Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"   Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" EmptySun May 17, 2015 9:51 am

Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" 11156310

Cikël poetik nga Riza Çato



Cikël poetik nga Riza Çato  /  Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave" 11265210

Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"




Rroj në jetë për dashurinë


Jam modest me veten time,
veten s’e jap për asgjë
dhe pse mosha s’është për trime,
bëhem trim që ç’ke me të.

Në mëngjes dhe pse s’kam fjetur,
fytyrë çelur dal në rrugë,
pak humor që më ka mbetur,
ja fal vargut kur kam muzë.

Vishem shik edhe krekosem,
për tu dukur më i ri
nuk harroj që po rrudhosem,
po s’të dua pleqëri.

Kur takoj miq edhe shokë,
buzëqeshje u dhuroj.
S’i mbuloj thinjat në kokë
dhe nuk them që s’dashuroj.

Jam modest me veten time,
po nuk e kthej manekinë
dhe në halle sjell gëzime,
rroj në jetë për Dashurinë !




S'dua të më quash ikje


Këtu mes pyllit fjalë pak,
ku fëshfërimë është vetë era.
Një puthjen tënde e kam hak,
të lulëzoj si vet pranvera.

Këtu mes hijes që s'ka djersë,
ku gjelbërimi të bën për vete.
Mbi gjoksin tënd me lër të vdes,
mos të them ishte lanete.

Këtu të pres ku vdekja vdes
dhe ikjet kthehen vetëm pritje.
Asgjë s'dua të lë në mes,
se s'dua të më quash ikje.




Ç'mu desh  ?


Ç'mu desh që shkova kësaj rruge,
si dikur njëherë.
Më dukesh vetia si bisht luge,
njeri me kokë të prerë.

Kjo rrugë gumëzhin nga puthjet rozë,
kjo rrugë është vetë rinia.
Nuk ke nevojë të marrësh dozë,
të dozon dashuria.

Dhurojnë vajzat buzëqeshje,
me buzë në formë zemre.
Të kolme duken që në veshje,
sikur kanë lind prej ëndrre.

Të japin puthje nga ballkoni
dhe s'kanë ndrojtje nga drita.
Këtu s'përfillet hiç zakoni,
zemrat të ngrehin prita.

Një trëndafil i aromuar,
dhurohet pa siklet.
Aty si zog të rri në duar,
Perëndia,Zoti vet.

Sikleti  është  me veten time
nuk ma jep kjo rrugicë.
Aty të puthin me shikime
dhe dimri nuk ka ngricë.

Enigma vetë aty zbërthehet,
magjia jeton gjatë.
Aty dhe vdekja zë gënjehet,
kur vajza puth një plak.




Kur zgjohen mëngjeset.


Kur zgjohen mëngjeset ndjehem i drobitur,
më kanë lodhur ëndrrat  më kanë sakatuar.
Rri me orë të tëra në ankth duke pritur,
rrezen e  Dhëmbelit  për ta ledhatuar.

Në lagje s'ka drita s'ka as buzëqeshje,
rrugicat kanë ngrirë janë bërë akullnaja.
Terrin që lë nata si kostum për veshje,
në sy e shikoj e gati të qaja.

Rreth dhomës vërtitem, kthehem rrudhë i tëri,
ugaret e saj shikoj në pasqyrë.
Dhimbja e mëngjesit nuk do të më lëri
dhe si një fantazmë qëndron në fytyrë.

Më ikin mëngjeset pa më lënë përshtypje,
kafenë  që po pi më duket gjë koti.
Ajrin kur e thith sikur më jep mbytje
dhe më duket vetia mallkuar nga Zoti.

Kur zgjohen mëngjeset unë filloj e fle,
se nuk më vjen mirë t'i shikoj të ngrirë.
Zbrazësinë e tyre në ëndërr e lë
dhe i përshëndes më zërin e ngjirë.

I kthej sytë nga qielli ku flenë perënditë,
rrezet e Dhëmbelit i pres si dhuratë.
Mëngjesit t'ia kthej të gjitha liritë
dhe të mos më duket si një çorbë  e thartë.





Qielli im



Qielli im u tjetërsua,
si kundërshtar më shikon me inat.
Sikur unë  paskam thënë : Nuk e dua !
Dhe nuk kam dëshirë të ngjitem atje lart.

Qielli im u kthye i tëri re,
me pika shiu më godet në faqe.
Më thotë : Vetëtimat e mia, diku a i pe,
si  i dogja mbi male për paqe?!

Qielli im u bë i tëri lot,
e lagu globin dhe i shtoi lumenjtë,
sikur i kam thënë :Ti nuk je Zot!
Më kot përpiqesh s'e rregullon dot këtë vend.

Qielli im më shau pa shkak,
bubullimat m'i copëtoi mbi kokë.
Sikur unë kisha thënë : Yjet s'i ka hak
dhe nuk po e ndriçon fare këtë botë.

Qielli im natën nuk nxjerr më hënë,
me errësirë më kërcënon : Do të mbytë!
Unë e kam quajtur të dytën nënë,
por ai më la qorr në të dy sytë.

Qielli im nuk është më imi,
është rrëzuar diku mbi një qiell tjetër.
U bëj me dije që të gjithë ta dini,
këtë qiell e kam vetëm për poetët.





Oshtima honesh në Kristofor


Shkëmbinj dhe guva anës rruge,
rrëke zhavori gjer në lumë.
Ngushtica malesh si bisht luge,
që vetëm diell u del në gjumë.

Kalldrëme guri të lëmuar
nga shkëmbi i bardhë që ndrin si ar,
prej  lutjesh  Zoti janë krijuar,
prej hapa burrash si lastar.

Drejt qiellit ngjiten maja malesh,
si zogj që puthin re me krah.
Ujëvarë si dush në të,  të lahesh,
rrungaja bore të mëdha.

Një grusht trishtimi mbaj me vete,
plot thinja malli edhe shpresë.
Një buzëqeshje përmbi Mbrete,
si meteor për atë pjesë.

Oshtima honesh nëpër ajër,
hëna,këmbëkryq mbi Kristofor.
E quaj ëndrrën më me hajër,
ndaj nuk përmendem as me zor.




Ta dini


Gabuat zotëri që trokitët tek unë,
ndoshta në një vend tjetër duhej trokitur.
Unë ndjej ftohtë dhe kur fle gjumë
dhe frikësohem kur më vini pa pritur.

Këtu s'kam as drita,as ujë.
jetë shpelle po bëj disa vjet.
Ua them ta dini këtë katrahurë,
se as kush s'kujtohet,as dreqi vet.

Ma thoni ç'të bëj unë fatkeqi,
sonte me ju në errësirë?!
Ç'patët? Ç' dreqi ju gjeti ?
Që më gjetët gjallë,pa ngrënë e pa pirë!





Në breg të Bigës


Nuk di pse sot  ndjehem kaq mirë,
si erë mbi breg të Bigës.
Shikoj si lulet paskan mbirë
dhe  s'i tremben të ligës.

Shikoj një lumë të gjarpëruar,
në zemër e çan malin.
Mbi të një urë e kalëruar,
në qiell e lan ballin.

Një gur,një shpellë e një rrungajë,
një breg ku unë kam lindur.
Një rreze dielli nis të qajë,
si qenie e pa bindur.

Një fshat,një lagje,një krahinë,
në sytë e m'i kanë mbirë.
E kthyen vitet në ngrehinë
dhe i thanë lamtumirë.

Jam krenar që jam bir guri,
shkëndija nxjerrin sytë.
Dërrasa ngjan si faqe muri,
pa të ndjehem i dytë.

Në breg të Bigës, shikoj gjithë botën,
zallishtet ku jam rritur.
Aty ku zemrës ja hapa portën
dhe vdekjen kam mërzitur.

Atje mbi gur më zuri nata
dhe hëna më mbuloi.
Atje ku ëndrrat qenë të gjata
dhe puthjet si ujë kroi.





Qafës së Pazarit zbresin ca bandille



Qafës së pazarit zbresin ca bandille,
Në gushë e në duar floririn me kile.

Në gushë e në veshë floririn me okë,
Topuzin si diell kanë lidhur mbi kokë.

Topuzin si diell e kanë lidhë në kokë,
Tunden gjithë korijet si nga era e fortë.

Se ç'tunden korijet si nga erë e fortë,,
Janë kolonjaret qershia mbi tortë.

Janë kolonjaret qershia mbi tortë,
Çmendën bukuritë që ka sot kjo botë.

Çmendën bukuritë që ka sot kjo botë
Dhe me cep të syrit s'mund ti shikosh dot.

Dhe me cep të syrit s'mund ti shikosh dot,
Se nga bukuria mund të derdhësh lot.

Se nga bukuria mund dhe të verbohesh,
Po tu qasën pranë si fletë do rrëzohesh.

Rrëzohesh si fletë të tremb bukuria,
Kush e ka në krah  qesh e gjithë shtëpia.

Qafës së pazarit po zbresin ca zonja,
Dilni ti shikoni se janë nga kolonja.

Janë nga Novosela,vajzat kolonjare,
Me këngë në buzë,me këmbët në valle.

Nga këto bandille një e kam për grua,
Lutet e betohet se më do veç mua.

Se më do veç mua, Zotin,Perëndinë
Dhe si me benzinë e ndez  dashurinë.

Qafës së pazarit zbresin ca bandille,
Po s'të puthën mirë,kujdes se ka hile.

Vajza kolonjare,bij  nga Novosela,
Ata që i kanë u është rritur vlera.

Qafës së pazarit po zbresin ca zonja,
Dilni ti shikoni se janë nga kolonja.





Kush më shan


Kush më shan pa shkak e fakt,
s’ndjej siklet e as pendim,
s’marr mundimin ti them mjaft,
se ai s’është miku im.

Prekem,rrekem nga dikush,
që më njeh e që njoh,
po më shau shpirtin mbush
dhe i them më mos vazhdo .

Kush më shan prapa kurrizit,
më bën nder e më ngre vlera,
janë si gjembat e murrizit,
që shumë shpejt kthehen në plehra.

Kush gjithë ditën le si qen,
e  ka hallin veç me vete,
nga kjo sharje gjë s’më gjen,
si një lule rroj në Mbrete.

Kush më shan le të vazhdoi,
s’do ti them kurrë asnjë fjalë,
se kush s’di të dashuroi,
është i vdekur dhe i gjallë.





Vajzat prej eshke


Kam lind' në verë, në mes qershori,
në një qytet shtruar me gurë.
Ku vajzat të puthin nga zori
dhe s'të pranojnë të të kenë burrë.

Po ja që kjo quhet vendlindje,
për mirë e kujtoj çdo ditë.
Kurnacë u thonë edhe në bindje,
kursejnë dhe kur kthejnë sytë.

Çerek buzëqeshje po të falën,
kanë falë gjithë botën ua them unë.
Me lekë e shesin edhe fjalën,
ndoshta kursejnë të flenë dhe gjumë.

Qytet nga jugu vet kuptohet,
kala e gur ka në çdo cep.
Nëse një vajzë zë të afrohet,
kërkon të marrë, asgjë s'të jep.

A man të bukura,gjer tek ato,
besnike po dhe burrërore.
Më kot s'u thonë : Argjiro !
Të zonjat janë në çdo llogore.

Prej eshke janë i ndez veç guri,
një gur-gurzjarri me uruar.
Sa herë që fati pranë më shpuri,
aq herë në qiell kam fluturuar.

Kam vite që mendohem thellë,
kursej dhe unë fjalë për ato.
Po s'di kjo rrugë ku do më nxjerrë,
në një humnerë me domosdo.

Çfarë gabimi ? S'duhet falë !
Përse për to s'shkrova poema.
Nisa të kursej dhe fjalë,
kur gjaku llavë vlon në për vena.

Kam lind' në verë,në mes qershori,
një vit që theu çdo bllokadë.
Qyteti gurtë borxhit  më doli,
por isha unë një gur i thatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Riza Çato
» Cikël poetik nga Riza Çato
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Poezi nga Astrit Balliu / Shkëputur nga Vëllimi Poetik “Princesha ime”
» Poezi nga Genta Kaloçi / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " NËN PETKUN E VDEKJES"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: