Poezi nga Erjon Hamdi Muça ***Nuk kam frikë nga Eklipset,
Madje as këshëri.
çuditërsiht më tmerron,
Qielli që mugohet,
Përballë Tij.
E duket sikur errësira,
Edhe rrezen e fundit do të gllabërojë,
E nga mrekullia e dritës,
Me terrin e tmershëm,
Të na mbulojë.
Pa dritë jemi të pa ngjyra,
Iluzione optike, të vdekur.
Nocione të pavlera,
Në hije morti strukur,
tretur.
Errësira tregon se jemi të kotë ,
Megjithëse madhështi kërkojmë .
I mjafton me të vërtetë pak,
Që në më të errëtn humbnerë,
Të përfundojmë.
Ja dhe Eklipsi kaloi,
Errësira u tërhoq në honte e veta.
Për mua zot mbi zotër është dielli,
Me të mbi krye gjithçka gjallon,
Ngrohur nga puthjet e ëmbla,
Rrezearta.
***Mbrëmje vere,
nostalgji ndjell.
Drita e hënës që thyhej në det,
dhe dallga në breg e sjell.
Kujtimet në kokën time,
si pulbardhat në qiell fluturojnë.
Sytë në errësirën e mbrëmjes,
në humbëtirën e qiellit kërkojnë.
Diçka të ngjashme me sytë e sajë.
Diçka të brishtë si buzët saja.
Qielli i madh një pafundësi dritash ofron,
por shkëlqimit të syve të sajë.
Asnjë yll nuk i ngjason.
Hëna në qiell duket sikur më flet:
mos vallë brishtësia e sajë me mua ngjet?
Duket sikur qielli është futur në garë.
Yjet me shkëlqimën e tyre,
Hëna me brishtësinë e sajë.
Mendime (mall) romantike,
Kjo mbrëmje e bukur zgjon.
Uné dhe ti të kapur për dore.
Errësira e mbrëmjes,
hëna, yjet.
Dhe zhurma e dallgëve në sfond.
***Varfëria nuk ka bindje dhe ide,
është një përbindësh,
është e ndyrë,
një maskë tallëse,
e paftyrë.
U gjitet njerëzve pa dallim,
nuk i intereson në janë të bardhë,
të verdhë të kuq apo të zinj.
Nuk do tia dijë në besojnë në zot,
apo në të ziun djall.
As në jetojnë në fushë, në kodër,
në bregdet, apo në më të lartin mal.
Jo ajo i pushton njerëzit,
Dhe me më të pështirat vese i ndyn.
Në rrugica qorre dhe të pista,
jetët e fatkeqëve i shtyn.
Detyrohen të mjerët,
si dele në treg të shiten.
Me vëllezërit e tyre,
për disa maskarej të vriten.
Varfëria, aq sa nuk e kuptojnë,
ja ka mbyllur veshë dhe sy.
Kurse maskarejtë sehirojnë,
dhe më tej në këtë dalldisje të turpshme ,
i shtyjnë.
Edhe maskarejtë si varfëria janë,
një fytyrë apo bindje,
ndjenjë apo dhimbje,
nuk e kanë.
mjekërr zinj,
mjekërr rruar.
të parfumosur,
e të pastruar.
me çallma shumëngjyrëshe,
veledonë të zij e të praruar.
Me kravata të hekurosura
Mën kostumet e firmuar.
E pas tyre duke bërtitur,
si hordhi barbarësh.
Do gjesh një turmë të uritur,
Njerëzish të tallur,
të mjerësh.
***Një plak qëndron ulur,
tek porta e shtëpisë së vet
në rrugën ku unë shkoj çdo ditë.
E ka vështrimin e humbur në hapsirë.
Në sytë e tijë të kaltër
gjysëm të veshur nga vitet,
Nuk e ka atë të jetëshmen dritë.
Ka shprehinë e një qenje të lodhur,
një njeriu që veç për inat jeton.
Të atyre njerëzve që e mëshirojnë,
mëshirë hipokrite që tallëse i tingëllon.
Tashmë nuk i bën më përshtypje,
se çfarë njerëzimit (ose atij vetë)
nesër do ti ngjasë.
Ka kaluar aq të këqia në jetë,
saqë fati i keq nuk ka më në ç'ta godasë.
E ndjen se nuk ka më forcë për të luftuar,
për ata që me skllavërinë u dashuruan.
Kur ishte i ri e provoi
Dhe vetë skllevërit,
Nga bankat e universitetit,
në minjerat e kromit e dërguan.
Kaloi të gjithë rininë,
si një kafshë duke u rropatur.
Nuk pranoi kurrë,
as me të shtrenjten liri,
të ndryshonte bindjen që kish pasur.
Ju larguan të gjithë,
Si të ishte murtajë.
Nuk i lanë as mundësi,
Që familje të krijojë.
Tani që është plak,
pa atë ngazëllimin rinor,
por me urtësi.
E kupton mjaft,
sa i pa pjekur u tregua,
kur ishte i ri.
Kërkoi të ishtë një krisht,
por e harroi se ç'i ngjau krishtit.
Madje edhe vetë krishti të ishte kthyer,
njerëzit do ta kryqëzonin përsëri.
Sot ata që kryqëzuan krisht moderrn,
Kanë vujtur një dënim.
U është dashur të lodhen shumë,
Për të përpiluar kushtetutën,
E ksajë të ëmble,
Tonës demokraci.