Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezia bashkëkohore amerikane EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezia bashkëkohore amerikane EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezia bashkëkohore amerikane EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezia bashkëkohore amerikane EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezia bashkëkohore amerikane EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezia bashkëkohore amerikane EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezia bashkëkohore amerikane EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezia bashkëkohore amerikane EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezia bashkëkohore amerikane EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezia bashkëkohore amerikane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezia bashkëkohore amerikane Empty
MesazhTitulli: Poezia bashkëkohore amerikane   Poezia bashkëkohore amerikane EmptyTue Jan 10, 2012 8:09 am

Poezia bashkëkohore amerikane



Tashmë lexuesit shqiptar do t’i jepet mundësia të njihet me letërsinë e sotme (bashkëkohore) amerikane. Kjo falë një botimi të një antologjie. Nëntë poetë, ndoshta më të mëdhenjtë e poezisë së sotme amerikane, gjenden të përkthyer një antologji ( me poezi të zgjedhura) “Antologjia amerikane”, një botim ky i ri i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, i pvrkthyer nga Gjekë Marinaj.
Ndryshe nga shek. XX, kur Amerika lindi një numër të madh poetësh madhështor si Wallace Stevens, Ezra Pound, T. S. Eliot (i lindur në Amerikë), William Carlos Williams etj., në shek. XXI disa nga poetët e saj më të mëdhenj janë amerikanë të natyralizuar. Ndonëse poezia e sotme amerikanw nuk ka një apo dy poetë që e komandojnë masën e lexuesve, ajo ka një numër të konsiderueshëm poetësh të shkëlqyer, të cilët ecin pothuajse paralelisht me njëri-tjetrin.

Fredrick Turner

Vlen për t’ u përmendur se Fredrick Turner, poeti që Amerika iu drejtua për ndihmë, pra për t’ i prirë poezisë së saj drejt rikuperimit nga anemia që pësoi gjatë tri dekadave të fundit të shekullit që kaloi, nuk ka lindur në Amerikë, por në Britaninë e Madhe. Turner, i cili gëzon nënshtetësinë amerikane që nga viti 1997, reagoi me vepra, jo me fjalë, duke i vënë gjoksin punës në të mirë të poezisë amerikane. Nën udhëzimet e Turner-it, në Amerikë filluan të zhvillohen dy lëvizje të rëndësishme poetike, “Formalizmi i ri” dhe “Narrativi i ri” që të bashkuara sot njihen si “Poezia e zgjeruar” (Expansive Poetry). Në orbitën e këtyre lëvizjeve dolën në skenë disa talente të reja dhe të fuqishme që mbajnë një peshë të madhe në poezinë e sotme amerikane, si Dana Gioia, James Merill, John Frederick Nims, Anthony Hecht etj. Turner bëri, si të thuash, të kundërtën e Whitman-it, solli edhe një herë në poezinë amerikane format e vjetra poetike. Në poezinë e tij ai lufton për një etnopoetikë, në qendër të secilës kryqëzohet përgjegjësia intelektuale e çdo poeti me aktet më të thella të personalitetit të tyre njerëzor.

Maya Angelou

Pastaj kemi një zë tjetër poetik. Është fjala për poeten Maya Angelou. Përdorimi unik i gjuhës që ajo përdor, i jep mundësi lexuesit ta ndiejë personalitetin human në vargjet e saj. Disa nga elementet që përcaktojnë zërin e saj poetik përfshijnë strukturën, mënyrën e të shprehurit dhe tonin—qëndrimin që ajo mban kundrejt subjektit. Angelou është një aktiviste e gjithanshme. Jeta e saj është përfshirë në politikën amerikane, jo për të fituar autoritet, por për të qenë një avokate e vyer kundër prapaskenave politike, në mbrojtje të interesave të njerëzimit. Në sajë të kësaj mbushje autoriale, vërejmë se imazhet jetësore i buzëqeshin çiltër në poezi, pa nevojën për t’ i kërkuar ato. Kjo e shpjegon deri diku gjoksin e saj poetik si dhe arsyet e vënies së tij, nganjëherë, “kundër” krejt Amerikës. Kjo ndodh sepse njeriu është dashuria dhe dhembja e saj, është një perde e hollë që tundet pa ndalim përpara vizionit të saj, gjë që e bën aktin e mirësjelljes, kënaqësisë, durimit, madje edhe të dashurisë së saj të shkrihet në një njëlloj ankthi, zemërimi, e nganjëherë edhe frike, para përgjegjësinë që ajo ndjen si poete.


Andrea Witzke Leavey

Poezia e Andrea-s për lexuesin amerikan ka vlera të ngjashme me ato që kishte dikur për mua dhe banorët e

Malësisë së Madhe shiu i verës. Pra poezia e saj, është një burim i jetës, i jep gjithësisë një rifreskim fondamental, i bën gjërat të rriten, të transformojnë vizionin tonë—duke i bërë ato të duken ose me të pastra ose me të baltosura—ose më pak të dukshme ose më të zymta. Vargjet e saj janë shpesh një bukuri e rrallë, por nganjëherë janë edhe dëshpëruese. Në të njëjtën kohë, shpresoj që lexuesi shqiptar do e gjejnë poezinë e saj si një poezi elegante, që rrjedh me një intensitet të heshtur, me një përkushtim të lartë ndaj metaforës dhe çiltërsisë së komunikimit.


Alicia Suskin Ostriker

Poetesha Alicia Suskin Ostriker është po aq autentike sa Leavey; por më e fuqishme si poete. Besimi i saj në demokracinë e shpirtit, miqësinë seksuale, dhe dalja hapur kundër luftës amerikane në Afganistan e Irak, e ka vënë emrin e saj në krye të dashurisë së lexuesve (sidomos të rinj) amerikanë. Poezitë e saj janë meditative, largpamëse—ato ekzistojnë në atë pikë ku ndeshen vlerat njerëzore, natyra, dhe interesi i saj si autore. Kjo ka ndihmuar që imazhet e saj të lëvizin me lirshmëri nga observime të pastra në skena imagjinatash, ku të dyja palët, observuesi dhe të observuarit, janë të dukshëm në to. Në disa nga veprat e saj, si në atë “No Heaven”, momentet dhe skenat e izoluara bashkëeksitojnë me një lëvizje shpirtërore të konsiderueshme. Kjo mund të ndodh, sepse nganjëherë poezia e saj reflekton të jetë provokative, profetike, ekstravagante, e më shpesh, disi cinike, erotike, e dëshpëruese.
Ted Kooser

Por poezia e sotme amerikane ka plot poetë që mund të lexohen edhe atëherë, kur njeriu e ndien nevojën për të qetësuar nervat. Njëri prej tyre është poeti Ted Kooser, i cili shkruan kryesisht për atë pjesë të publikut që nuk është veçanërisht i edukuar për ta njohur teorinë letrare, por që janë inteligjent sa t’ i kuptojnë librat që vendosin t i lexojë. Me këtë në mendje, Kooser praktikon një stil që është njëkohësisht i përshtatshëm për të si poet edhe për lexuesin e tij. Ai, si shumica e poetëve të sotëm amerikanë, shkruan poezi të shkurtra. Poezitë e tij janë argëtuese dhe subjektet që trajton janë ngacmues dhe relevant për kohën. Kooser tenton një akt të mprehtë përshkrimi, dhe provon të depërtojë tek gjendja emocionale dhe shpirtërore e lexuesit, pa e vënë atë në vështirësi në marrëdhënie me vetveten. Gati gjithçka ndjehet e lidhur me aktin e një vetëportreti në poezinë e tij.

Rainer Schulte

Rainer Schulte është një tjetër poet, në poezinë e së cilit mund të themi se mbizotëron kultura poetike dhe ndjenja e hollë njerëzore. Në tre-katër vargjet e para poezia e tij të jep përshtypjen e një poezie të ndërtuar sipas teknikave të shkollës së surealizmit, por tek e lexon deri në fund atë, idetë dhe imazhet e atyshme, sikur zënë e transformohen ngadalë në një narrativ të çuditshëm psikologjik. Schulte është një tjetër poet i mirënjohur dhe i respektuar në letërsinë e sotme amerikane, që, përpara se të natyralizohej si nënshtetas amerikan, mbante kombësinë gjermane. Kur lexon poezitë e tij është si të shtyhesh një hap mbrapa, apo të biesh diku në një lëndinë magjike. Schulte i lidhë trupin human, natyrën fizike dhe ritmet natyrale me pyetje serioze ndaj kohës dhe vetëdijes. Në poezinë e tij, ai e tjetërson imazhin njerëzor, e rikrijon atë, dhe mediton rreth kalimit të tij nga jeta tek ëndrra dhe anasjelltas. Schulte është aq mjeshtër në ndërtimin strukturor poetik, sa brenda një poezie me pak rreshta arrin të implimentoi "Britmën" e Munch-it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezia bashkëkohore amerikane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Peter Tase, figura polihedrike që Ndërlidh dhe përafron Kulturën Shqiptare me atë Amerikane.
» POEZIA SI KOHË DHE BASHKËKOHËSI
» Poezia " Pa titull " nga Eva Hila
» Poezia "Flamurit" nga Xhelal Ademi
»  Ave Poezia përtej eksodit të metoforave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: