Cikël poetik nga Riza ÇatoÇ’ ti bëj bukurisë ?!Herë vjen e menduar,herë si mushkë xanxare,
një herë ma puth buzën ,herë nuk më flet fare.
Me hapa të shpejta drejtohesh tek unë,
rrallë ,por shyqyr zotit më shfaqesh në gjumë.
Mbi qerpik të syrit hëna ngre folenë,
si uji burimit loti shtyn rrëkenë.
Rreth e rrotull gushës yjet po vallëzojnë,
gjithë lulet e fushës erë të kundërmojnë.
Herë të quaj mike,herë si kundërshtare,
kur ti shikoj sytë dal nga shinat fare.
Kur rri gjatë me mua dita është e bukur
edhe po u shamë në fund të them flutur.
Ndodh që ti vonohesh,dy apo tri ditë,
jo nuk ka më keq pyet perënditë.
Ç ’ti bëj bukurisë që zemrën ma vodhi,
kush qëndron me ty dashurinë e mbolli.
Herë vjen e menduar,herë gjemba në gojë,
ajo bukuri burrat vë në lojë.
Në ëndërr mbrëmë të pash vendlindjeNë ëndërr mbrëmë të pash vendlindje,
si e mbuluar me dëborë.
Rënkoje dhe ndjeje një dhimbje,
të flisja me shami në dorë.
I ngrirë,kallkan, vetja më dukej,
si bora përmbi shpinën tënde.
Një gjysëm hëne dilte dhe zhdukej,
si për inat të asaj ëndrre.
Në Cjepurr dhe në Kavaçovë,
njëherësh ndodhem në çdo anë.
Tek pusi zhytem si një kovë,
aty ku uji ngrin në kanë.
Të dy të vrenjtur,të mërzitur,
me sytë përpjetë nga Perëndia.
Të dy të thinjur,rraskapitur,
sikur na është vjedhë liria.
Në ëndërr me pragun e derës,
si dy jetimë ai dhe unë.
Të dy me gjoksin përballë erës,
Si male qëndrojmë nga kjo furtunë.
Kollitem unë si zog këlloçke,
sa zgjoj të vdekurit në varre.
Mbi kokë më rri një dorë nënoçke,
si nënë e bir qajmë ato halle.
Diku në fshat dëgjoj një këngë,
si këngë dasme nga ato anë.
I lutem Zotit :Ngrija pak zënë,
që sytë e mi për të të qajnë.
Në ëndërr mbrëmë të pash vendlindje,
nga mendja nuk më hiqesh kurrë.
Në gjak ndjej mall,në gjak ndjej dhimbje,
më duket vetja si re mbi urë.
Ti nuk më peTi nuk më pe,kur qava mbrëmë,
me lot kristali nëpër faqe.
Me veten time isha zënë
dhe shpirtit s'po i sillja paqe.
Ti nuk më pe, kur qava mbrëmë,
si një fëmijë me teka koti.
Vetë Hëna doli si e ngrënë
dhe errësira aty kulloti.
Ti nuk më pe, kur qava mbrëmë,
sa shumë i kripur ishte loti.
Më dukej vetia si i lënë,
më dukej se s' më donte Zoti.
E ndjej që shpirti s'i është tretur(Nënës time F. Çato)Për nënën vargje unë kam shkruar,
kur i lexoj më duken pak.
Kujtoj ato të mira duar,
që më ushqente me përvëlak.
Kujtoj e çfarë nuk më kujtohet,
meraku i saj ,Dhëmbeli vet.
Në ëndrra për natë më afrohet,
ashtu e urtë,ashtu e qetë.
U bënë vite që më ka vdekur,
më duket sikur më vdiq sot.
E ndjej që shpirti nuk i është tretur,
e ndjej që syri i pikon lot.
E di fort mirë e ka marrë malli,
i di shumë gjëra,jam djali i saj.
I buzëqesh kur shkoj tek varri,
sapo largohem me lot e laj.
Në jetë mallime kam pasur shumë,
si malli nënës jo e jo.,
Ky mall më ndjek edhe në gjumë,
edhe më lutet : Jeto biro!
Kjo lutje nëne, Zoti vetë,
pa të kjo botë,krejt varfëri.
Sikur të kisha dhe njëmijë jetë,
me të do ndaja veç dashuri.