
Varfëria, aq sa nuk e kuptojnë,
ja ka mbyllur veshë dhe sy.
Kurse maskarejtë sehirojnë,
dhe më tej në këtë dalldisje të turpshme ,
i shtyjnë.
Edhe maskarejtë si varfëria janë,
një fytyrë apo bindje,
ndjenjë apo dhimbje,
nuk e kanë.
mjekërr zinj,
mjekërr rruar.
të parfumosur,
e të pastruar.
me çallma shumëngjyrëshe,
veledonë të zij e të praruar.
Me kravata të hekurosura
Mën kostumet e firmuar.
E pas tyre duke bërtitur,
si hordhi barbarësh.
Do gjesh një turmë të uritur,
Njerëzish të tallur,
të mjerësh.
*** ç'qe ai që të solli tek unë,
djall a ëngjëll vallë?
një çast të ndahem prej teje,
dhe shpirti më digjet, nga zjarri mall.
Si është ngjizur kjo ndjenjë kështu?
Jam pranë teje,
dhe ndihme shumë larg.
jam larg,
dhe ndihem i mbyllur në varr.
ç'po ndodh me mua,
që më marrtë djalli të gjallë.
shpirtin atij do ja shisja!
Veç të jetoja me ty,
Sa më gjatë.