Rabije BYTYQIPËRMASA E EKLIPSITPoezia që fitoi Çmimin e tretë
në konkursin letrar "Flaka e Janarit" 2015Për çfarë sot të belbëzoj
Koha e huaj më ka katandisur
Duart të hedhura në ajër
nuk gjejnë ngushëllim
me çka ta shtjelloj detyrën e ditës?
Me epitafe të zbehta nëpër kujtesë
me eklipsin e zgjatur të diellit
me kaosin e djepave të thyer
me thëngjillin e qative të djegura
Apo nga vaji i qyqes
t'i përgjërohem feniksit
për tokën e djegur
dhe trupat e mbjellur gjithandej
që harresën e refuzojnë...
Për çfarë sot te belbëzoj
kur përmasat e jetës një copë bukë
e turbulllon qiellin
dhe lisat flasin jermishëm
të gjunjëzuar nga pesha e kohës..