Cikël poetik nga Përparim HysiE SHIJONI SI UNË PRANVERËN?E shijoni si unë pranverën? Lulëzimin e bimëve në fusha?
E kini si unë "licencën?!" S'e kini: u mungon "vula"
Ju mungon ajo"vula e thatë",që e kam veç unë, "noteri"
Unë e kam që qeshë në fshat. S'besoni? Dëshmon gjithë Fieri!
Qeshë dhe ndjeva afshin e tokës,mjegullën e mëngjesit mbi lumë
Isha mes fashtarësh e shokësh dhe gati më zuri me shkumë
E gjeta frashërin plot gjethe dhe hop, hipa mbi të si dikur
Biçakun e kisha me vete dhe nga frashëri nxora lëkurë.
Pastaj zura e ormisa me lëkurën e frashërit një culë
Si fëmijërisë atë e ujdisa se tani nuk jam më burrë
Pa zura culës dhe i bie sipas një avazi baritor:
-Dhëntë për ujë i shpie në këtë mëngjes pranveror.
Më ikin gjithë hallet e dertet, tek shoh shqerrat që blegërijnë
Pranverë, prej teje më zunë"ethet"( a ka poet të më arrijë?!!!)
Jo.S'më arrini dot.Jam nga fshati(veç në fshat pranvera ka domenin)
M'u ngopën mushkëritë nga flladi.Në fshat unë gjej E D E N I N...
HAJDE-HAJDE DASHURIA!Po më grryen keqas meraku,siç e grryen tokën vidhisja
Zë më bëhet valë gjaku,aq e madhe qe "sajdisja"
Erdh një zonjë pak rebele, plot me ojna e me naze
E më mbushi si me "dhele", ajo zonjë që më ish taze
Ajo zonjë që më ish taze, më ish mbushur me virtute
Unë s'kam nevojë për "saze", se jam mbushur me huqe
Mbushur huqe dhe pastaj, vazhdoj "loja mos u nxe?!!!)
Dhe tani s'e kam kollaj, t'u tregoj më tutje,se...
Se filloi si dalngadalë dhe u trash si shumë "loja"
Unë po jam kokëbardhë dhe kam frikë se më del boja
Më del boja, s'më del boja ( as është më në dorën time)
Bëra siç kërkonte zonja dhe u "shkoqa" si thërrime.
KUR U NDAMËKur u ndamë, thamë:-Lamtumirë!
(punën e vet të shoh secili?!!!)
Mua më griu "kollë e mirë"
Sa e ftohtë kjo ditë prilli!
Pale thonë që erdh pranvera!!!
Se është prill dhe s'pritet më
Kur u ndava me ty ERA,
Sikur mbeta "film pa zë".
Ndarja? Eh sa e keqe!
A s'i vret dashuritë?
Sa e mirë që je, moj "dreqe"
Ende unë s'lëshoj "tapitë"
Janë "tapi me vulë të thatë"
S' kanë nevojë për noter
Ktheu prapë, o buzëmjaltë!
Ndarja të vejë në esfel!
PO KUR THONË?!!!Po kur thonë që Parajsa është në qiell?!
Njerëzit, më duket, s'janë në terezi
S'e kanë parë fytyrën tënde që më këndell
Jo, moj xhan, Parajsa më je ti!
Është në qiell, thonë, dhe e ruan SHËN PJETRI!
Portën e Parajsës e ruaka me kyç!!!
As më duhet se ç'thotë njëri a tjetri
Ajo "lloj parajse" nuk më duhet hiç.
Mu më duhet fytyra jote e qeshur
Dhe syri i madh me qepallën me bisht
Ah, për atë sy, unë bie i vdekur
Ka kohë që ai sy më ha egërsisht.
Mua më duhet ajo buza jote
Që ngjitet pas sime dhe më bëhet valë
Unë dua "parajsën" e kësaj toke
Që dhe të vdekurin e ngjall.
"Parajsa" në tokë me je ti
Atë në qiell, të tjerët ta gëzojnë
Po hjade! Ku je,, moj dashuri?
Që Parjasën në këtë jetë ta ndërtojmë.
STATU QUOMu si dimri,dimër jam dhe në shpirt sikur kam dimër
Dhe në zemër kam kallkan,por me sy jam mbi libër
Librin e lexoj me nge se dhe kohën kam me pashë
Për çdo ditë kjo "mesele" dhe kënaqem unë pa masë.
Ndodh leximin e ndaloj dhe rrëmbehem pas një çasti
Edhe zë e meditoj: jo si ishte? Po ku vajti?
Vjen kujitimi një çasti si relikte e një mbrese
Mendja ime shkoi e vajti mu pas gjurmash të një shprese.
Koha e largët, më vjen afër; pa zë bëhet krejt intime
Zë këndoj si bard i varfër, përmjet vargjesh edhe rime
Ngrohet shpirti pak nga pak( dimri,sa vjen e largohet)
Harroj fare që jam plak (vargjesh shpirti zë "rinohet")
EH, SA HERË !...Eh,sa herë kam dashur:më mos shkruaj asnjë varg
Se aq buzën ma kanë plasur, anonimë zemërak!
Mu si miu që del nga vrima,edhe fshihen si me vrap
Mos prit emër: vdesin nga frika, këta njerëz lepurakë.
Dhe vendosa t'u vë pikë. Më me shkrime mos vazhdoj
(Do mendojnë që u kam frikë.anonimëve të pagojë?!!!)
Shkundem si nga gjumi i rëndë,edhe shkruaj,edhe shkruaj
Nga i "rëndë" i lehtë si pëndë, në mulli cinikët "bluaj!"
Shkruaj në prozë edhe në vargje, stiva rritet bëhet "mal"
Plot,or plot, e imja magje (anonimë! Shkofshi në djall!)
Sa lexuesi e pëlqen dhe, për mua, thotë fjalë të mirë
Qejfin kështu u dëften anonimëve faqenxirë.