Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Rami Kamberi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 52
Location : Albania

Cikël poetik nga Rami Kamberi Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Rami Kamberi   Cikël poetik nga Rami Kamberi EmptyMon Jan 13, 2014 9:31 am

Cikël poetik nga Rami Kamberi



Cikël poetik nga Rami Kamberi Rami-k10

Rami Kamberi





Për ty tokë


natë nëpër shekuj
emërova
rrugët pa fund

takova
ditët motet

qielli e toka gjakonin

hise e kujt je

nëna e plisbardhëve
arnonte tokën
qëndiste flamurin




Për një ëndërr


të vranë miku im
për një ëndërr

ëndërrove shqipen
mbi Sharr miku im

u përgjak qielli
i bërë copë e
cila është nënë
grimë

miku im
në sy dy anë

të vranë miku im





Nuk i mungoi kënga



nuk i mungoi
kënga
që s’u bë shenjë

nuk i mungoi
koka
që s’mbeti emër

moti ishte i ligë
e ai fëmijë

fëmijë e kafshoi vdekja
kujtimeve
lirikë gjaku




Mbretëria e truallit


emrat – urë kohe
tokë me gjuhën
tokë me fiset
rilind trualli
iliri

kullat hi i shenjave
nga hiri i kullave
bëmat e fisit

bënë kohë
në shtjellë
kujtime dëshmi

mbretëri e truallit
iliri





Damarët e gjakut


më mbajnë gjallë
damarët e gjakut
të nënës tokë

abetare e jetës
nuk më la vetëm

varur në emrin tim
e mundi vdekjen

ditët e kohët
varur në emrin tim
nëpër damarët e gjakut





Në jetë



kur takohem
me tradhtinë
që krijon shteg
në emrin tim

i them jetës
nis rrugën
e përjetësisë






Vajet


shkreptimë
vaje

mote të liga
qiellit tim

ia nxinin hapësirën
tokës sime

shkreptimë rrufeje
vaje

motet prenë kufijtë
përgjakën tokën

qielli shtatzënë
polli rrufetë
vaje






Rrugët


ecje ngecje ecje
rrugët

bredhin nëpër rrugë

rritemi me peshën
e fjalës
e drejta e lirisë

kosovë
në rambuje

e fjalët heshtin
ende pa e thënë
fjalën tonë

ata tregojnë rrugët

fati si nepërkë
përdridhet shekujve
me gjuhën e tyre
njëzet shekuj

ecje ngecje ecje

për lindje të reja
e fshehin fjalën tonë
si gjarpri lëkurën

në rambuje
fjala liri
thuhej rëndë
pavarësi

jo më shumë se liri

i vinte era shkrumb
në rambuje
loja vazhdon
për një shqipëri






Shqipëri


gjumi ikën qepallave
botën shikon me sy hapur

çamëria
m’i trazoj plagët
kosova
m’i prishi ëndrrat
e përfjetura viteve

dita është e imja
drita kur vjen bashkimi

nuk heshtë më
kosovë
çamër
gjuhë e gjak
gjum e ëndërr
shqipëri






Sot bota


në amfiteatrin e shekullit
bota korrigjon gabimet

loja vazhdon

unë vritem si në skenë
ti digjesh si në lojë

historia nuk bëhet
për një ditë

në skenën e amfiteatrit
ballkani ka aktin e tij

përgjumen aktorët
nga tmerri

kufijtë marrin zjarr
deri sat ë digjet
përgjumja e botës





Strall janari


tri zjarre
strall janari

jusuf
kadri
bardhosh
japin e marrin
jetë Kosove

mes plagëve e vdekjes
shqipëria

mes plumbave e gjakut
liria

strall janari
ndizet
mbi ngricë bore
në gjëmë kosove
më shumë tri varre






Kulla është e imja


trupin
me dy mijë e një plagë
në mes të oborrit
tha
kulla është e imja

i gjallë
e i vdekur
është e imja

tha plisëbardhi
flokë zbardhur
kulm i kullës






U dashurua në dashuri


u dashurua në plagë
e deshi çamërinë

e dashurua në liri
e deshi kosovën

u dashurua në bashkim
e deshi shqipërinë

u dashurua në dashuri
e deshi jetën





Takimi ynë


iliri
takimi ynë i pakryer
lindi nga hiri

kështjellë vetmie
lindi nga gjaku

kënga jonë e përgjysmuar
nëse bëhet nuse
i vejnë kurorë





Trim e mal


në mbigurinën e sharrit
kishte ndezur qiririn
e shpresës

pse pak është kjo

zu rrugën e prizrenit
bashkë me malin
të shikonte si lind
liria

pse pak të panë sytë







Plisi


ishte shenjë
e bënë kokë

ishte bardhësi
e bënë hije

ishte hise e jetës
kur i binin vdekjet






Motive Sharri


i merrni me vete
motet shpërnguljet

sharrin e leni ku është

i merrni kujtimet
ngarkoni në shpinë
dhe nisuni nëpër botë

sharrin mos e prekni

vijnë djepat
pa sharrin ngelin bosh

kush i duron pastaj
këto motive sharri






Tetovë


kudo në botë thonë
nuk vdes huta e saj

kënga është e vjetër
dashuria është e re

në netët e errëta
këngë e hutë t’i kërkojnë

u ndezën zjarret
po vijnë plagët

këngët janë të përgjakura

tetovë
kudo në botë thonë
ku është huta jote






Amerikë



legjendat
kanë rënë në gjumë
nga ushtima jote

kur u zgjua gjaku
ti ishe tokë dhe qiell

kur t’i dhashë plagët
m’i ktheve prapa
nuk kishin emër

u nis rruga
dhe erdhët bashkë
tokë dhe emër





Teutë


perëndi e lashtë
apo ëndërr e keqe

as nuk u mësuam me ty
tërthoreve udhëkryqeve

perëndi e lashtë
apo fjalë e reme

ngrijnë udhëkryqet
nga pritja
e ardhjes tënde






Ditari i dosjeve


emrat
u tretën kontinenteve

populli
mësoi heshtjen

me gjuhën e dosjeve
fliste vdekja

emrat
u tretën nëntokës
masakrave

dosjet thoshin
shikimet i kishin atdhe
i kishin hartë gjeografie
fshehur evropës






Brezi im



brezi im
me shumë borxhe
të djersës
kokës
gjakut
brezi im
borxh atdheut
emrit
varrit
lirisë
brezi im
me shumë borxhe






Për ta kuptuar Kosovën


mësoje gjeografinë e varreve
për ta kuptuar kosovën

mësoje gjuhën e durimit
për ta kuptuar kosovën

mësoje udhën e lirisë
për ta kuptuar kosovën






Mbigurinë


në thellësinë e syve tu
mësojmë gjuhën e blerimit

në mugëtirën e varreve
emrat kanë ruajtur germa
që bëhen këngë
e mbërrijnë buzë detit

atje teutës i mbeti kënga
e lagur deri në palcë
nga përgjakja e lirisë







Pabesia



nuk e mban as prita
nuk e strehon as terri

bredh nëpër Evropë
sipas modës së fundit

nuk ulet në sofër
(thonë buka e vret)

nuk e marr as vdekja
( thonë nuk ka mort për të)

e pangopshme si njeriu
donte të hajë edhe hisen tonë






Kthehem prapë


në rrugën e parë
të gjejë emrin
ta lë varrin

në greminë mali
ta ruaj gjakun

kthehem prapë
të mos i harrojë rrugët
në kështjellën e parë





Dikush thotë


dikush ma vret këngën
dikush m’i shprush plagët

durimit i pëlcet durimi

dikush thotë majtas
dikush ia kthen shpinën

djathtas ecin rrugët

durimit i del shpirti

dikush thotë
mos bëjë asgjë
dhe jeto qençe







Unë dhe ti



vetëm unë e ti e dimë
pse me pahir shkelëm pëlhurën
e draprit dhe çekanit
shenja të Perandorisë së Kuqe

unë dhe ti i pamë
shkrumbin e buzëve
nga puthjet
e toka e tharë

emrat e huaj
kërkonin vdekje

unë e ti e shikuam
kokën e prerë
gjakun në pikën e vlimit

unë e ti e mësuam
si qesh fytyra
në fund të dimrit





Për rasën tonë


ç’u bë me këngën
ç’thotë legjenda

edhe perënditë
kanë kënduar
po kënga ç’u bë






Nëse


kur ta mësosh
vetminë
atdheu
ka mbetur diku skajeve
ruan
një këngë për ty
një këngë
dashurie
ku nuk mbetesh
në shteg
ku nuk të lënë
këmbët
në gjysmë të jetës
i vetmuar
në ecje






Nga shkuli i tokës


fjalën
e zuri memecllëku
tokës
ia thanin bimët
e gjuhë nuk kishte
e fjalës
iu mërdhinë zanoret
zot
kjo flakë
e pa pritur
si nuk ma dogji
trupin
që t’i vijë goja
fjalës





Muzgu i firmës


i përpiu emrat
errësira

e ata shtyheshin
unë i pari
ti i dyti

unë
jam që lidh nyje
ti
bisht kali për miza

u bënë shall e qefin
kokës së popullit tim






Dua të jetoj


nëse nuk jam
më zgjoni nga gjumi i vdekjes

nuk i ka hije gjumi lirisë

atë ditë kur vjen ajo
dua të jem zgjuar

edhe i vdekur nëse jam
më nxirrni gur kufiri
të bëhet tokë me shenja
kur të vijë liria
kur të bashkohet shqipëria






Sytë e mi


kanë gjuhë
që e mundin
harrimin

kanë kuptimin
e emrit
që e kishte në fillim

kanë madhësinë
e tokës së përgjakur

kanë mallin
për të pa ardhmen






Shqiptarë



keni thithur
gjirin e nënës
ngricë e prush
bashkë

ashklat ndezën
flakën
e prushit tuaj

shqiptarë e shqiptarë
bëtë udhë shqipërie
për të ecur historia






Marr me vete


Marr me vete
fjalët
plagët
përgjakjet

kafkat
i marr me vete
që ta kem
vdekjen tamam

e marr me vete
pranverën
pushkën plumbin gishtin

varret i marr me vete
që ta kem tamam
atdheun





Dheun e mëmëdheut


dheun e mëmëdheut
e mori me vete

një jetë
thoshte
i mori erë
erë dheu

nuk e mori vesh
i humbi era e dheut
apo dheu i mëmëdheut






Prushi i fjalës


fjalët
kanë zjarrmi
nga prushi
i lirisë

ma përskuqin
fytyrën

sytë gjuhën

ma marrin
drurin e varrit
dhe më thonë
paç fat të mirë





Në atdheun tim


në atdheun tim
mëngjesi agon i ri

vdekja është e re
varret janë të rreja

bëhet paqe
në atdheun tim

përzihen
zorrët

gjuha ka jermi
në emër të drejtësisë

atdheu im
me varre të reja

edhe vdekja është e re
në emër të paqes





Dëshmorit të lirisë


nuk ja zë vetëm një varr
buzëqeshjen
vetëm një varr
trupin

sa varre i duhen
për sytë
sa për zemrën

krismën e pushkës së tij
ku e zënë varret

po mjegullën e lirisë
si ta varrosim






Do të kthehem


në rrudhat e ballit
të nënës
janë të gjitha udhët

si u nisëm
pa kthim

kështu nënë
u plak toka
u plak nusja

a plaket pritja jote
nënë

hartat e kontinenteve
të flenë ballit

dera e oborrit
të rri në sy

u plak toka nënë
u plak nusja nënë






Nuk ta jap djepin


djepin
ngarkuar kurrizit
unë jam
mbulesa e tij

edhe një hap se erdhe

shqipja
çukit te balli
emrin e flamurit

nuk ta jap djepin
më është përgjakur
balli





Kush jam ?


Nëntë plagë i kam në shtatat
nuk jam Gjergjelez Alia
Nëntë herë u dogjën kullat e mia
nuk jam Ahmet Delia
Nëntë vite nëpër kazamate
nuk jam Ago Ymeri
Nëntë thika më ranë pas shpine
nuk jam Jakup Ferri
kush jam?







Odeoni i Manastirit



Kalojnë shekujt, përsëri jam gjallë
Zjarri e flaka emrin nuk ma shuan,
Në hije e në diell kujtohem me mall
Edhe pse motet, plagët m’i shtuan.

Sa kohë që këngën ju ma këndoni
Historia e krenaria më vijnë pas,
Me gjuhën time, librat t’i shfletoni
Se unë ju pres, shqip ju flas.

Jam Manastiri, diell i dritës e guximit
Që shqipes i këndova me plot dashuri,
Me shpatën e Skënderbeut, penën e Naimit
Me jehonën e alfabetit, me shikimet liri.

Nën krahët e shqipes kam zënë strehë
Nëpër male e fusha jam duke kënduar,
Për burrat e motit, që syri si sheh
E morën dhenë, e më kanë harruar.

Jam Manastiri, shqip flas, ende jam gjallë
Zëri më dëgjohet, i fortë sikur atëherë
Pararojë më bëjnë, varret e burrave të rrallë
Që shqipes i dhanë nam, e i dhanë vlerë.

Jam Manastiri e nuk bëhem varr
Perëndia, qëndresë më ka bekuar
S’lejoj armik e as tradhtar
Që shtatit tim, t’i pres këmbë e duar.

Ndaj o’ shqiptarë, bashkohuni përsëri
Nën hijen e flamurit, të madhit Skënderbe
Se vetë Perëndia, ka falur një Shqipëri
Që të gjithë e kemi mëmëdhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Rami Kamberi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Rami Kamberi
» Poezi nga Rami Kamberi
» Poezi nga Rami Kamberi
» Poezia " Odeoni i Manastirit" nga Rami Kamberi
» SHQIPTARI E SHQIPËRI, MES STUHIVE TË KËTIJ MOTI... / Nga Rami Kamberi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: