Cikël poetik nga Elona Tabaku Se të kam shpirt Të dua dhe kur je i mërzitur,
Të dua dhe kur qesh plot gëzim,
Të dua dhe kur nxehesh papritur,
Të dua dhe kur lëndon shpirtin tim.
Të dua kur më puth plot zjarrë,
Të dua kur për mua qanë,
Të dua dhe kur bën si i marrë,
Të dua kur më thua ‘Të kam xhan’.
Të dua dhe kur ledhatoj buzët e tua,
Të dua kur të shoh ata sy plot dritë,
Të dua dhe kur ti zemërohesh me mua,
Të dua kështu siç je, -Se të kam shpirt!
Shpirti nënës oqean Nëna mbrëmë ka qënë e heshtur,
Lotët se ç’i rridhnin lumë,
Qante e mjera pa reshtur,
Për të birin kish mall’ shumë.
Ashtu e mbytur në lotë,
hënën vështronte ngadalë,
Por, në pasqyrën e saj s’e pa dot
djalë që të shuante mallë.
Perlë e lotit mbi qerpikë,
hënës ia zbehu shkëlqimin,
Zemra i therte si thikë,
kur mendja mbante fjalimin.
-Valle a ka ngrënë sot?
-Po të ftohtë ka patur vallë?!
Shpirti qan e pikon lot,
Zemra fundoset në valë.
Shpirti nënës oqean,
Vullkan malli i pa shuar,
Fëmijët kur s’i ka pranë
Ditë e natë për ta rri zgjuar.
Ikën jeta pa u ndierë Ah kjo natë sonte zbardhon,
Fishekzjarret grisin terrin,
Por në heshtje ky shpirt rënkon,
Këto çaste më fusin tmerrin.
Me pranga e lidhur në shpirt,
Tërhiqet zvarrë koha e mjerë,
Pas karrocës të quajtur “Vit”,
Iken jeta pa u ndjerë.
Ndizet festa dhe hareja,
Por t’festojë zemra më druhet
Shpirtin m’a godet rrufeja,
Kur mendoj se jeta shuhet.
E ngre goten ti me mua,
kur vdekja ngadal thërret.
Dhe më duket sikur thua:
“-Jet moj Jet, mbeç me shëndet!”
Lër zemrën që të flasë Të mendoj nga larg plot mall
Sepse ti shumë larg ke shkuar,
-Shpirt, a je lodhur vallë?!
-Për mua thua: a ke menduar?!
Un jam lodhur shpirti im,
Jam lodhur me këtë jetë mizore,
Që m’a vrau lumturinë,
bashkë me ëndrrat fëminore.
Dhe kjo koha e pa shpirt,
Vrapon pa u ndalur kurrë,
Ndez një natë, shuan një ditë ,
Dhe ja tek të bëri burrë.
Thinjat kuror mban mbi kokë,
Ti o mbret i fisnikërisë,
Ecën me këmbët në tokë,
Ti je burim i lumturisë.
Nuk shteron fuqia jote,
Buzëqeshja të mban gjallë,
Gjithë yjet e kësaj bote,
Se ç’të ndrisin përmbi ballë.
Si s’të njoha pak më parë?!
Si s’erdhe më shpejt tek unë?!
Tash endem rrugëve si e marrë,
Pse më bën të vuaj kaq shumë?!
Ç’ke, pse s’thua asnjë fjalë?
Pse buzën leht e vë në gaz?
“-Dashuria s’ka nevoj për fjalë,
Hesht! Lërë zemrën që të flas!”
E imja Perëndi Rrugëve të qytetit tim
endem e vetme kuturu,
Në shpirt më ther një trishtim,
Se kuptoj se ç’kam kështu.
Vrim ozoni në qiell t’shpirtit tim,
Llav e mallit zemrën e përvëlon,
Syri i verbër, plot trishtim,
Derdh lot që shpirtin drithëron.
Ujvarë mbi trup lotët vërsulen,
Shpirti tërbohet, det në stuhi,
Para teje në gjunjë ulem,
Ti je e imja Perëndi.
Dimri i shpirtit tim Pemët s’kanë më gjethe,
Çerdhet zogjë nuk kanë,
S’ka më gjah në leqe,
Qielli ngadal qanë.
Nata s’ka më yje,
Deti ka shum valë,
Bora zbardh në pyje,
Dimri erdh ngadalë.
Syri s’ka më lot,
Shpirti dhembje s’ka,
Ky dimër i ftohtë,
Plagët m’i ka tha!
Me gota lotësh ngre dolli Në tavolinë e vetme jam ulur,
E zhytur thellë në mendime,
Se ëndrrat që të kisha thurur,
Më kanë sjellë veç trishtime.
Dy gota lotësh kam përball,
Në brendësi të tyre jam duke notuar,
Ngre dolli me to ngadalë,
Plot mallë mendoj për kohën e shkuar.
I pi të dyja gotat me fund,
e nis vrapimin në ëndrrat e mia,
Por ty s’të gjej askund,
S’di ku të ka fshehur krenaria….
Helmi mall Ulërin shpirti nga malli,
Dridhet zemra si një flet,
Kraharorin shkrumbon zjarri
Kur më vjen ti lehtë – lehtë.
Flokët ëmbël ç’t’i puth era,
Syri se ç’të ndrin në ballë,
Ah ç’po heq zemër e mjera,
Po e mbyt ky helmi mallë.
Flas pa zë Sonte s’kam nevoj për fjalë,
Flasin lotët veç jo me zë,
Zemra digjet në prushin mallë,
Mallë që frymën po m’a zë.
Ethe dimri më kanë mbërthyer,
Llavë e nxeht shpirtin m’a tret,
Nga dhembja e prerë dhe e shqyer,
Kjo zemër prap vazhdon troket.
Zë nuk kanë por flasin shumë,
Lotët që mbi buzë shuhen,
Fshehur rri nën lotë unë,
Eh sa shumë gjëra nuk thuhen.
Fjalë të shpirtit që ulëret,
Në çdo rrahje zemra rënkon,
Lot’ i zjarrtë mbi faqe shket,
Ah ky lot më drithëron.
Nuk jam bishë Më kanë thënë shpesh si ti,
S’di të përlotesh e ç’është emocioni,
Ej, nuk jam bishë, por jam njeri,
Pse kaq rëndë më lëndoni?!
Por dhe në qofsha “bishë” vërtetë,
Plagët e jetës më kanë bërë,
E kush s’ka patur plagë në jetë?!
Eh, un kam vuajtur një jetë të tërë.
Por dhe “bishat” ndjenja kanë,
Kanë emocione dhe dëshira,
Edhe lotët, hmm, ndjenja janë,
Por veç jo per egërsira.
Me ty humbas në ëndërrime Dhe unë që hy heshtur nga dera,
e vi drejt teje me ngadalë,
Flokët lehtë se ç’m’i shkundë era,
Në shpirt se ç’me djegë një zjarrë.
Ti më vështron i hutuar,
Dhe s’më thua as një fjalë,
Por hap krahët i përmalluar,
Dhe më pret të vi ngadalë.
Dhe ja tek më ke në duar,
Me shtrëngon plot ëmbëlsi,
“Kurrë si ti s’kam dashuruar!”
Më pëshpërit plot dashuri.
Më mbulon me ledhatime,
Me puthje frymën se ç’m’a zë,
Dhe bashkë humbasim në ëndërrime,
Atje ku fjalët s’na duhen më.
Të dashuroj T-okë e lashtë e shkretuar,
Ë-ndërr e bukur pa mbarim,
D-iell i zjarrtë i perënduar,
A-romë zambaku mbi trupin tim.
Sh-i lotësh i trishtuar,
U-lli vajsë në lulëzim,
R-reze dielli në të aguar,
O – qiell i zjarrtë në perëndim,
J-e drita e shpirtit tim.
Një botë të re kërkon Kur je shpesh i dëshpëruar,
Gjenë ngushëllim në një gotë,
Të derdhet gota ndër duar,
Kur nga sytë të rrjedhin lotë.
Sytë i tretë ngadalë në gotë,
I djegur nga zjarri i mërzisë,
Nisë kërkon një tjetër botë,
Atje në fundin e rakisë.
Kërkon kudo me sy të fjetur,
Kërkon ngadalë me shpirt të vrarë,
Por kot kërkon se gjë s’ke për të gjetur,
Se botën, Djalli e ka marrë.
Çudi Ç’është kjo ndjenjë që shpirtin m’a vret?
Ç’është ky zjarr që zemrën m’a përvëlon?
Ç’ka kjo zemër që kaq fort troket?
Mos vallë kaq shumë të dashuronë?!
Ç’ka ky gjumi që natën s’më zë?
Pse mendja ikën tek ti vrapon?
Ç’ka zemra që qanë si era pa zë?
Mos vallë kaq shumë të dashuronë?!
Pse loti faqet çdo natë m’i lanë?
Ç’ka malli që zemrën m’a copëtonë?
Ç’ka shpirti që qan kur s’të ka pranë?
Mos vallë kaq shumë të dashuronë?!
Të dua Të dua si do mbreti-arin
si do bleta-nektarin,
si do punetori-rrogën,
si do i droguari-drogën.
Të dua si do pijaneci-rakinë,
si do i moshuari-rininë,
si do i burgosuri-lirimin,
si do i verbëri-shikimin.
Zemër hekur Mos më pyet pse qaj,
Mos më pyet pse vuaj,
Dje ishim të dashur,
Sot jemi të huaj.
-Mos më thirr më zemër,
Ajo sot ka vdekur,
Pa mëshirë e vrave
ti o zemër hekur.
-Mos më kërko natën
Kur vetmi të ndjesh,
Se në krahet e tu,
Më nuk do më kesh.
Ndarja -Atë që ke dashur dje,
Mos e shaj ti sot,
Se nëse vërtet e ke dashur,
S’do mund t’a shaje dot.
-Atë që dje ke puthur,
Sot mos e pështy,
Se kur heth balt mbi të,
Bëheni pisë të dy.
Udhëkryq Si një anije e përplasur nga stuhija,
në bregun e detit, perëndimin shikoj,
Si vullkan me zien koka nga mërzia,
E strukur pranë dhembjes, ty të mendoj.
Si një foshnje, përpëlitem në barkun e jetës,
Mes errësirës së mashtrimit notoj,
E vetme humbas në rrugët e së vërtetës,
Jam në udhëkryq, nuk di ku të shkoj.
Hapi i vdekjes Dhe vdekjes s’i erdh’ keq për ne,
kur n’a pa ashtu të përqafuar,
nën çatin e qiellit me re,
në dhembje duke jetuar.
Erdhi pranë nesh pa bërë zhurmë,
N’a vështroi duke ecur me ngadal,
Iku sërisht pa bërë zhurmë,
dhe ne n’a la me shpirtë të vrarë.
Iku dhe me vete s’na mori,
që nga kjo botë e ndyrë t’na shpëtonte,
Iku dhe si preteks nxorri
arsyen se njerëz të lumtur keëkonte.
Dy lotë Qiriri jep shpirt
në një dhomë të nxirë,
Derdhë lotë e dritë
mbi trupin e ngrirë.
Një fëmi i mitur
gris heshtjen e ftohtë,
Derdhë lotin e ndritur,
derdh lotin e ngrohtë.
Zjarri vdiq ngadalë,
Po ngadalë u bë hi,
Erë frynë mbi valë,
Mbi valë bie shi.
Qanë fëmija i mitur,
qiriri i bën shoqëri,
Shkeët loti i ndritur,
Loti i nënës së tij.
Dy lotë dëshpërimi,
Dy lotë plotë trishtim,
Qanë nëna nga mjerimi,
Qanë foshnja për ushqim.
Më fal o Zot Më fal o Zot, e di kam gabuar,
Më fal o Zot, kam kohë s’të kam kujtuar,
Ti më fale jetën, më fale mirësi,
Më bëre të lumtur, më dhurove dashuri.
Të gjitha unë i mora, në krahë i pushtova,
Ti më bëre të lumtur, e unë s’të falenderova,
Ti mua më prite, më muaj, me vite,
Por unë të harrova, dhe Ti u mërzite.
M’a more buzëqeshjen, m’a more gëzimin,
M’a vrave dashurinë, më fale trishtimin,
Ashtu si m’a dhe, lumturinë prap m’a more,
Zemrën m’a theve, shpirtin m’a lëndove.
Ti prite prej meje që unë të të kujtoja,
Më fale shumë të mira dhe unë të harrova,
M’i more të gjitha, më fale trishtim,
Atëherë u kujtua për ty ky shpirti im.
Të lutem o Zot, më fal, kam gabuar,
Të lutem o Zot, më fal, s’të kam kujtuar,
Do pranoj të vuaj gjithmonë në këtë botë,
Veç Ti të lutem, mos më braktis o Zot.
Urdhri është urdhër Ushtarë “mendimi” unë të urdhëroj
të vish në kabinën time çdo natë,
Dhe prej teje, veç një gjë kërkoj,
Të vish herët e të rrish shumë gjatë.
Të urdhëroj të vish, mbi fletë të ulesh
dhe me kunjën e penës, të mbjellësh fidanë,
Më pas t’i mbledhësh e t’i bësh tufa lulesh
dhe nëpër botë t’i shpërndash kudo anë e mbanë.
Ti vetëm eja, por mbillë ç’te duash,
Në daç qep e në daç hurdhër,
Por sa herë që të vish, ti mbi fletë do shkruash,
Unë të urdhëroj. Urdhëri është urdhër!
Jetë e poshtër -Ah moj jetë e poshtër,
sa keq u solle me mua,
Asnjëherë s’më more
në gëzimet e tua.
-Ah ky fat i ndyrë,
sa kërrnac që u tregua,
Asnjëherë s’më fali
atë çfarë unë dua.
-S’më falet një buzëqeshje,
Një gëzim s’ma dhuruat,
Më latë në vrerë e dhembje,
Zemrën m’a copëtuat.
-Dhe sikur të gjitha
këto të mos mjaftonin,
Lejuat që edhe bishat
t’më thonin çfarë të donin.
E teta mrekulli Syri yt i bukur
perl e zezë e çmuar,
diell përvëlues,
kristal i kulluar.
Agim i artë dielli,
dritë plot verbim,
pamje dehëse qielli
në të ëmblin perëndim.
Një erë e tërbuar,
Një det në stuhi,
Një qiell i përvëluar
e teta mrekulli.
Veten gënjejmë -Dhe ja tek erdh kjo ditë,
Ne të dy më s’flasim,
Fjalët mbajmë në dhëmbë,
Nga mbrenda sa nuk plasim.
-Vështrime shpesh shkëmbejmë,
Në sytë e vezulluar,
Dhe veten e gënjejmë,
Që s’jemi përmalluar.
Veç të të gjej Ç’ke? Pse vajton?
Pse sytë e bukur i mbush me lot?
Vallë shpirt, nuk e kupton?!
Që të lotosh është e kot.
Fshiji lotët jeta ime,
Një buzëqeshje më dhuro,
Të kam këtu në zemrën time,
Të kam në shpirt, mos harro.
Ndonëse larg shumë kilometra,
Ndonëse frymarrjen pranë s’ta ndjej,
Në këmbë do i bredhë rrugët e vjetra,
Deri në fund të botës do shkoj.
Veç të të gjej.
Gjethja e heshtjes Ra gjethja e heshtjes së artë
mbi stolin e shpirtit tim,
Rrjeth loti i syrit të zjarrtë,
mbi buzë, plot trishtim.
Udhëtojnë mendimet e mia,
dhe treten nëpër botë,
E mbytur nga mërzia
zemra qanë me lot.
Kalldrëmi i fortë i jetës
m’i zbathi këmbët e mpira,
Maja e ftohtë e shigjetës
m’i theu ëndrrat e ngrira.
Heshtja mbi ajër noton,
dhembja i bën shoqëri,
Ky shpirt ngadal vajton
në heshtje, në vetmi.
E keqja nuk ka të sosur M’i burgose të gjitha ëndrrat e mia
dhe i ekzekutove përpara syve të mi,
Në dhembje u fundos ngadal lumturia
dhe shpirti nisi të qaj përsëri.
Të gjitha ëndrrat m’i vrave,
Të gjitha pa përjashtim,
Burimet e shpresës m’i thave,
E lëndove ti shpirtin tim.
Më vdiq dhe shpresa ndër duar,
Në varrin e shpirtit e kam varrosur,
Në qivurin e saj, dy fjalë kam shkruar:
“-E keqja, nuk paska të sosur!”
Sytë i kam me lot Në kokë kam vënë kurorën e mendimit,
Në sy kam hedhur rrjetën e trishtimit,
Në buzë kam vënë ngjyrën e heshtjes,
Në qafë kam varur medaljonin e dhembjes.
Në kraharor, zjarri i shpresës është shuar,
Në bel qemeri i mallit më ka shtrënguar,
Në duar mbajë dorashkat e së vërtetës,
Në këmbë kam mbathur opingat e jetës.
Dhe eci në rrugën me kalldrëm të shtruar,
Me zemër të plagosur e shpirt të lënduar,
Ndonëse kaq bukur jam stolisur sot,
Veç buzën kam të qeshur, se syt i kam me lot.
Më fal Më fal që kaq shumë të dua,
Më fal që të dhurova dashuri,
Më fal që mora ditë nga ditët e tua,
Më fal që prej meje po vuan dhe ti.
Më fal që zemrën t’a dhurova,
Më fal që s’të plotësova çdo dëshirë,
Më fal që me gjithë shpirt, të dashurova.
Më fal por s’të them dot: -Lamtumirë!
Një kujtim pë ty Do të krijoj një detë me poezi
që ti mes tyre të notosh,
Ngadalë pas teje unë do vi
sa herë që ti t’i lexosh.
Kur ngadalë të shkelesh mbi vargje,
në rrugët e tyre do më gjesh mua,
Do mbushesh me mall nëpër rreshta,
kur të lexosh se sa shumë të dua.
Do qashë sa herë që të shfletosh librin,
Dhe kur vjershat të lexosh ngadal,
do të rrjedhin lotët mbi buzë,
mbi buzët që unë kam puthur më parë.
Dhe ty do të mungojnë buzet e mia,
Buzët që dikur ke puthur plot zjarrë,
Prej buzëve më ka ikur gjithë butësia,
Buzët prej kohësh më janë tharë.
Dhe ti do puthesh librin ngadalë,
se mua nuk më puth dot më,
Në vetmi do të kujtosh plot mallë,
I heshtur do qashë si era pa zë.